Sa herë më quajtën mërgimtare,
Zemër e pikëlluar u bëra,
Ujitur me lot, lagur me riga gjaku,
Djegur me mallin e atdheut.
Dhe refugjate kur më thanë,
Nga gjoksi zemrën nxora,
Të mos çahej e mbaja,
Me duar të buta femre.
Mbuloja shpirtin,
Me plisa të dheut tim,
I bëja baltë, që
Të shkelja mjaltin e huaj.
Lulet më lironin helm,
Në blerimin refuzues isha.
Shporruniiiiiiiiiiiii!
Më vinte të klithja,
Por atdheu ma shkelte syrin:
Mbahu!
Nesër një ditë tjetër vjen.