Një herë ndahesh dhe ajo mbetet e përherëshme !

14_Fahri_xharra_shkruan

U ndamë në vitin 1912 ; i thamë njeri tjetrit shkofsh e mos u kthefsh . Dikush qante e shkulte flokët se humbën të mirat , e tjetri gëzohej edhe pse nuk e dinte se ç`është ndarja . Askush nuk na e kishte shpjeguar se ç`është ajo gjendje kur je i lire, kur nuk e ke të huajin mbi krye dhe thiun nuk duhet më që ta “duash” si dajën tënd . Kaluan vitet dhe erdhi edhe një ndarje tjetër , ndoshta me vlerë edhe më të madhe se ajo e para; por prap dikuh qante e dikush gëzohej. Të çuditshëm jemi, të lehtë që jemi ! 

Ndarje përfundimtare me histori dhe pasuri e bëri Mali i Zi nga Serbia. Mua si hulumtues i së vërtetës sonë më intereson ajo pjesë e historisë ku historianët malazias përfundimisht e shkëpusin edhe historikisht mashtrimin serb (siç e thonë ata) që malazezët nën rrenat serbe u shndërruan në serb. Do e përdori gjuhën e tyre , po iu kundërvu disa perceptimeve të gabueshme që i kanë , mbi origjinën reale të tyre.

Historiani më i madh serb Sima Çirkoviq e rrëzon për dhe të gjitha përrallat e rreme serbe të KOSH-it dhe ASHAS (Najveći srpski istoričar Sima Ćirković ruši lažibajke SPC i SANU ) Jo vetëm për historiografinë malazeze ( por edhe për atë shqiptare) , posaçërisht ajo mesjetare janë të rëndësishme hulumtimet e Çirkoviqit sepse në shumë prej tyre i thyen mashtrimet serbe për gjëja se prejardhjen serbe të malazezve , por edhe të tjerëve .Jo vetëm Çirkoviqi , por edhe Miroslav ĆOSOVIĆI dhe SLAVKO PEROVIĆi flasin me “pezmin e tyre” për të “vërtetën”serbe mbi Malazezët. 

Tabuja serbe po thyhet pëditë e më shumë , e sidomos libri i Miroslav Çosoviqit ; “ Si e shpiku Njegoshi kombësinë serbe të malazezve “ (Njegoš je izmislio srpsku narodnost Crnogoraca , Cetinje 2003 ) “ paraqiti një befasi të jashtëzakonshme dhe një eksplodim tëmadh të së vërtetës historike e cila i vë në lojë gënjeshtrat qenësore serbo medha për Malin e Zi, kulturocidin serbomadh mbi kulturen malaziase , si dhe vrasjen përfundimtare të fabrikimit serb të malazezve.”

Qosoviqi i porositë lexuesit e vet :”që duhen të jenë vetëdijshëm që projekti i mëshehur serbomadh i Garashaninit ; Naçertanje ( 1844) i ka mbytur jo vetëm malazezët por edhe vet serbët dhe vetë Serbinë” ( Po na shqiptarët ende jemi pre e mashtrimeve të planeve zhbërëse të Garshaninit dhe Çubriloviqit fxh)

“E mira e librit të Qosoviqit , shkruan Slavko Peroviq “është, se ai në çdo falsifikim serb përgjigjet në mënyrë të dokumentuar , të mbushur me të vërteta ( libri i ka 750 faqe ) dhe dëshirën serbomadhe e çon në pluhur dhe hi duke e gjuajtur nga aty ku vjen , dhe duke i dalë për ballë krimit monstruoz serb i cili end e vazhdon dhe është aktual  që 170 vjet “

Si i vogël Petar Petroviq – Njegoshi , u edukua nga poeti i njohur Simo Milutinoviq Sarajlija. Qosoviqi thot se “ Milutinoviqi ishte një spiun dhe propagandues i teorisë serbomadhe   .Ai ishte shumë i preokupuar me serbizmin sa që edhe përkthyesin gjerman të këngëve popullore serbe , Gerhardin e kishte bindur që të gjithë poetët e romës antike ,ishin me emra serb.   ( Ju kujtohen shkrimet “ Shqiptarët , Ilir të rrejshëm,” Roma e vjetër serbe “ etj ? )

Pra , “Njegoshi nuk ishte serb, por i mashtruar nga edukata gjithëserbe e Simeon Milutinoviqit.Njegoshi ishte poet gjenial por besimi ii j në serbizëm ishte i gabuar “. Shtrirjen e ndenjes nacionale serbe në Mal të Zi, e ndihmuan dhe e përhapen rrjetet e mëshefta të Serbisë, të parapara me programin e mesheht të Garshaninit. (Dakle, Njegoš nije bio Srbin, već je kao pjesnik bio ponijet sveslovenstvom i svesrpstvom sa kojima ga je upoznao Simeon Milutinović. Sve ovo ne znači, naravno, da Njegoš nije bio genijalan pjesnik, ali je njegovo uvjerenje o srpskom karakteru Crne Gore bilo pogrešno, jer mu je bilo nametnuto sa strane. Proširivanje srpskog nacionalnog ośećanja u Crnoj Gori najviše su pomagale srpske agenturne mreže koje su je preplavile, predviđene tajnim velikodržavnim programom – Načertanijem. )Shkodra_1863

Pra malazezët me këmbëngulje kundër falsifikimeve serbe të historisë. Po , ne ?Skender_beu_himariotet

(…”Dije o at i shenjtë, se qysh nga koha e të paepurit Skëndërbe, të madhit mbretit tonë, të mbiquajtur Kastriot, asnjë herë kurrë dhe askush, as edhe më I egëri dhe i pamëshirëshmi turk me gjithë forcat e tij të pashterruara, nuk ka mundur kurrë të na mposhtë dhe të na gjunjëzojë e të na nënështrojë nën zgjedhën e perandorisë së tij, megjithëse ditë për ditë e or’e çast nuk na lë kurrë të qetë me ushtërit e tij, ashtu që na sjell dëme të mëdha në njerëz…”, i shkruanin Papës së Romës fshatarët e Himarës në 12 korrik të vitit 1577, duke i kërkuar ndihma materiale dhe bekime apostolike. Historiani prof.dr.Bardhosh Gaçe,)

Fahri Xharra,

27.08.15 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 28 Gusht, 2015 — 04:12

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.