Mali i shenjtë i Atit (Athos ) – dy foto eksluzive

Shkruan Fahri Xharra,
Gjakovë

“Mali Athos është një tokë prej afro 400 km², ku femrat nuk mund të shkelin. Në veri të Greqisë, i shtrirë në detin Egje, e ku maja më e lartë është 2033 metra, ky vend ka afërsisht vetëm 1500 banorë. Me një ndryshim, banorët janë murgjër që jetojnë në 20 manastire të fesë ortodokse, të vendosura aty që prej shekullit të X-të.

Kjo botë ireale, ku nuk ka nëna, teze, halla, motra, ku kalendari është ai i Jul Çezarit, ku ora ka mbetur si në kohën e Bizantit e mesnata përkon me perëndimin e diellit, ku elektriciteti funksionon në çdo manastir me gjeneratorë, e ku banorët janë vegjetarianë, i është përkushtuar tërësisht lutjes dhe devotshmërisë së zotit; andaj quhet ndryshe Mali i Shenjtë.. “
Vendi administrohet nga një guvernator civil, i emëruar nga shteti grek.

“Në një bisedë me profesorin B.Bojovic, të Shkollës së lartë të studimeve në shkencat shoqërore në Paris ( EHESS), i cili e kishte vizituar Malin Athos, para disa vitesh, më tërheq në fillim, një ngjarje e vogël, që do të më sherbejë më pas si nyje për vlerat historike e ikonografike që paraqet ky vend për Shqipërinë. Ai më tregon se në vaporin që merrte për të shkuar në Malin Athos, hyn në bisedë me një punonjës të rendit, kontrollues i lejeve të vizitave, i cili e pyet se « çdo të thotë të jesh shqiptar ? » Sepse, të gjithë e quanin « shqiptar », për arsyen që vinte nga Greqia e Veriut, e sepse ai ishte « qimekuq », tipare që nuk përngjanin me banorët përreth. « Unë, nuk e di se çfarë ka të veçantë të qenit shqiptar, ia pret ai, por një gjë është e sigurt, muzika rumune, sllave, shqiptare është e njëjtë, e më përket ».

E pikërisht, në Malin Athos, më tregon më pas, profesori Bojovic, ndodhet « Pirgu shqiptar », kulla shqiptare në manastirin e Hilandarit, të cilin ai e kishte vizituar. Mësoj që i ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, bleu në shekullin e XV-të, pirgun e Shën Gjergjit, i njohur me emrin « Pirgu shqiptar », ku Gjon Kastrioti ka jetuar me një nga djemtë e tij, Reposhin. Mësoj në të njëjtën kohë, që Manastirit të Hilandarit, babai i Skënderbeut, i dhuroi dhe dy fshatra nga pronat e tij.”

Në paragrafin « Shteti i Gjon Kastriotit », shkruhet : «Kështu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë, që gjendet në brigjet e detit Egje. Këtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi në vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta në rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar), dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e kaloi jetën si murg derisa vdiq më 25 korrik 1431. »

Pse e botova këtë shkrim , se pse i ka dy foto shumë interesante që gjenden vetëm në burimet serbe :

Republika autonome e Malit Athos, vazhdon të mbetet e shkëputur nga bota. Por pasuritë etnografike, të ikonografisë ortodokse peshojnë.

Në brendësinë e një forme tjetër të kërkimit shpirtëror, në qetësinë e murgjërve që vështrojnë njeri-tjetrin, shpresoj që një ditë të shkel ; shpresoj të vizitoj gadishullin e thepisur e pa dyshim, « Pirgun shqiptar ».

 

Referenca :

-Vëllai i Skënderbeut, varri në malin e shenjtë Athos ( Balkan Web )

-Mali-i-shenjte-Athos nga Melita Seliti

-Shkrimi u mbështet në referencat e marra nga:
1- “Skënderbeu, jeta dhe vepra” i Prof Kristo Frashërit

2-”Në Shka Fajiset Skanderbegu?” e Marin Sirdanit

3-”Shqiptarët në Selanikun e Mesjetës” nga Aleksandër Meksi

4-”Antishqiptarizmi tradicional i Patrikanës së Stambollit” e Sherif Delvinës

5-” Piktorët Konstantin dhe Athanas nga Korça dhe veprat e tyre në Malin Athos” e studiuesit Georgios Tsigaras

Fahri Xharra,19.08. 17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 19 Gusht, 2017 — 10:01

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.