Kosova dhe “Kosova “ e Albin Kurtit

“Kosova është e lirë në thelb. Është fjala për gjetjen e kostumit të saj politik, shtetëror, institucional, i cili nuk duhet të bjerë ndesh me lirinë, por t’i përshtatet asaj. Kjo është e detyrueshme dhe këtë nuk ka asnjë forcë ta pengojë. Liria e Kosovës mbrohet nga vullneti i popullit të Kosovës. Por ajo mbrohet gjithashtu nga qytetërimi i sotëm botëror, nga pjesa më e përparuar e tij. Ajo mbrohet nga bota perëndimore dhe aleanca atlantike. Shkurt, ajo mbrohet nga moraliteti i njerëzimit. Duhet shkelur me këmbë mbi të gjitha këto, për të shkelur mbi Kosovën. Ka forca që nuk e duan lirinë e Kosovës. Që do të përpiqen ta pengojnë. Kjo nuk është e re. Çdo liri ka një kundërforcë, që rreket ta pengojë. Por vendet që duan një gjë të tillë, kanë vetë ato probleme me lirinë. Dhe në vend të lehtësohen, duke hapur rrugë për lirinë e Kosovës, me veprimet e mbrapshta që bëjnë, rëndojnë në radhë të parë vetveten. (I.Kadare 2007 )”

Më kujtohet mirë kur vërsheu shtypi dhe mediat pamore me” Mamusha, Turqia në miniaturë “ (Korrik 2016 ) . Djegëse pak, por e vërtetë ! Në një shtet të vogël , po na mbijnë mikro-shtetet të cilat një ditë me siguri do të kërkojnë edhe shkëputje. Ne me ligje i kemi të rregulluar të gjitha gjërat ; por ne ende nuk po e kuptojmë shtetin apo domethënien e shtetit

Po , ç`lidhje kishte Albini me atë lajm? Albin Kurti i vlen Kosovës i lirë, ndërsa kauzës së tij i duhet në burg. Ai është bërë sot ajo çfarë ka dashur të bëhet vetë, një idhull i refuzimit të realitetit të ri të Kosovës -shkruante Mero Baze.

Cila na qenka kauza e tij në realitetin e ri Kosovës ?
Albini ka gabime shumë të cilat nuk besoj që janë nga mosdija ; Çka është një shtet i ri ? – në këtë pyetje nuk është përgjigjur kurrë .

Kur , ende pa e ndier “fëmijën” gjallë , Kosovën pra; filluam të refuzojmë çdo të re që na vinte , nuk e njihshim policinë tonë , gjygjësinë tonë shtetin tonë . Edhe me e keqja nuk i njihnim dhe nuk i pranonim kufinjt tonë të cilët na ishin paraqitur në flamurin e ri të shtetit të ri . Është e paparë dhe shumë simptomatike kjo që ndodhi me ne . As një shtet i ri i krijuar gjatë historisë ( po flas që nga shkulli i 13-të e dri me Kosovën e re ,nuk e ka pasur fatin t`i vizatohen kufinjt në flamur . Një garanci më shumë për një sovranitet të plotë !

Po ,ç`na ndodhi ; nuk e di nëse nga vullneti i mirë i pa menduar si duhet apo nga qëllimi i keq :” në emër të “bashkimit kombëtar” folklorik, nënçmuan simbolet e shtetit të Kosovës, gjë që në disa pika (të mohimit të shtetit të Kosovës dhe të mohimit të simboleve të tij) ishin në të njëjtat valë me Beogradin!
E shihni ?dhe mos u nguteni të me shani dhe kritikoni ? Nuk e pranonim , jo se jo Flamurin e Kosovës ; ne shqiptarët . Mirëpo ne i ndezëm dritën jeshile serbëve që edhe ata mos ta pranojnë këtë “krijesë artificiale “.
Pra në shtetin e ri , me kufij të markuar mirë ngrihet flamuri i një shteti tjetër. Vetë ia çelëm rrugën. Albin , ende nuk ta kuptoj qëllimin e “patriotizmit “ tënd ,. Edhe “atdhetarëve “ më të mëdhenj ,gjatë gjithë kohës iu ke mbyllur mundësinë që të reagojnë kundër kokëfortësisë nacionaliste serbe. Por as ti asnjë herë nuk e ke për menduar këtë plagë që e shkaktuan serbët.
E di që patriotët do të më shajnë , por po e flas për atë se çdo të thotë shteti i ri . Të kalojmë në “ gjynahet “ tjera të (pa) qëllimta të Albin Kurtit .

