Ruajtja e Paqes dhe Stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkan në dëm të Shqiptarve!

Ruajtja e Paqes dhe Stabilitetit si teori dhe praktikë lindi që në Kongresin e Vjenës të vitit 1814-1815 , e cila edhe sot ende aplikohet! Ky kongres, i mbledhur, për të restauru ndryshimet që ishin bë në luftrat rreth 25 vjeçare që Napoleon Bonaparta kishte shkaktu në mbarë Europën, duke ndryshu rrënjësisht hartat gjeografike të Europës. Në këtë kongres shquhej Pentarkia( Franca, Anglia, Prusia, Rusia dhe Austria) që u morën vesh për ta respektu një parim, me të cilin mendonin që do vehet një paqe më e qëndrueshme sesa ishte.

Në vazhdim, ky parim :” Ruajtja e Paqes dhe Stabilitetit”( e ca herë i emërtuar me emërtime si: “balancim i fuqive të mëdha” etj) është shfrytëzu jo pak herë, madje kujtoni luftrat e shekullit të XIX, ku në shumicën e tyre, është vënë në jetë! Derisa ky parim, është tejet i dhimbshëm e gjymtues sidomos për Trojet tona Shqipëtare, që coptoi duke lënë jashtë shtetit Amë, më shumë sesa gjysmën e territorit dhe të popullsisë( 64% të popullsisë)! Thelbi i bishtërimit të këtij parimi, bëri që të funksionojë një “paqe e kufizuar”, e cila ishte në interes të atyre palëve që kishin aleat dhe ishin të dëmshme për palët që nuk kishin aleat! Bishtrimi konsistonte që shtetet e tilla duke kërcënu verbalisht, e ca herë edhe ushtarakisht, një shtet tjetër më të dobët në aleanca ( e veçmas pa aleat), bënte që shteti kërcënues të impononte ndryshim kufijsh, ndërsa shtetet tjera të jenë të interesuara që të ruajnë paqën pa marrë parasysh katastrofat që mund të jenë shkaktu për palën humbëse!

Historia jonë Kombëtare, është treguesi më i mirë, që ilustron humbjen e Trojeve tona, shkaku i tregtimeve që janë bë, në emër të ruajtjes së Paqës dhe Stabilitetit jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjërë( në Europë!).

Në Kongresin e Berlinit, Luftën e I dhe të II Ballkanike, Luftën e I Botërore, Luftën e II Botërore, e veçmas i kemi të freskëta me rastin e shpërbërjes së ish-jugosllavisë( i njohur sidomos tashmë si “Komisioni i Badinterit” i udhëhequr nga juristi francez Robert Badinter, prej 29 nëntorit 1991 deri 13 gusht 1993, me 15 mendime të cilat do kenë ndikim në të ardhmen e qytetarve brenda ish-jugosllavisë!), pastaj në Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit( të 14 dhjetor 1995).
Komisioni i Badinterit, specifikonte në opinionin 1( shpërbërjen e RSFJ-së), opinioni 2( Vetëvendosjen), opinioni 3 ( kufijt), opinioni 4( Bosnje dhe Hercegovina), opinioni 5 ( Kroacia), opinioni 6 ( Maqedonia), opinioni 7( Slovenia), opinioni 8( kompletimi i procesit të shpërbërjes së RSFJ-së), etj. Por askund nuk trajtohej çështja e Shqipëtarve në ish-Jugosllavi, duke mbetur kjo një rrënjë e fortë për jostabilitet rajonal-Ballkanik në të ardhmen!

Marrëveshja e Dejtonit, po ashtu do trajtoj çështje të cilat kishin të bënin me të tjerët si me Bosnjën, Kroacinë, Serbinë, por aspak nuk trajtonte çështjen Shqipëtare! Madje në këtë rast, u pranu si pal edhe një entitet kriminal, siç ishte Republika Sërpska, vetëm e vetëm që të vendosej një paqe dhe stabilitet, pa përfillur gjasat që në të ardhmen po këto lëshime do jenë shkaktar të problemeve të mëdha, jovetëm rajonale por edhe më gjerë! Shih në aneksin 1 B të kësaj

Marrëveshje të Dejtonit, siç vërehet që Stabiliteti vendoset si kapitull i dytë!

Me këtë tregohet që faktori ndërkombëtar, ka një interes “ Paqen dhe stabilitetin” pa shiku se mbi çfarë bazash-themelesh, të qëndrueshme a jo të qëndrueshme, kriminale a jo kriminale( gjenocidale), të drejta a jo të drejta etj, mund të arrihet ajo! Kjo ishte e pandryshueshme si në fillet e saj, ashtu edhe në ditët e sotme!

Ruajtja e Paqës dhe Stabilitetit në Europë, e veçmas në Ballkan, është kryekëput problem i lindur me lindjen e Rusisë, e cila tentonte hegjemonin e saj në Ballkan, duke e shkëputur këtë pjesë nga kultura, influenca Euro-perëndimore! Nga Pjetri i Madh si Car i Rusisë, ku më 1715, tregon aspiratat anti-europiane, me theks të veçantë zbritjen deri në Ballkan e po ashtu edhe në pjesë tjera të Europës, e që ndërsa gjatë viteve më pas e deri në vitet 1989 me rënijen e BRSS, vazhdimisht shkaktoi trazira të rënda, e në të gjitha rastet të dëm të Kombit tonë! Ndërsa Rusia, është duke tentu të ringritet sidomos kjo pas agresionit në Gjeorgji, e në vendet tjera. Sa më e dobët Rusia, aq më mirë qenësia e Kombit tone, si dhe e popujve të tjerë viktima të këtij shteti ( Rusisë)!

