Krimet greke dhe flamuri “privat grek“ në Himarë

(Ndonjë ditë kur bota të jetë me të vërtetë në paqe dhe të mos ketë me ç`të shkruash rreth luftërave mendoj se do te kthehem atje larg larg që këtu ,ku Adriatiku thyhet mbi një gji te ngrohte ,ndërmjet kodrave te gjelbra ilire… (E. Alexander Powell ,1920 )

 “Të dielën  duke u gdhirë e hëne ,me 4 Dhjetor , tre veta në Himarë e kryen një akt te pa precedence sa i përket lirisë së drejtave të njeriut ….“ shkruan gazeta “Tema”  me plotë rënkime dhe mllef antishqiptar të Panajot Barkës . Nejse , nuk e kam mendjen që të ripostoj të tërë shkrimin ,por vetëm e desha  të  theksoi një zemërgjerësi të “Temës “ duke i dhënë hapësirë Panajot Barkës.

 I habitur nga  “hidhërimi” i Panajotit e mora barkën e tij që të lundroj pak në historinë e krimeve greke , jo ma larg se nja 90 e sa vjet ,të shkruara nga një ushtarak i madh Amerikan . Jam i sigurt që edhe Panajoti dhe “Tema” e kanë lexuar :” Masakrat greke në Shqipëri si ato të bolshevikeve ne Rusi “ nga Alexander Powell  , 1920 . 

Desha t`i rikujtoj ato që shkruante Powelli në librin e tij për masakrat greke në Shqipëri ,  për shkak të lakmisë së tyre ndaj tokave shqiptare. Sa keq që Panajoti , asnjëherë nuk kërkon që të kërkohet falje për ato veprime me qëllim pushtimi dhe zhbërjeje të një populli , fatkeqësisht   nga një shtet fqinj.!

“Një gjë është e sigurt se shqiptarët ishin prej kohesh një komb më i lashte se kur historia greke filloi.” – mua kjo më mjafton. Dm.th. grekët janë të ardhur !” “Në ndryshim me popullsitë e tjera primitive te Gadishullit Ballkanit te cilat me kalimin e kohës u helenizuan, latinizuan ose sllavizuan ,shqiptaret kane ngelur pothuajse te paprekur nga influencat e huaja. Me bën përshtypje si një gjë e çuditshme që trimëria dhe vendosmëria me të cilën kjo racë e shquar e ka mbajtur veten në malet e saja si fortesë ndër kohëra si dhe përballimi i ashpër dhe i palëkundur te cilin e ka treguar kundër pushtuesve te panumërt te ketë ndjellë kaq pak vlerësim dhe admirim ne boten e jashtme. Historia nuk ka kënge epike te tilla si ato te heroit kombëtar Gjergj Kastrioti me mire i njohur si Skënderbeu i cili me ushtrinë e malësoreve te tij te keqarmatosur dërrmoi njëzet e tre ushtri otomane njëra pas tjetrës. “ -shkruante Powell  në librin e tij.

“…..Në ketë pjese te Shqipërisë se Jugut te njohur si Epiri i Veriut ne udhëtuam me makine për një ditë të tere nëpërmjet një rajoni te pasur me ato qe kishin qenë me sa dukej qytete dhe fshatra vërtet te begate por te cilat janë tani pirgje gërmadhash te nxira nga zjarri. Ky shkatërrim masiv u informova për shtangien time ishte pune e grekeve te cilët thuajse ne te njëjtën kohe kur gjermanet ishin duke tmerruar boten e civilizuar me sjelljen e tyre ne Belgjike ishin duke bëre pikërisht të njëjtën gjë thuhet por në një shkallë shumë më të gjerë në Shqipëri. Si rezultat i këtyre mizorive te kryera nga një komb i ashtuquajtur i krishtere dhe siç e thotë me gojën e vet i qytetëruar, një numër i madh qytetesh dhe fshatrash shqiptare janë shkatërruar me zjarr dhe dinamit.” Tmerr Panajot , tmerr !  

