Letërsi Kombëtare: TI, HEROI IM

     TI, HEROI IM

Ti-bir i popullit të robëruar
Shpirtguximtar dhe zemërbardhë
Ti-vigan sa Alpet Shqiptare
Jeton, jeton, o legjendar

Kujtimet rendin, nga malet fluturojnë
Skifterët në qiell vërtiten si era
Ca hijena t’uritura cijatin, ulurojnë
Prapë currila lotësh dëshirojnë për k’to treva

Të quaj vëlla me krahë madhështorë
Ti më ke mësuar drejt këngës t’udhëtoj
E unë si grimcë ajri jam duke flut’ruar
O trim pushka jote edhe sot kumbon

Ti, o trim, hero, mburojë e vegjëlisë
I t’mjerëve dhe t’shkretëve që shekujt i dërrmuan
Ti- që flakë e kalle një perandori
Sot për trimërinë tënde historia shkruan

Je shkëndijë që gjithkah gjallëron
Je tufë rrezesh- kudo vezullon.

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 1 Mars, 2017 — 10:19

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.