Donika Kastrioti

Donika Kastrioti

Sy që thërrasin,përmes diellit,rrezeve të tij!

Ashtu si nëna,
kur pret bijtë e saj,
rri gjithë ditën në dritare,
e ngrirë,pa folur asnjë fjalë!

Ashtu si motra,
kur pret vëllanë,
pret nënëlokja,
mbretëresha Donikë,
bijtë,vëllezërit e gjakut të saj!

T’më vini krahë hapur,
pritje e gjatë,pesë shekullore,
me faqe e nderë,
më sillni ngrohtësinë,
aromën e tokave arbërore,

Pal Islam Idrizi 21.05.2019

-Të nderuar miq,përmes kësaj foto dhe vargjeve,dua të ju përshëndes të gjithve!
Njëkohsishtë edhe të ju kërkoj ndjes!
Bëra një “premtim”!
Kthimin e eshtrave të Mbretëreshës Donika Kastrioti!
Ngjarjet që u zhvilluan më pas,bënë që unë përkohësishtë të pezulloj këtë angazhim!
Përkundër dëshirës,vullnetit dhe mbi to,unë ndjejë si detyrë,por si i pa punë që jam…!? Tani për tani e kam të pamundur realizimin e këtij objektivi.
Makina që pata nuk e kam më,djali im pësoj një aksident,
fatmirsishtë djali është shumë mirë,pa pasoja!
Por makina u bë për skrap!
Nuk është kjo…se unë gjeta një arsyeje për të hequr dorë!
Larg qoftë.
Megjithatë do ta gjejë mënyrën,si dhe kur.
Të njejtën kohë,ju lutem juve miq të mi,të flisni me njerëz,miq,shokë edhe me ata që zotërojnë biznese,mbase do ma lehtësonin paksa!
Por edhe me njerëz të lidhur me pushtetarët,të të gjitha fushave.
Me shpresën se ne bashkë do arrijmë të realizojmë qëllimin…!
Përzemërsishtë ju falenderojë,shëndet dhe të mira për gjithë ju,dhe familjet tuaja.

Shperndaje ne
Updated: 22 Maj, 2019 — 03:17

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.