Letersi Shqiptare: Kasam ShAQIRVELA- ME PAS KANË

PO TË ISHA

Po të isha unë një lumë…
Të mirë e të keqe të kësaj jete
Do t’i bartja shtratit tim
Herë me valët e herë nën shkumë
Për t’ia dhënë detit ndër pellgje
Si dhurata të çelura në shelgje
Eh, sikur të isha por,
Unë jam si vetë deti…
Ku lumenjtë zbrazen vrullshëm
E vjellin të gjithë atë vrer…
Pastaj midja ime më rri e nderë
Dhe sa herë që vreri më trazohet
Thuan, deti në dallgë po rebelohet!

Pse vallë në dallgë, po ngritem pra..?
Pellgun tim pse e rrah fuqishëm?
Zemërimin e nxjerr në brigjet e mia
Sepse s’kam, ore, kah t’ia mbaj..
Prej vullkanit në timin kraharor
Ku lavë e kuqe shpërthen furishem
Dhe shpirtin tim zallit tretur
Qëmoti si peng po ma mba..!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 15 Janar, 2022 — 11:41

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.