Të dalësh në mbrojtje të xhihadit si ideologji, me prepotencë e mendjemadhësi, si Albin Kurti, të bëhesh avokat e psikoanalist i xhihadistëve si me spontanitet, e në të njëjtën kohë të paraqitesh ‘francez’, se kishe ti nuk po e kupton rrezikun që vjen nga bindjet, ideologjia dhe qëllimet e xhihadistëve, vërtetë është për t ‘u ‘mbytur n’legen’! – shkruante dikur dikush diku.
Asnjë imam, hoxhë, politikan fetar, qytetar, askush me kaq afsh nuk u ka dalë në mbrojtje 40 shqiptarëve të arrestuar për terrorizëm, si Albin Kurti sot! Deri sot, të vetmin lider që e kam parë si shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi ka qenë Albin Kurti me shokët e tij. Prej sotit, i vetmi politikan, që e shoh të pa mend dhe pa të ardhme në politikë është Albin Kurti (shkruante K.B ). Po ,pra !
Shkojmë më tutje :” Analisti i sigurisë, Naim Maloku, ka thënë se është i pashpjegueshëm pozicioni i Lëvizjes Vetëvendosje për të mos përkrahur miratimin e Ligjit për parandalimin e qytetarëve të Kosovës për t’u përfshirë në konflikte të armatosura.? Sipas tij, VV po e fsheh arsyen e vërtetë pse s’po kundërshton shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat sektare në Irak e Siri. (21 Dhjetor 2014)”
“Kurti tha se Vetëvendosje është pro mësimit të feve në shkollë. Po ashtu ai thotë se është pro mbajtjes së shamive në shkolla.( Tema On line)”.“Kur kemi një ndezje të pakontrolluar të atmosferës me deklarata denigruese ndaj kodeve të kulturës shqiptare, tashmë të identifikuara dhe nga grupe të caktuara antishqiptare, të shfaqura viteve të fundit në Kosovë. Albini, nuk hezitoi të provokoi inteligjencën duke lëshuar blof, në shërbim të vetvetes. (Albini, i kuq apo i gjelbër; Bekim Rexhepi)”. “Ata duhet ta dinë që 95 për qind e popullatës në Kosovë janë të besimit Islam, pra nuk kanë çka të frikohen nga kjo (Gazmend Islami “Kombi dhe Feja e Albin Kurtit?”) .Po ,ore po . Por dikur karshi botës thoshim se në Kosovë jemi 95% shqiptarë.

“Zbukurimi i Prishtinës për krishtlindje, cirk… Sikur Kosova të mos kishte asnjë shqiptar katolik, mund të kuptohej reagimi i salafistit të ri Albin Kurti, por meqenëse ka, atëherë si salafisti europian, është dashur të heshtë së paku, jo të futet në kampin e Kalifatit të Al Bagdadit.( nga Lis Bukuroca )

Albin , sa i përket çështje shqiptare , je i dështuar : “Myftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës. Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman. Sipas tij, Sulltan Murati i nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare. “Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava. “ atëherë me çka të krenohemi ?. Fol Albin?
Mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar. Pra ?
Dhe , dy mrekullitë të fundit të Albinit : “Antisemitzmi “ i Rahovecit dhe “dirigjimi “i stilit të Erdoganit se për kë duhet të votojnë shqiptarët e Gjermanisë në Gjermani

Lis Bukuroca e shkroi mbrëmë : Albin truse bythën , shqiptarët në Gjermani, nuk janë me të meta mendore, nuk janë masë analfabete dhe çdonjëri prej tyre, njeh më mirë se ti politikën gjermane.
Shqiptarët e Gjermanisë nuk janë të mitur, nuk iu është caktuar tutor nga gjykata dhe ti nuk je asnjëfar faktori në jetën e tyre. Ti nuk ke asnjë të drejtë morale e njerëzore t’i drejtohesh atyre me komunikata. Ti nuk po arrin të bësh atë që duhet në Kosovë dhe tani dëshiron të bëhesh i rëndësishëm në shtetin më të fuqishëm të BE-së.
Ata shqiptarë, shumica, që kanë pranuar nënshtetësinë gjermane, e kanë bërë për të ikur prej atyre si ti që ia gërditët Kosovën. Albin, të ka hi vetja në huaj dhe po mendon se nëse vepron si Erdoganin, bëhesh i rëndësishëm. Jo, nuk bëhesh, por vepron vetëm si qeni i dytë, që leh pas qenit të parë!
Albin truse bythën dhe merru me problemet e Kosovës. Ne nuk kemi nevojë për rekomandime tua.”

