LETËR NGA PELLAZGJIA: Nipër e stërnipër pellazgë, ilirë, dardanë e epirotë!

Nipër e stërnipër pellazgë, ilirë, dardanë e epirotë!

Ne pellazgët ose shqiptarët e lashtë ua trashëguam gjuhën, alfabetin, krijimtarinë tonë materiale dhe shpirtërore. Ua trashëguam historinë tonë 15 mijë vjeçare, fitoret e të gjitha betejave. Një gjeografi të gjerë etnike dhe një kulturë të thellë shpirtërore.


Nipër e stërnipër pellazgo shqiptar! Duket se një gjë e keqe e madhe, përmbytëse tek ju ka ndodhur! Truporja juaj është zvogëluar sa një grusht dhé. Ju nuk morët nga ne alfabetin e gjuhës, nuk e nyjtuat identietin tuaj me të hershmin, të juajin, të natyrshmin, por zgjodhët shfytyrimin vullnetar, zgjodhët heshtjen e legjendat dhe u degëdisët humbjes nëpër besime e mashtrime të huaja.

Nipër e stërnipër pellazgo ilir! Ju, Mendjemëdhenj, egoistë, lakmitar e hajdutë. Si nuk e ruajtët Shtëpinë tuaj, trashëgiminë shqiptare të të lashtëve tuaj.

Nipër e stërnipër të çuditshëm! Pse heshtni si mumje tragjike! Dodona, Kryeqyteti juaj i Pellazgjisë Ilire, pyet? Si ndodhi që shqiptarët të humbasin Dodonën, fronin e saj të përëndive, dashurinë për artin, filozofinë dhe kulturën pellazge. Si ndodhi që ju të deheni në trazimet e triumfet e zë huajve. Humbja e një territori kaq të gjerë sa pellazgo- iliria nuk justifikohet me asgjë. Është krim, është Atvrasje. Ikja ose lënia pa zot e fronit të shtëpisë suaj, Dodonën dhe Athinën pellazgo ilire, është tradhëti e kobshme e gjenit, e truallit, që historia vështirë të ofrojë një gjasë të dytë rikuperimi. Ju ikët nga zotat tuaj në kohën tuaj nëpër një jetë aspak të lehtë.

Prijsat shqiptar, mohues të alfabetit pellazgo ilir, morën trashëgim vetëm të folmën, por harruan alfabetin e gjuhës suaj, harruan identitetin e tyre të lashtë pellazgo-shqiptar.

Nipër dhe stërnipër pellazgë e ilir, MOHIMTAR TË EGËR E TË PAKUPTUESHËM të alfabetit të lashtë shqiptar dhe të origjinës pellazge, nuk ka emër dhimbja dhe as mbiemër dëshpërimi për nivelin e poshtëm të dijes dhe ftohtësinë e zemrës suaj!…

Nipër e stërnipër pellazgo shqiptar! E vërteta juaj tash sa kohë gjendet në alivani. Në pritje, por nuk ka kush ta zgjojë. Historia nuk ka shpjegim për ligësinë tuaj. Zeusi, Thoti, Iliri ua dhanë vendin më të mirë nën qiell. Kujtojeni kur pellazgjia shqiptare shtrihej në tri kontinente, me 4 detëra, hyrje e dalje me gjithë botën.

Ju, popull në tokë, popull në det, popull në qiell, s´di pse pësuat këtë tkurrje dramatike. Pse u mblodhët kruspull si të vegjël, jetimë e fajtorë në një skutë të vocërr dhéu? Të gjitha përënditë tuajat ishin. Nuk e kuptoj ekuacionin e këtij zvogëlimi të kombit tonë.


Nipër e stërnipër pellzgo ilir! Njiheni origjinën tuaj pellazgo ilire, lidheni historinë tuaj me pellazgo-ilirë,
se vetëm me Çertifikatë Pellazgo Shqiptare, kombi ynë mund ta ndërtojë jetën e tij përballë sfidave të kohës!

Prijsa tekanjoz shqiptar! Konfirmoni origjinën pellazge, gjakun tuaj të të parëve, pranoni rrënjët e gjakut tuaj, ndryshe, kombet pa origjinë natyrshëm mund të vdesin.

Nipër e stërnipër ilir! Të lashtë e të Ri! Koha e orëve të liga kurrë nuk ndalon. Shqiptar, Shqipëri, Atdhe! Ju jeni i vetmi popull i gjallë në Evropë e më gjerë që hezitoni ta thuani botërisht origjinën tuaj pellazgo-ilire!

Vallë keni turp, apo s´keni dije e guxim?

Por ta dini: Përënditë ndihin vetëm të diturit, zemërflakët e guximtarët!

Këtë letër e mora nga Ëndërruesi im!


Atdhe Geci – Dortmund, 8 janar, 2021

Shperndaje ne
Updated: 24 Janar, 2021 — 20:24

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

2 Comments

Add a Comment
  1. HEU,LETËR NGA PELLAZGJIA;EU,SEDËR NGA VËLLAZËRIA;OUUU,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA;AHIII,VËLLAZËRO RIHIRO
    FARE SHKRIPKAVRRIA;OH NIPE O MBESA;HEJ,SHQIPE OR BESA;NIPI O STËRNIPI;SHQIPI O STËRSHQIPI;MBESA E STËRMBESA A,
    BESA E BERË BESA;OUUU,ILIRE,DARDANE,EPIROTE;OREEE,RIHIRE,VARGANE,EPIZOTE;VËLLAZËRI T’NJË GJAKU;PËLLAZGJËRI TË
    NJË PRAGU;TË NJË NENË,TË NJË BABE;OUUU,TË NJË GJENË TË NJË SHKABE; NJË PERENDESHË FLUTURIMI,NDËR MË TË PARAT;
    OUH,NJË MRETËRESHË KULTURIMI NDËR MË T’MBARAT;ME GJUHËN O GJENËN DHE GJAK TË SHQIPTARISË;QË RUHËN ME KRENËN O
    ME PRGA QË SHKRIPKAVRRISË;ME ALPET SHQIPTARE LISAT SHEKULLORË;ME ALBET SHKRIPFARE PLISAT SHMBULLORË;OUUU PLISI
    I BARDHI;HEEEJ,PRISI I MADHI; BARDHA BARDHANE;ARADHA DARDANE;QË ZBARDHËLLOJË DHE GJALLËROJË NË KATËR DETRA;DHE
    NË TRI KONTINENTË;TEK VATËR MË VJETËRA,QË PRI GODITË TRENDE; PRANDAJ,A ANDAJ;SI PËRJETËMOT,DHE SOT,NGA I MADHI
    SOT,TË U DALIM ZOT;TROJEVE TONA SHEKULLORE,HOJEVE ZONA SHËMBULLORE;O DËGJONI,PËRGJONI,THIRRJEN,SHTRIRJEN,OUUUH,
    KUMTI MË I LUMTI;PËRMES,PËRBESË;TË BESËS ORE SHPRESËS VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIES;OUH OREEE HEEEJ,TERË
    DHE GJERË;PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIES;ËËËH,MBARË SHQIPTARIES!!T’FALA REFUGJAT LUFTË NGA SHQIPTARIA MANI-USA.

  2. Selman , mos bërtit! Shkruaj si shkruhet shqip. Vlersoje ose mos e vlerso!Kjo mynrë e reagimit është tallje për veten tënde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.