Me Çlirimin e Kosovës, nga kolonializmi serbë, në të u vendos Paqja dhe Stabiliteti- mirëpo kjo paqe dhe ky stabilitet është duke u minu me privilegjim të paligjshëm të minoritetit serbë( që nuk i njihen asnjë minoriteti tjetër në botë!). Ndërsa Paqja dhe Stabiliteti në Ballkan, absolutisht nuk është vendosur ende, sepse para 100 vitesh u prish Paqja dhe Stabiliteti, kur sllavët pushtuan Trojet Shqipëtare! Derisa gjyshërit tanë, nën verbërinë e ideologjisë islamike( të mbjellur nga Perandoria Osmane- veçmas xhon turqit), kaluan në anën e gabuar të historisë( u bashkuan me armikun e tyre!), duke humbur edhe aleatët e pakët Europian si dhe rrethanave tejet të favorshme ekspansioniste sllave në Ballkan! Paqja dhe Stabiliteti në Ballkan, vendoset në çastin e qetësimit-shërimit të plagëve Shqipëtare, Hungareze( Vojvodina), Bonje dhe Hercegovinë( problemet me Republikën Sërpska) etj!

Republika e Kosovës, duke u minu me minoritete që pretendojnë edhe me 2-5 %, që të jenë vendimmarrëse, apo sadopak më të privilegjuara sesa pakicat tjera, jo vetëm në vend, por edhe në vendet tjera, shkakton motivime, interesime, dëshira por edhe nevoja që edhe të tjerat minoritete të kërkojnë-aspirojnë statuse të tilla!
Ndërsa të gjithë tashmë e thonë, që Pavarësia e Kosovës, sjell forcimin e Paqes dhe Stabilitetit edhe në Ballkan, gjë që s’mund të quhet si e vërtetë plotësisht! Kjo sjell Paqe dhe Stabilitet në Kosovë dhe padyshim ndikon edhe në Paqen dhe Stabilitetin rajonal ( Ballkanik), por duke patur kujdes, që mos të privilegjohet minoriteti Serbë, më shumë sesa çdo minoritet tjetër dhe më shumë sesa parashohin aktet ndërkombëtare për minoritetet( si për gjuhën, simbolet, kulturën, qeverisjen lokale, të drejtat themelore e të tjera), ngase çdo privilegj i tillë, do kërkohej edhe nga pakicat-minoritetet tjera, të cilave Serbia nuk dëshiron t’ua njohë( hungarezve, gjermanve, bullgarve, rumunve, e mbi të gjithë Shqipëtarve në Luginë dhe Sanxhak)!

Më:07.12.2016

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 7 Dhjetor, 2016 — 14:36

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

1 Comment

Add a Comment
  1. HEEEJ,NËSE PËR POSALINDURIN NUK KUJDESEN;NËNË DHE BABË-GJENË E
    SHKABË,MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;PAJ,VAJ;NUK DO KUJTESEN
    AS KOT PREJ ZOTIT;QAS MOT VREJ KOTIT;SEPSE,NJERIU SI QENJË MË
    NJERËZORE;SHI,RRËNJË MË BREZORE;QE JEMI O KEMI AFTËSI KRIJUESE
    SI DHE,POSEDOJMË TRURIN PËR MENDIME,DO VEPROJMË PËR GURIN EDHE
    MURIN,PËR TRENDIME,KRENTRIME;QE T’RINGRITEMI,QE T’RILINDEMI,OR
    NDËR EPOPE-ETAPA,QE TË PARANDALOJMË NËN TROPE-SHKRAPA,TË RUHEJ
    SHKABA-SHKABËRIA,MU SHQIP-SHQIPE SHQIPTARIA;O,TË RIBASHKOHËMI,
    RITRASHËGOHËMI,DHE TA KTHEJMË FAMËN DHE NAMËN,VLERË,NDERË,ORE
    MORE;MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;A,NUK ËSHTË E RASTIT;POR,
    E BASTIT,QE MBARË TROJET-HOJET SHQIPTARE,T’RINGRITIN,RILINDIN,
    OU,PLOT O PLOT,AZEMA O,ADEMA;SI DHE,QE SI PËRJETË MOT,OU,EDHE
    SOT;NGA JASHTA DHE MBRËNDA,NA STËRLASHTA,MË RËNDA;OH,ZOT,ORE,
    TEK GJEGJI I TERË ATDHEU;GJEGJI-KASTRIOT-SKËNDËRBEU,DASHKA OH
    BASHKA,PËRGJEGJA SI PËRHERA,AH,TANDEMA KRY UÇK.OUU,ME GJERGJA-
    SHI,SKENDERA DHE ADEMA!!TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA
    NË USA.VETËM NJERI NGA DHJETA MILIONË,GADI TERË SHQIPTARIA,QE
    NGA KËSO,PËSO,BANDA,TRANDA,NËN DHUNË,FURTUNË,NA PËRZUNË;PORSE,
    ARRITËM,JA MBËRRITËM;MOMEMTËT DEMOKRATIKE;TERË KONTINENTËT OH,
    MËMO-ANTIKE;EDHE DIASPORA-PRIA DORA,TË RISHPREHËMI,RIKTHEHËMI,
    PËR RINGRITJE,ORE,RILINDJE MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;NËN
    LEGJËNDA-REGJENDA;KRYLEGJENDARE-HY-REGJNDARE-MBARË SHQIPTARE!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.