Bilanci i zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2016 në Maqedoni, trishtues për shqiptarët autokton.

Vetëm te shqiptarët ndodhë të votohet armiku!
( Faik Konica para 1 shekulli iu kishte drejtuar shqiptarëve me këto vargje:)

As nder, as turp, as gjak s’kini
Ulni kryet dhe po rrini.
Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.
Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,
Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,
E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!

Lirinë dhe organizimin e jetës në liri, nuk ta siguron dhe ndërton, as miku e lëre më armiku(Zaevi/ LSDM).
Kush do na sigurojë nesër, se 70 mijë votuesit shqiptarë nuk do i mashtërojë, tradhëtojë, rrahë, burgosë, vrasë dhe tmerrojë Zaevi?!
Athua mund të jetë ca më i mirë Zaevi se Gruevski, kurë janë në pyetje shqiptarët?! JO KURRË !
Jam më shumë se i sigurtë, që Zaevi ka me qenë ndër më të rrezikshëmit për shqiptarët!
Gospodin Zaevi nuk do ia ndryshojë asnjë shkronjë fjalës fyese „Indijanci“ të Jankullovskes për shqiptarët!
Edhe pse këto që thashë janë më shumë se të sakta, prap se prap shqiptarët ia besojnë ardhmërinë armiqëve dhe,
më 11 dhjetor 2016 vullnetarishtë, me votën e tyre u rreshtuan në anën e pushtuesëve sllavomaqedon! Turp!
Mbi 70 mijë shqiptarë autokton në Maqedoni me ca intelektual zuzarë, e votuan bullgarin „Zoran Zaev“ – agjentin e rryer bullgaro-rus, mjeshtërin e përgjimeve!
Mbi 70 mijë shqiptarë autokton në Maqedoni me ca intelektual zuzarë, kaq shpejtë i harruan gjitha ato të këqija, gjitha ato vuajtje, malltretime, rrahje, burgosje, vrasje e trishtime, dhe dolën në anën e pushtetarëve fashist sllavomaqedon!
Mbi 70 mijë shqiptarë autokton në Maqedoni me ca intelektual zuzarë, më 11 dhjetor 2016, tradhëtuan hapur intersat kombëtare dhe shkelën me dy këmbë mbi gjakun e qindra luftetarëve dhe dëshmorëve të këtyre trojeve!
Mbi 70 mijë shqiptarët autokton të Maqedonisë dhe ata ca intelektualët zuzarë, athua e dijnë se sllavët për interesa tyre politike-kombëtare, edhe të vetmin fëmijë(foshnjë) e kan flijuar.
E ne, ç’bëjmë, në vend që të mbushemi njëherë mend, e të bashkohemi tok për interasat tona kombëtare dhe politike, fundosemi thellë e më thellë duke dalur edhe në anën e armikut!
Kjo është absurde, e turpshme, është tradhëti dhe e pafalëshme.
Çfarë do të kishte ndodhur, sikur 70 mijë shqiptarët e „Zoranit të LSDM-ës“ të ishin rreshtuar mbarë – në anën shqiptare, në anën e vëllaut tyre „Zijadinit të ALEANCËS“, me + 500 mijë shqiptarë tjerë?
Përgjigja ime është kjo: Do ndodhëte një mrekulli e kohës për shqiptarët e shtypur në Maqedoni!
Përse shqiptarët e shtypur dhe të përbuzur në Maqedoni, nuk kan guxim qytetar të bashkohen tok, për ta mposhtur egon dhe primitivizmat e tyre, duke i dhënë një mbështetje të fuqishme njeriut cilësor shqiptarë, njeriut të shkolluar, njeriut kompetent, profesionistë dhe të guximshëm zotëriut „Zijadin Sela“, i cili promovojë dhe dëshmojë se ka aftësi dhe potencial intelektual e politik për ta udhëhequr me devotshmëri dhe sukses shoqërinë shqiptare në Maqedoni.
Mendoj që sot, si kurrë më parë, Shoqërisë Shqiptare Autoktone në Maqedoni, i duhet një lider politik, dhe ai mund të jetë z. Sela!
Zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016 në Maqedoni, sakësishtë dëshmuan se Shoqëria Shqiptare Autoktone(ShShA), Elita Shqiptare(ESh) dhe pikërishtë Klasa Politike Shqiptare(KPSh), që nga Marrëveshja Ohrit(MO) e kan humbur hapin e formimit dhe zhvillimit tyre në relacion me kohën, për tu përballur me sfidat dhe të papriturat që sjell ajo.
Është turp i madh që në shekullin e dijës(21), të mbetemi në këte nivel, prapa çdo shoqërie rreth nesh, saqë edhe Mbeturinave Ballkanike(MB)-të ashtuquajturëve „SllavoMaqedon(SM)“ u dhamë rastin të na sundojnë me dekada, të na mashtrojnë, manipulojnë, keqtrajtojnë, rrahin, burgosin, të na kurdisin kurthe, të na vrasin në rrugë, në spital, në shtëpi dhe kudo që atyre u konvenon.
Këthjellu dhe vetëdijësohu „Shoqëri Shqiptare Autoktone në Maqedoni(ShShAM)“ dhe merre fatin tënd në duart tua sa nuk është bërë tepër vonë, se as qyqe nuk do gjenden të vajtojnë maleve zhbërjen tënde!

Würzburg, 17 dhjetor 2016

Milaim Halimi

Shperndaje ne
Updated: 18 Dhjetor, 2016 — 07:00

The Author

Milaim Halimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.