ETIMOLOGJ: KASAM SHAQIRVELA- RËNJËT TONA

Kasam Shaqirvela

PËRQASJE
(gjuhësie-etimologjie)
*
……
“Gegnishtja nuk është dialekti i asnjë gjuhe, përfshi Shqipen, Gegnishtja është gjuha ma e vjetër e kontinentit e për fat të mirë flitet edhe sot e kësaj ditë, ashtë një minierë florini për gjuhëtart (shkenctart). ”
……
(Gjon Shllaku)

*
Gjuha shqipe është shumë e pasur pavarësisht se “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” edhe botimi i Tiranës edhe botimi i dy vëllimeve i Prishtinës japin shënimin për 40,000 fjalë…Më vonë ka edhe ca ribotime por edhe ndonjë botim të pavarur që jep shënim për shtesë të fjalëve më pak se dhjetë mijë…sido që ta marrësh kjo nuk paraqet tërë leksikun e shqipes të përfshirë në fjalorët ekzistues..kur kihet parasysh fakti se në gjuhët tjera shkon deri në disa qindra mijë fjalë..
Mbetemi me shpresën se institucionet relevante shtetëroresi: Akademitë, Institutet por edhe individë studiues e leksikografë të pavarur do t’i përveshen punës për t’i mbledhur të gjitha fjalët e gjalla të shqipes…sepse ato janë tejet të vlefshme për leksikun e shqipes..!
*
Nuk duhet parë dialektet e një gjuhe si pengesë apo barë mbi kurriz…por, përkundrazi, duhet shikuar ato si pasuri e thesar që mund të shërbejnë me fondin leksikoor të tyre si mjete komunikimi e deshifrimin të fjalëve, fjalive e thënieve të moçme si në gjuhën mëmë poashtu edhe në gjuhët simotra dhe të tjera.
Në shkrimin konkret të studiuesit e përkthyesit Gjon Shllaku kemi të bëjmë me një konstatim shkencor tek një shkrim i vjetër bile para-antik, siç është Iliada e Odiseja e Homerit…Pra ai nxjerr në pah një vlerë gjuhësore të shqipes së sotme të arealit gegë sepse pohon që shumë fjalë në epin e njohur botërisht këndohen në gegërishte(gegënishte) kjo me fjalë të tjera do të thotë se, shqipja e sotme që ne i themi tani dialekti i gegënishtes(gegërishtes) i ruan duke i përdorur akoma në të folmen e komunikimit të përditshëm format e vjetra të fjalëve në gjuhën në të cilën u shkrua ky ep. Nga ky fakt ekzistues del dhe pohimi tjetër se përveçse flitej kjo gjuhë, atëherë e vetme, pa dialekt, pra gegnishtja ishte gjuha rrënjë.. dhe se fakti që sot ekziston dialekti i toskërishtes në të folmen shqipe do të thotë se ajo degëzoi, apo pipthëzoi nga rrënja mëmë gegërishtja(gegënishtja)…
Të gjitha polemikat që po bëhen rreth kësaj teme kanë për bosht apo emërues të përbashkët…vënien “ad acta” të gegërishtes(gegërishtes) me rastin e krijimit të standardit të gjuhës së sotme shqipe duke u bazuar se në fjalorët në fjalë të përmendur më lart si dhe në dy librat e pas Kongresit të 1972-it, “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” dhe “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” ku në përqindje shumë më të madhe u vjelën nga dega sesa nga vetë rrënja e shqipes, që lë për të kuptuar se elementi politik ishte më ndikues se sa ai linguistik..
A duhet standardizim i njëmendtë gjuhësor?..
Gjithsesi se duhet(sepse ai luan rol koheziv në një komb)..!
Çfarë standardi gjuhësor i duhet sot gjuhës shqipe dhe vet kombit shqiptar…?
I duhet standard gjithëpërfshirës(gjithëkombëtar, me elemente përbashkuese e homogjenizuese), duke përzgjedhur “për me i marë”(për t’i marrë) nga gegnishtja dhe nga toskërishtja fjalët, emrat, trajtat e format më të përshtatshme që komunikimin e përditshëm gojor e shkrimor e bëjnë më të lehtë e më të përparuar…
Po e ilustroj këtu një fakt gjuhësor që vërteton ekzistencën e rrënjës para pipthit(dallimi është në atë se rrënja mbin apo mugullon nga fara kurse pipthi çel nga rrënja ose trungu),..pra kemi trajtën parake, parësore, primitive, shumë të moçme, të stërlashtë, “a”, që e ruan duke(tue) e përdor në të folmen e sotme gegënishtja(“a kan dje, “a shku herët”) dhe më vonë bëhet ash, pastaj asht, dhe pas kësaj kalon te pipthi në formën “eshtë” dhe “është” që e ka sot toskërishtja…., poashtu edhe lidhësja “e” në formën parake, primitive, parësore më vonë kaloi në formën “dhe”, “edhe” , sot është në përdorim edhe në toskërishte edhe në gegënishte….ndërkaq gegënishtja e ruan dhe i përdor në komunikimin e përditshëm edhe format parësore : “e”, “en”, “ene”(“un e ti”, “ky en ky”) …etj.

*Shënim: me anë të gegnishtes së sodit kam deshifrue shkrime, mbishkrime, thanje dhe gdhendje n’gur ngamosha 800vj. deri në atë 3500vj. para Erës Re..qe janë gjetun në vendet e Greqisë, Italisë, Azisë se Vogel, Mediteranit, Persisë, Israelit, Egjiptit e Afrikës Veriore….

*Për këtë problematikë ka shkrime dhe libra nga më shumë autorë, në grupin e tyre, “pro pellazgjishtes dhe lashtësisë së gjuhës shqipe” bëj pjesë edhe unë me shktimet s mia studimore, analizat shkencore dhe librat e mi tashmë të shpërndarë nëpër Biblioteka Kombëtare gjithandej…

© K. Sh.

Shperndaje ne
Updated: 21 Janar, 2024 — 17:59

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.