Shqiperia Natyrale

Shqipëria e Madhe, Shqipëria e katër Vilajeteve, Shqipëria historike….

harta_emadhja

Shqipëria e Katër Vilajeteve, ka qenë dhe do të mbetet Shqipëria historike, Shqipëria (e pushtuar) e kohës së Perandorisë Osmane, ku shqiptarët edhe pse nën flamurin dhe pushtetin e saj, jetonin në viset e tyre etnike, meqë numerikisht përbënin shumicën dërrmuese të popullatës, e cila deri në një mase ishte edhe e favorizuar, meqë në shumicë kishte pranuar islamin. Të gjithë të krishterët që pranonin islamin, Perandoria i shpallte shtetas besnikë dhe iu jepte në dorëzim qeverisjen vendore, sipas ligjeve në fuqi.

( Historia e Popullit Shqiptar, Toena, Tiranë, 2002, f. 42).

Vilajeti i Kosovës shtrihej në veri deri në viset shqiptare të Toplicës, Nishit, Sanxhakut dhe ishte Vilajeti më i madh. (Po aty f. 43). Për nga Territori i dyti me shtrirje gjeografike ishte Vilajeti i Manastirit, ndërsa i treti Vilajeti i Janinës. Shkodra ishte vilajeti më i vogël si për nga shtrirja territoriale ashtu edhe nga numri i popullatës. Shqipëria e katër Vilajeteve përfshinte rreth 112.000 km.2. Si e tillë Shqipëria do të ishte e madhe, në krahasim me rrudhjen e dhunshme historike me pasoja gjenocidale, në procesin e spastrimit etnik, që i bënë shtetet fqinje të Ballkanit të përkrahura si gjithnjë nga të gjitha shtetet e Evropës pa dallim, por edhe nga Rusia.

Shfletosja për shqyrtim dhe reflektim të hartës së Shqipërisë së katër Vilajeteve është imperativ i kohës, sepse shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që ka rritje të popullatës, ndërkohë që “Serbinë e ka kapluar “murtaja e bardhë” dhe për çdo vit humb nga një qytet me banorë”. E tillë është gjendja në ish-RJM, në Bullgari, Mal të Zi dhe përgjithësisht në vendet sllave. ( Gazeta “Blic”: Sllavica Tuviq: Dali ce “Bela kuga” izpraziti Srbiju, 26. 12. 2010, ( Slavica Tuvic: A do ta zbraz Serbinë, Murtaja e Bardhë?) Shtimi natyral i shqiptarëve nuk mund të ndalet më me metoda maltusiane, as me masa drastike ligjore, sikur i kishte aplikuar Serbia në Kosovë në vitet ’80 të shekullit të kaluar, e ndodhur në panik nga shtimi enorm i popullatës së re, vitale shqiptare.

Shperndaje ne
Updated: 6 Shtator, 2016 — 06:49

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. Shqipëria Natyrale;shkripëvria shëmbëlltyrë fale;sylyrë valë;
    tingullojë,fishkullojë,nga Shqiptaria-shkripka vërria;a vargu
    vargane,pragu pragane;ndër më e para,më e mbara,q’përkundi ore
    gjertundi zogjët-gogjet shqipes-shkripes të shënjtë,shtrënjtë,
    shpati lisshpardhët,shtati plisbardhët,ore ringritur,rilindur,
    në prisnaja,plisnaja;maje kodre;rrmaje votre;a,prisi i madhi;
    plisi i bardhi,duke shëmbëllyer,shkelqyer;ndër kengë bilbili,
    or,brengë zimbili;qe ligjerimi,grigjerimi,zogjë o gogjë bashkë
    o dashkë;Shqipe o bilbila;shkripe o zimbila;rizgjuan,ndriquan,
    terë gjallërinë,strallërinë,te mbarë gjallërisë,mallëvrisë,ore
    mbarë Malësisë;qe nga mali o ideali;nga shpate o shtate,duke i
    ripërtërirë,rishenderirë;o,hiri lirinë,ore,Ilirinë;si dhe duke
    ringjallur,priballur,vrikallur;vëllazëro-rihiro-farë shkripka
    vërrinë,oreee,Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptarinë;qe përjetë mot
    edhe sot,dhuratë,n’uratë,nga i madhi zot;si dhe qe gjegji dhe
    sot terë Atdheu,krylegjenda Gjergji-Kastriot-Skendërbeu ore,o,
    bashka-dashka,me hy-egjëndën krye UÇK.mu Hy-egjëndarin ouuu,me
    vetë arbërorin,madhështorin,Adem Krylegjëndarin;qe shiqoni,oh,
    ndigjoni;na thërrasin dot,sa pëlcasin sot;heronjë,martirë;mor
    therronjë vrarë hirë;për shekuj-shekuj,more,tempuj-tempuj,ore,
    palë mbi palë,valë mbi valë;varre masive,zjarre mafive,marre
    marrzive;q’kanë mbërthyer,shpërthyer;anëmbanë,zanëmzanë,troje
    o ploje tona,zona;tek rashta-ashta;skeletë-ngeletë,zjarrmia,o
    zgarrvria;mu nga partia oh,nga tradhtia;prej tradhtarëve,barë-
    barëve,zagarëve,shkashkarëve;q’tradhtojnë,praptojnë,shkatrro-
    jnë;zvarë gjenien,krenien;mbarë kombëtare,mbarë Shqiptare;ore
    more;duhej rizgjauar,vrishkuar;ringritur,ou,rilindur;dukej na
    rigufuar,triumfuar;qe të rikthehëj,ribehëj;tradita,pragrrita;
    si dhe ribashkimi dhe ritrashëgimi,mbarë troje-hoje tek-shtek,
    këmbë për kembë,pëllembë për pëllembë,gjakut-pragut;vëllazëro
    rihiro farë shkripkavrrisë;Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptarrsë!!.
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri nga
    dheta milionë,gadi mbarë Shqiptaria;qe shkripka vërria,qe të
    shlirohëmi,çlirohëmi,nga këso,pëso;banda,tranda,terroriste,or,
    ferrorpiste;më kanibalë,gjenocidalë;qe nën dhunë,futrunë,o,na
    përzunë,pa kthim,në amshim;porse,Krylegjënda,ou,Hy-egjënda na
    rizgjojë,rimbrojë;të përjetëshmi,përtejshmi,mbrenda-trenda,dhe
    nga jashta më e lashta;Diaspora-prias-dora;qe të kthehëmi,o,të
    ribehëmi,rishprehëmi;për ribashkimin dhe ritashgimin oh,mbarë
    kombëtare,mbarë Shqiptarë;mbarë kombëtare,o,mbarë Shqiptarë!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.