Edhe iranianët kundër shamisë

shamia_te_meshkujt

Keni dëgjuar  se rishtas meshkujt Iranian po e vejnë shaminë në vend te  grave të tyre , ndoshta për të ndarë “ mëkatin “ e obligimit kuranor për gjysmë. Apo diçka tjetër ?

 Mu kujtua një shkrim i imi  i para sa viteve  ku shkruaja :  “Qëllimi i shkrimit tim është që ata që duan t`a mësojnë të vërtetën mbi vellot,shamijat,perçet ,ferexhenë dhe “havalen “dhe në përgjithësi mëshefjen e femrës nga “sytë e botës”. Qëllimi shumë i pastër pa kurrfarë tentimi të ç`vlerësimit të feve. Ato (fetë) le të vazhdojnë me qenë. Ato le të punojnë për ata që duan, por pa kurrfarë imponimi ligjor për të tjerët.

Jam konsultuar me një literaturë të shëndoshë nga burimet arabe dhe çdo fjali që e përmendi në tekstin e më poshtëm e ka burimin e shkruar ,prej nga është shkëputur.

Do i përmendi termet arabe për mbulesë të femrës të cilat po keqpërdoren nga ata që po iu shkon për shtati : hijâb (higjab) ; jilbâb (gjilbab) ; khimâr.( himar)

Çka thotë libri i shenjtë për vellon? Asgjë. Bile asgjë. Kurrkund nuk përmendet koka e femrës. Fjala “flokët” (sha`ar) aty nuk gjendet fare. Zoti nuk thotë asgjë as për mbulimin e as për zbulimin e flokëve. Nuk ishte qëllimi i ardhjes së Kur`anit që t`i mësoj njerëzit se si të vishen. Fjala vello, me qëllimin se si i ipet sot ,nuk është pjesë e fjalorit dhe porosive kuranore. Velloja është një “krijesë” e shariatit. (Boll mo ! E kemi kuptuar lojën.Fahri Xharra ,10.11.2011) Kurani dhe Hijab-i  Nga historia dhe origjina, bartja e Hijabit është institucionalizuar nga” Sharia”,ligji fetar i Islamit. Hijabi është i ndërlidhur vetëm me dy vargje të Kuranit ,dhe iu është imponuar muslimanëve. Fjala është për vargjet 24:30, 31, 33:59.

  1. Surja : Nuur (Drita),vargjet 30-31.

Kurani i paraqet principet e ligjit të thjeshtësisë ( modestisë) në kapitullin24 (Nuur) Drita- thjeshtësia iu përshkruhet si muslimanëve ashtu edhe muslimaneve: “ Thuaju besimtarëve që të largojnë shikimin që të ruajnë dëlirësinë, dhe t`i hedhin vello mbi gjoksin e gjinjtë e tyre… Allahu është i sigurt ,njohës shumë i mirë se çka ata bëjnë…30,31.

Sipas vargjeve të mësipërme ,muslimani duhet të veshët si i ka hije njeriut në mënyrë të thjeshtë. Pra nuk parashihet asnjë ndalesë e as dënim për femrat e shpaluara. ( e përkthyer dhe e shpjeguar nga Muhammad Asad” Mesazhet e Kur`anit” (Dar el- Andalus 1984). Himari,dhe përdorimi i tij shërben për të mbuluar gjoksin lakuriq të femrës së kohës “ dhe që” gjoksi nuk është, që pa tjetër duhet të shihet.

Surja 59 ( Al Ahzab) vargjet 58-59

“Bartje e hijabit në urdhrin e dytë të Kuranit”. Sipas tij në atë kohë si femrat ashtu edhe meshkujt binin pre e provokimeve dhe shkeljeve morale. Nëse femra muslimane duhej të veshte një pelerinë të madhe, kur dilte nga shtëpia, arsyeja ishte që të mos ngacmon me pamjen e saj dhe të sulmohet. Bartja e vellos ,hijabit nuk është urdhër kuranor. ( Ibrahim B. Sayed “ Women in Islam : Hijab(Islamic Reaserch Fondation International ,1998)

Pra edhe iranianët që sot për sot njihen si më islamikët në botë  e kuptuan që bartja e mbulesës së femrës në vendin e tyre  një dëshirë politike,një teatralizim i dëshirës për të qenë e lirë. Krejt se çka mendojmë për femrën të mbështjellët apo jo , në Kur`an nuk gjendet asnjë përshkrim i tillë.

 Filluan ta kuptojnë se hijabi dhe injoranca është mbështjellësi që e mbulon zemrën ,dhe e pengon kërkimin e së vërtetës për të pasur qasje në bashkim me Zotin dhe që e pengon njohjen e mësheftësisë së brendshme.. Atributet dhe sjelljet tona negative si egocetrizmi, lakmia ,materializmi,egoizmi,dëshira, kërkesat tona dhe çfrytëzimi i kufizuar i vetvetes si një mbulojë e trashë do të pengon dritën e shenjtë të Zotit të ndriçon zemrat tona. Me këtë rast ne e injorojmë të vërtetën,unin tonë të vërtetë dhe mbesim në kufirin me pamjen e së të vërtetës. Sipas Kor`anit ,”velloja dhe terri është në sytë e të padijshmit,të largojmë mosdijen e të ballafaqohemi më të vërtetën.”

Është interesante që çiftet iraniane duken kështu , burri e vë shaminë e gruaja ia lë flokët në përkëdhelje të lire të frymës dhe erës.

Janë mërzitur edhe iranianët e iranianet , një popull i vjetër e plotë histori t`i nënshtrohen urdhrave të mullahve. Dëshira për personalitet individual është më e madhe se urdhër që të zë frymën.

Nuk guxojmë të flasim për lirinë kur mu atë ia ndalojmë tjetrit , Nëse shqiptarët kanë mbetur  në atë pikë që problemet i zgjidhë shamia dhe havalja – ato mos u zgjidhshin kurrë ?

Athua popullit shqiptar i ka mbetur  gjëja më e rëndësishme  në jetë- shamia ?

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra,
05.08.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 5 Gusht, 2016 — 02:33

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.