Letërsi Shqiptare: KANGË N’GJUH T’NANËS

*
Cikël me poezi nga ga libri poetik, “Kangë n’gjuh t’nanës ” gegnisht

VISARE ILIRE

Atje nalt ndër Bjeshkt e Sharrit
Buron vrullshëm me nji shpat
Uji sikur ar rrjedh me rëmbim
O shum i moçmi, ti lumi Artat!
Penastinë teme ma sjell n’kujtim
Ndër stinë t’motit ti nuk ndalesh
Ditve dhe netve t’bukura ilire
Nga kërcimi i Menadës po kallesh
Ti mban me vete shum xhevahire
Edhe Pellagun mes e përmes ma veson
Për çdo m’gjes faqet butsisht ja lanë
Fushës Pollogut hijshëm gjarpnon
Flladin tand ta ka Hisari me Kalanë
Dhe valltarja ilire prap po vallzon
Menatë, Menata ajo nuk ndalet
Qe kur Pellazgu ktu jetën fillon
Tempullit të Dodonës ajo i falet
Lisat u rriten ndër princa dhe mbretën
Edhe Dodona nuk mbeti pa skeptër
E shenjta kjo faltore prej perendishë
N’zemrën e trojeve të Pellazgjisë.

KY AKULl ZEMRE

Rritet aklli dit për dit
Zgjatet strehës stalaktit
Si n’kallnorin flakadan
Përmes kullash
Ngjyrë gri
Çahet qjelli
E ngryset djelli
Nga tyta pushkësh
mesit t’ballit
Dhe oxhaqet
Vjellin sa mundin
Tymin përpjetë
Lokja e Madhe
N’krye mendimet
N’shpirt rënkimet
Trupi mbi vitet
Peshën e mba
N’votër oxhakun
Veçse e përpush
N’prushin e mbuluem
T’kujtimeve t’moçme
Ndizet zarrmi i vjetër
Kallet shpirti i vram
Po rreh zemra landuem
Vuan mendimesh koka
Mundueshëm shkel thembra
Udhës së zgjatun për Shyiptari.
Si një femij bonjak i lanë
Loti i nxehtë pikon shkul
Derdhet faqeve te trandafilta
Mall par At, mall për Nanë
Dhe per Gjuhë dhe për Vatan
Shkrin acarin, mshel kallkanin
N’rrugtimin e pergjakun
Si f’mijë dhe i plakun
Dhijareve t’Atdheut te vet
Vertikal dhe pa u përkul.
Kallnorët lindin vetëm yje
T’ndezun ata flakronjë
si flakadan i çashtjes sonë
Permes flakësh ata dalin
Shpirt e zemër vetë e kallin
Hapin e tyne s’e ndalin dot
Jetën atdheut ata ja falin
Kurrë s’kjajnë, s’derdhin lot
Ata kur vdesin bahen yje
N’rrugtimin veç prej Lirie!
Deshmor’t nuk vdesin kurr
Por ata bukur kan me shndrij
Vetem ata ket akull zemre
Mbase nji dit nen rrezet e djellit
Ata do t’munden me ma shkrij.

ERNAT ME GjAME VULlKANESh

Lisat e ndijnë prushin e fjales
Merzitem për frutat e pemve
Ernat monsunore n’rritje
Mbajnë erë vullkanesh
Ky cunam i vertetë
M’i shkund pemët
E papjekuna
N’kopshtin tem.
Bretkocat e presin prishjen e kohës
Ves i korbave te zi…
Dhe çakallët i skapllojnë dhamët
Për prenë e re!?
Trungu i Lisit tem
Mban çamjet e kohes shterpë
Kalvareve te Dimnit Madh
Ndonse rrajt ushqehen panderpre
Kopshtar’t me pamje engjullore
Mundohen t’mi shartojnë deg’t
Me filiza afro-aziatike
Sipas metodave finoke
Qi na sjellin servilçe
Veçse fruta t’ri pa shije!
N’dalldisje mendimi t’kulluem
Seç ma bren unin ni i zi krimb
Heci logut t’burrave i hutuem
Zotnat i ftoj vet n’Olimb
Ganimedi le t’i sherbej per gosti
N’ahengun e madh qi s’mbahet mend
Me lirën e moçme dhe cetrën e vjeter
Kendue nga Orfeu pellazgjisht
Dhe kto e shum te tjera
I gjej n’pllaka guri e jo n’leter!
Syt m’dhamin panderpre
Nga imazhe te turbullta
Dhe vesh’t n’shurdhim
Ulurimash memece…
Peng m’i mbajnë shekujt!
Ç’po m’i sjellin kto hallakama
Sinorit tem t’vjetër
Ernat e perdala motesh
Me gjame vullkanesh?!

