Në shtrirjen pellazgjike bën pjesë edhe Dakia , me popullin e saj dak. Për ne Deçebali është pak i njohur ,sepse historia e jonë nuk deshi të zgjerohet më shumë . Ishte Mbreti i Dakisë i cili kishte lindur rreth viteve 60 pasKr (?) . Por rritjen dhe hovin e tij mbretëror e ndërpreu zgjerimi ushtarak dhe okupues i Perandorisë Romake .
Që në vitin e parë të mbretërimit të tij, viti 85 pas Kr, Deçebali u ballafaqua me situata të vështira. Roma e kishte organizuar kampanjën e saj kundër Dakisë nën udhëheqjen e Cornelie Fuscusit i cili e kaloi lumin e Danubit dhe hyri deri tek Karpatet dake, por dështoi . Organizimi ushtarak dhe shtetëror i Deçebalit ishte në superlativ .U nënshkrua marrëveshja paqësore në mes Romes dhe Deçebalit të cilat nuk zgjatë më shumë se 12 vjet. Dhe, Roma e dinta çka donte.
Viti 101 filloi me një luftë të re kundër dakëve nën drejtimin e perandorit Trajan. Me 21 Mars 101 pra Roma e kaloi Danubin duke e mundur Deçebalin . Prapë marrëveshje , dhe me 103 një luftë e re ,shumë e vrazhdë e detyroi Deçebalin të dorëzohet .
Por krenaria e tij prej Mbreti nuk e lejoi humbjen dhe dorëzimin, Deçebali u vetëvra !
Literatura për nje studim më të thellë;
-Decebal: regele erou al dacilor, Dumitru Tudor, Editura Științifică, 1964
-Decebal: eroul strămoșilor, strămoșul eroilor, Dumitru Almaș, Editura Meridiane,
-Decebal, Liviu Mărghitan, Editura Militară, 1987 -Decebal, B.. Jordan, Editura Cugetarea, 1938
-Decebal și Traian, Dumitru Tudor, Editura Științifică și Enciclopedică, 1977
-Decebal, regele dacilor, Constantin C. Petolescu, Editura Academiei Române, 1991