Lutfi Coka/Mendo dhe vepro shqip!

Mendo dhe vepro shqip

Të vërtetat për pushtuesin flasin shqip dhe janë shkruar me gjak!…Erdhi koha të lyesh penën me gjakun e derdhur të shqiptarëve,për të treguar egërsinë dhe gjenocidin e pushtuesve e sherbetorëve të tyre!…
As romakët,as turqit as komshitë tone të mjerë dhe as ushtritë pushtuese botërore,nuk kanë ardhur dhe as nuk vijnë për t’na puthur e përçafuar, faqet tona të rrudhura nga mjerimi dhe vëllavrasjet shekullore. Ata kanë ardhur t’ na vrasin,e t’na plaçkitin. Edhe ata pak ndërtime që i bënë ,i bënë jo për zhvillimin tonë,por për të zgjatur pushtimin dhe shfrytëzimin e popullit tonë.
Iluzionet për qytetëri e zhvillim nga pushtuesit janë iluzione në duart e hileve të mëdha ose, lajthitje mendore teorike e praktike,ai është një pushtim e ripushtim ekonomik dhe kulturor!?
Librat e shkollave tona janë nën gërshërën e perandorëve të vjetër,per të prerë faqet e historisësë lavdishme të kombit tonë,e për të maskuar pushtimet e shkombtarizimet si gjakderdhjen shekullore në vendin e shqiponjave.
Paraja po fshin vuajtjet,luftën dhe kujtesën historike,me marrëvehje tradhëtarësh!?….Në mendjen e tyre sipas kujtesës së humbur,do jemi vllezër në paqe të reja pa histori të vjetra.!?…Ju të gjallët që keni vdekur,po errësoni e po grisni faqet e lavdisë,heroizmit dhe kulturës kombëtare të popullit tone!?…..Ju media të vdekura që trumbetoni krisma pushtuesish,ju të paditur e të diplomuar , ju “kaçakë” të politikës do jeni autor të pushtimit të Shqiperisë!?,….
Emigrimi braktisje e vendit të shqiponjave,vijon se ju po shisni historinë,dhe po varrosni të shkuarën e popullit tonë plot dritë e shkëlqim!…Kush shet atdheun ,apo e jep me qera, Kush shet historinë me interes, shtetin me fitime e gëzoftë mallkimin e historisë e “dekoratën” e zezë të tradhëtisë!?….
Ҫfarë fitojnë shqiptarët kur shitet historia?! Kjo pyetje është turp të bëhet por,më turp janë marrëveshjet kapitulluese të tilla që, shesin historinë sipas dëshirave dhe orekseve të perandorëve të ri të rajonit” ,thesi i parasë” blenë dhe shet historinë,blen dhe shet kulturën,blen e shet ekzistencën, lashtësinë, autoktoninë, shet e motivon pushtimet ,dramat, skllavërinë, masakrat, tragjeditë, gjenocidin dhe pushtimin e sklavërimin e butë në ditët e sotme nga” tregtarët” e marrur peng!?..
Robrimi fillon me librat,telenovelat e falura,fshihet kujtesa pastaj, futet në punë leku,sherbimet sekrete,partitë,politika,ideologjia , “kukllat”,”liria”,akademitë ,dhe kurorëzohet me robërimin e vullnetshëm dhe të butë dhe demokkratik!?…..Duhet kospiracion,por janë të padukshmëm,duhet vigjilentë!…Me parullën erdhi dita e shqiptarëve,mund të entuziazmohemi por,nesër do zgjohemi pa” brekë”!?…

Shperndaje ne
Updated: 20 Qershor, 2020 — 17:11

The Author

Lutvi Coka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.