Kryeministër , jo mësime fetare në shkollat tona shqipe

13140606_645753412239096_835791103_n

12342574_582804735200631_3031144433704580826_nThoshte me një krenari të madhe , mikja më e madhe e shqiptarëve , britanezja Edith Durham : “Shqiptarët nuk duan t’ia dijnë fare për fenë , ata i bashkonë kombi dhe jo feja .” Dhe kjo është një gjë mëse e vërtet .
 
Ka të drejtë mikja më e madhe e shqiptarëve sa i përket fesë dhe kombit tonë . E vërtet është , që ne nuk duam t’ia dimë për fenë sepse feja e shqiptarit është Shqiptaria dhe gjithmonë do të jetë feja jonë kjo . Ai shqiptar që i kundërshton këto fjalë , nuk e ndjen veten aspak shqiptar .
 
Para disa javësh , na paska thënë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë , Edi Rama që dëshiron të hyjë mësimi fetar në shkollat tona shqipe . Kjo nuk mund të ndodhë sepse ne nuk jemi destinacion i fesë në Europë , zoti Rama .
Mësimet fetare nuk kanë se çfarë kërkojnë në shkollat tona laike shqipe , sepse nuk duhet që nxënësit të ndjekin udhën e fesë , por atë të kombit .
 
“Duhet të fillojë mësimi fetar në shkollat shqipe sepse të rinjët , duhet të përgaditen për luftimin e ekstremizmit fetar dhe të largohen nga kjo” – Edi Rama .
 
Në kohërat e largëta të Shqipërisë së Bashkuar , nuk ishte feja ajo që na ka ndarë neve , dhe as kurrë nuk do të jetë feja , që do të na ndajë . Por mesaduket tani edhe feja , dëshiron të na ndajë me propagandat turko-greke të armiqëve ndërkombëtar . Kjo është propaganda e tyre “Nëse je një musliman , je një turk . Nëse je ortodoks , je një grek”.
 
Kjo propagandë duhet të mos jetë e pranishme tek kombi ynë , por ja që është dhe është duke e shkatërruar shumë keq popullin tonë . Armiqët tanë nuk janë duke fjetur dhe ende po e vazhdojnë planin e tyre për t’a asimiluar dhe copëtuar popullin tonë të shkretë dhe të mjerë .
 
Edi Rama duhet t’i hedhë poshtë të gjitha ato deklarata , që i ka bërë për mësimin fetar në shkollat tona shqipe . Për fat të mirë , kjo ka hapur një bujë të madhe kundërshtie edhe në shtetin e dytë shqiptar të Kosovës , ku ajo pjesë e shqiptarëve , janë kundër futjes së mësimit fetar në shkollat laike shqipe .
 
Për mësime fetare në trojet shqiptare , janë vetëm objektet tona fetare , xhamitë dhe kishat tona ilire , që kanë lënë një trashëgimi dhe pasuri të madhe kombëtare , dhe me to ne kemi merituar , që të anëtarësohemi në UNESCO .
 
Për fund dua të them se fëmijët dhe të rinjët shqiptar , duhet të edukohen në frymën tonë të madhe kombëtare . Zoti Edi Rama , mos e bëj një gabim të tillë , për mësimin fetar në shkollat tona laike dhe që janë shkolla shqipe .
 
Edukohuni në frymën tonë të madhe kombëtare , flisni shqip dhe gabimet që i bëjmë i gjykon , vet Perëndia në qiell .
 

Brilant GASHI

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

5 Comments

Add a Comment
  1. Zoti Brilant Gashi!Feja gjithmonë ka qenë,jo vetëm opium për propujt,por feja gjithmonë ështël shfrytlëzuar nga politika si mjet pushtimi e mashtrimi;Nuk e duam fenë mnë shkollat shqipe.Ndalimi i feveu bë,sepse ata u ngatërruan nëpolitikë,këëtë mos e harrojmë kurrë:Enver Hoxha nuk e ndaloi fenël,se i prishte unë feja:Si e ndaloi se në institucionet fetar u fgjetln armë,se klerikët shqiptarë ishin përzier me politikën.Fjea le tlë rrijë në karriken e sajë.Kush nga klerikëët,që ngatërrohet me politkën duket ekzekutuar.Politika-mirëp a keq -është una e politikanlëve dhe e popullit,qëi ka zgjedhur;Feja nuk ka punë në këto punë.Nëqoftëse Edi Rama do ta fusë fenë në shkolla,ne do tlë ngrihemi tlë gjitjë kundër fesë dhe do ti shembim edhe kishat edhe xhamitë,se nuk na kanë sjellë asgjë.

  2. TRADHËTIA E RADHËS E ANTISHQIPTARIT EDI RAMA.Iku Sali berisha numur një dhe erdhi sali berisha numur dy që është edi rama krahu i djathtë i sali berishës ortak antishqiptar.E kërkojnë interesat e përgjithshme të mos lejohen tekstet fetare në shkolla.Kreu i Rilindjes I rekumanduar nga greku varosi Rilindasit e vërtetë në kundërshtim me Kushtetutën jemi shtet laik. Antishqiptari Edi rama me lejimin e teksteve fetare në shkollat publike LIGJËRON PËRÇARJEN FETARE , instalon urejtjen ,shtojë shere që ka mundësi të dali çdo gjë jashtë kontrollit.Kjo është një thikë pas shpine me pasoja vdekjeprurëse për Shqipërinë.Në cilin shtet të Europës praktikohet një veprim i tillë që studiohet feja në shkolla publike zoti K/m?Me kushtetutë jemi shtet laik. Si do e ndajë mësimin e fesë në shkollat publike !!!!

  3. Une mendoj se ne qofte se vonohet bashkimi Shqiperi – Kosove me nje emer me nje flamur the me nje kryeqytet. Shqiperia dhe kosova ka shume rrezik qe bashkimi shqiptare ka me u perca edhe ma keq se ka kene.

  4. Te lumte, e lum nena qe te ka se pari o djalosh shqiptare, e masnej lum edhe atdheu i dashur qe te ka !!

  5. Asnji fe nuk i bashkon Shqiptaret,vetem flamuri,gjuha,gjaku,dhe kombi i bashkon shqiptaret,poshte e larg e ma larg qka nuk eshte Shqiptare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.