Zoti Panajot të thërras në emër  ,se Barkën t`a mora për  “lundrim “ në histori ; sa kishte qenë mirë sikur ti të bëje një “eksplorim “ të tillë në burime të sigurta si ç`është libri :” Masakrat greke ne Shqipëri si ato te bolshevikeve ne Rusi “ nga Alexander Powell  , 1920 .  ;

 “Edhe pse unë kam qene ne gjendje për të marre ndonjë shifër te besueshme konsensusi i opinionit mes shqiptareve zyrtareve franceze e italianeve dhe misionareve amerikane e punëtoreve ndihmës me te cilët kam biseduar është se rreth 10000 deri ne 12000 burra gra dhe fëmije u qëlluan me arme zjarri u theren me bajoneta ose u dogjën deri ne vdekje te paken dyfishi i këtij numri vdiq nga i ftohti dhe uria si dhe një numër i madh – unë kam dëgjuar se shifra shkonte deri ne 200000 ndash ishin shndërruar ne te pastrehë. Rrëfimet që i dëgjova mbi trajtimin ndaj te cilit ishin nënshtruar gratë shqiptare janë aq te neveritshme sa që është e pamundur të shkruhen. Ne kaluam një nate ne Leskovik tre te katërtat e te cilit ishin shkatërruar. Nga një popullsi e cila mu tha se në fillim shkonte ne rreth 8000 vete kishin mbetur vetëm 1200 vete.”

Lexoje të lutem , se sa qartas e thotë “Edhe pse shumica me e madhe e viktimave ishin myslimanë mizoritë nuk ishin bere drejtpërsëdrejti për shkaqe fetare por ishin te frymëzuara kryesisht nga lakmia per territor. Kur pas vendimit qe Shqipëria te behej nje mbretëri e pavarur ne vitin 1913 greket u urdhëruan nga Fuqitë e Mëdha te tërhiqen nga Epiri i Veriut kufijtë e te cilit ata i kishin shkelur me vendosmëri dhe qe kishin bere si u kishte dashur qejfi i tyre u raportua për ta se kishin filluar nje seri sistematike mizorish mbi popullsinë civile te rajonit për të cilat je paralele e përshtatshme mund te gjendet vetëm ne masakrat turke ne Armeni apo tmerret e sundimit bolshevik ne Rusi. Ne vendosmërinë e tyre për te siguruar jugun e Shqipërisë për veten e tyre greket me sa duket përvetësuan politiken e ndjekur me një sukses te tille nga turqit ne Armeni te cilët shpallen ne mënyre cinike se askush nuk mund ta beje një shtet pa banore.” Dhe, sipas Venizellosit të kohës së krimeve ;” ngjarjet qenkan provokuar nga vetë shqiptarët “ .

“Shkalla e armiqësisë greke ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikës nuk është vlerësuar ne Amerike por kam gjetur gjurme te saj kudo ne perandorinë otomane. Një propagande e gjere greke e ka hedhur përgjegjësinë per dështimin e Greqise ne marrjen e gjithë Trakes mbi Shtetet e Bashkuara. …Çdo lloj arsyeje e jashtëzakonshme është nxjerre per armiqësinë e supozuar te Amerikes ne lidhje me pretendimet greke duke filluar qe nga akuza se qëndrimi yne është i frymëzuar nga misionaret për shkak se Kisha Ortodokse e ka kundërshtuar gjithmonë praninë e misionareve amerikane ne tokat greke e deri tek ambiciet tregtare. “-e thotë Powelli.

Një pyetje për Panajotin : A thua në ato vite që na i përshkruan Powelli . Sa “ akte te pa precedence sa i perket lirisë së drejtave të njeriut” e kreu Venizellosi në atë kohë ?

Fahri Xharra,06.16.16
Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 7 Dhjetor, 2016 — 05:53

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.