PERFLAKJE ZEMRE

Ti lule e bukur qi paske çel
N’kopshtin tem pran’ shadërvanit
Fletët tuja po l’shojn erë
Balsam për vujtjet e xhanit
Un’ i zhytun n’detin e dertit
Shpirti m’sfilitet k’tu n’zandan
Aromën era po ia çon tjetrit
Ç’m’ka mbërthye ky xhamadan
Baj me u ngritun e s’kam fuqi
Dallga m’çet si peshkun n’zall
Aromën tande sapo ta ndi
M’thot zemra qenkam ende xhall’
Dhe, ti eja prap’ tek un’
Se un’ s’vij dot ma atje
Andrra jote le t’m’përkun’
Aroma e jote le t’m’deh’
Eja mbjellu pran’ vorrit tim
Çeli fletët për çdo pranver’
Për shpirtin tem ti je shpetim
Aromen tande derdhe n’er’
Zemra jeme t’i mba rranj’t tok
Si atje nalt… por edhe k’tu
Sa her’ t’m’qajsh’ permbi kok’
Loti ta kthjell’ kujtimin për mu’

JET’ E ARNUEME

Dhe gjama e kohës ke verbuese
për bebzat e synit lotmadh e shkulmues,
qepallat mbluen prushin e përflakun
se djelli va kishte zili zarrmin syve si qjelli
kur u ngrinte loti n’Motin e Madh
nga bama q’i hecte ndër Bjeshk’t e Nemuna
e derdhej bashk me rrezet e djellit jetës
bonjake, përbetimi për gjakun e derdhun
përplaset kreshtave apo maj’ malesh
n’kthim i puth Lugjet e Verdha, n’malcim
dhe hana sosej përnat nga marrzitë,
për tu dhanë forcë shpirtit e zemrës, n’salvim
t’Lisave q’i përkuleshin tri herë, etnitë
rranjve t’veta bridhnin bindshëm,
merrej kushtrimi aq vrullshëm, sa
s’derdhej degve n’ograja, ndër pllaja,
prap murrlane e furtuna të zeza, q’i si
darsmorë t’pagrishun vinin festave t’mdha,
ja shkundnin frytin kopshtit tem pamshirshëm,
dhe bloza e buzqeshjes tinzare te tyne, qëmoti
m’ndjek, nga brezi e n’brez, lengata?!
malcohen plag’t napër trupin e lodhun,
ne arnojm’ jetën me fille shpresash q’i,
Agimeve t’Bardha tu baje vend nata!

PËRPIMJE FLAKËSh

Mot mbas moti e shekull mbas shekulli
dimni po resh a murrlani po fryen
kallnori si gjithmon’ me acar, kallkan
shpirt e ndjenja përmbrenda m’i grryen
flakët m’përpijn n’kalvarin tim alla ballkan?
Dhe un nuk ndalem, udhës teme shkeli
sa vij e i ngjitem malvujtjes përpjet
nga flakët përkallem, udh’shtigjet i çeli
n‘trup të molisun m‘lind dëshira për jetë
i thom vetes time,-ti para ec,çaj udhën vet!
Un hapin e hedh për sa koha kalon
nji rrebesh tjetër m’del në shteg
ecejaken time asgja s‘ma ndalon
malli përmbrenda për t‘imen m’djeg
prapë ndigjoj zanin: ti hap tjetër shteg!
Dimri seç po zgjatet a marsi po vonon
flakët m’përpijnë në natën e zjarreve
nji za po m’buçet, qetsinë s’ma lejon
dhe prapë m’thot: ti gjumë mos fli!
sfido flakën dhe vallen e kalvareve
mendje edhe trup ti në nji i shkrij!
nëse do qi ylli jot gjithnji të ndrij‘.

ZGjIM I VONË

Zani i arsyes
Si am’z e nanës
Ç’po i thirr dijes
E po i bie kumbonës
Natë per natë
Lugjeve t’ jehonës
N’dritën e hanës
Për zgjimin e vonë
Te ndërgjegjes fjetun
Për kalvarin tonë
T’nji andrre te tretun
T’mbetun n’deshirë
Sa vet toka e lashtë
Për fjal’n e lirë
Qi thuhet pa pra
Qi shpërthen me za
Qe don për t’u dasht!
Ajo çka s’asht da
Nga ju e nga na
Dhe zoti na e dhasht!
Besë e shpresë ne nji
Se kan për me ndritun!
Illzit n’Arbni!

Shperndaje ne
Updated: 14 Prill, 2022 — 16:50

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.