ÇLIRIMTAR
Çlirimtar-
Emër i lavdishëm
I amsheshëm kujtim
N’Flamur Kuq e zi
Për atdheun betim
Çlirimtar-
Emër që frikë s’ka
Zemërfortë çelik
Lemeri dhe tmerr
Dridhje për armik
Çlirimtar-
Trim shqiptar
Re por s’vdiqe
Lirinë e përligje
U ktheve n’përjetësi
LAVDI! LAVDI! LAVDI!
Pushka jote-
Liria jonë
Askush s’mund të na frikësojë
Nga gjaku që derdhe- rrëke
Agoi liria për ne
ARBA DHE ARBORA
Sa herë kthehen nga shkolla
Më pyesin përherë
Për trimat e trimëreshat
Që luftuan me nder
Dhe unë u them
-Ata u bënë flakë
Për t’ndritur n’skëterrë
Për t’mos mbetë ne t’mjerë
Ata dritësojnë prore
Për këtë tokë arbërore
Sot i lirë valon Flamuri
Secilit zemra i rrahë
Për atdheun tonë këndojmë
E gjakun e derdhur
Dot nuk e harrojmë
Se nuk rrodhi kot
Me atë gjak u shkruajt
E jona epokë