Letërsia Kombëtare: MBI ÇDO DASHURI…

MBI ÇDO DASHURI…

I.
Më duhet të pranoj
Me zemërgjerësi
Se ty, atdhe i dashur
Ty dhe vetëm ty
T’ë kam më të shtrenjtin-
Mbi çdo dashuri
Çdo varg imi për Ty….
Dhe çdo poezi
Ka tone përkëdhelëse
Dhe përplot dëlirësi
Për Ty, atdhe i dashur
Për Ty, Nënë Shqipëri…
II.
Luftove për t’ vërtetën
Drejtësinë dhe lirinë
E ata, që gjuhën tënde s’ e flisnin
Të kapën, gojën ta mbyllën
E sytë t’i lidhën
Dhe para pushkëve të nxorën
Por, prapë ti, atdhe i shtrenjtë
Ua rrëmbeve fitoren….
Bijtë tu, atdhe i dashur
Si lisa n’shtrëngatë qëndruan
Ndër shekuj me armiqtë
Trima u treguan
Kur u dha kushtrimi
Në luftë për liri
Rendën n’istikame
Për fat dhe ranë për ty
Sepse Ty të patën
Mbi çdo dashuri
III.
Asgjë në këtë botë
S’të heq nga imja zemër
O atdhe i shtrenjtë-
Më i bukuri emër
Lulëkuqe ke mbetur
Me kokë gjer në re
Dua të ta puth ballin
I shtrenjti im, atdhe!…

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 20 Janar, 2017 — 16:00

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.