Albin ik , sa është koha . Albin ik ,sa nuk e kemi pa ndonjë hata të re mbi Kosovën , të cilën je duke ia përgatitur !

Fahri Xharra,23.07.17

 

Shperndaje ne
Updated: 23 Shtator, 2017 — 12:46

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. HEU,FAHRI XHARRA;EU,NA GRI VARRA,BARRA;OUUU,VARRET MASIVE,MARRET MARRËZIVE,O,
    BARRET MAFIVE;ËËËH,KUSH E NDËRROI FLAMURIN,DHE,HIMNEN MBARË KOMBËTARE OUUU-OR
    MBARË SHQIPTARE;MBI 600 VJEÇARE,FLAMUR KRYLEGJENDË GJERGJ KASTRIOT SKENDËRBEU
    SI DHE,MU DHE BETIMIN E UÇK,DHE KRYLEGJENDËS,HYREGJENDËS;QE RIGJEGJI EDHE SOT
    I TERË ATDHEU,KRY UÇK.HYREGJENDARIN OUUU,ME ADEM KRYLEGJENDARIN;PORSI,O,KUSH
    NDËRROI IDENTITATIN O INTEGRITETIN MBARË KOMBËTARË SHQIPTARË;NË ATË KOSOVARË
    DORËZOSHKARË;POSI OR SI,IDENTITETI KOMBËTARË KOMBI BOSANAC-KOMB MUSLIMAN,OUU
    SIÇ THA NJË ISH PRESIDENT I SHQIPËRISË;SE KOSOVA ËSHTË VETËM SI NJË KRAHINË E
    SHQIPËRISË,A NUK MUND TË JETË,AS KOMB,AS SHTET;DHE,BETIMI I KRYLEGJENDËS UÇK.
    NË TERË TROJET E ROBËRUARA ISH JUGOSLLAVË,SI NË KOSOVË,MAQEDONI EDHE KOSOVËN
    LINDORE;SE NËSE ËSHTË NEVOJA EDHE DO TË SAKRIFIFIKOHËM ME JETË,PËR TA MBROJ-
    TUR ÇDO PËLLËMBË TË TROJEVE TONA,MBARË SHQIPTARE;PËR LIRI O RIBASHKIM MBARË
    KOMBËTARË SHQIPATRË;PRANDAJ,VETË KËTA QE THIRRËN,QIRRËN,NË LUFTËN ÇLIRIMTARE
    TË UÇK.I KANË SHKELUR,NGELUR,DUKE HYRË NË DIALOG ME SERBINË PËR KOSOVËN;SHI,
    DHE DUKE JA FALUR SERBISË TERË MASAKRAT,KASAPRAT,MU KËTYRE KASAPËVE,SATRAPËVE
    QE PËR AFRO DY SHEKUJ,EDHE FY-TEMPUJ,QE ÇDO PËLLEMBË TROJE TONA,ÇDO KËMBË OH
    PLOJE PRONA,NGA TUNA E DETI I ZI,NGA BUNA E DETI ADRIATIK,NGA VARDARI MOREE DETI JON;TERË DARDANIA,ARBERIA-SHQIPTARIA,QE EDHE VETË AHITSARI-AH ATI VARRI,
    QE NË PRISHTINË DEKLAROJ:PLANI IM ËSHTË POLITIK,DHE MBI 80% ANTI SHQIPTARË,O A,KAM MENDUAR,QE SHQIPTARËT KURRË NUK DO TA PRANOJNË,KURSE,SERBËT,QE VETË ME
    RUSINË,DO TA PËRKRAHIN PA VREJTJE,POR,NGJAU BEFASIA MË ÇUDITSHME,MUNDIMSHME;
    QE KOSOVA E PRANOI PA ASNJË VREJTJE;NDËRSA SERBIA QE VETË E KRJUAN BASHKË ME RUSINË,NUK E PRANOI;DHE,PËR ÇDO PENGESË DHE DESHTIM,UNË NUK MBAJ PËRGJEGËSI;
    DHE,PËRÇKA U PËRZUNË NGA ODA KRYLEGJENDËS ADEM JASHRARI O TERË ATA,PËR HTA;QË
    TRADHTUAN LUFTËN,GJAKUN,SAKRIFICAT EDHE IDEALIN E UÇK.PËR LIRI,PAVARËSI EDHE
    RIBASHKIM MBARË KOMBËTARË,MBARË SHQIPTARË;SI DHE,PSE,MBI 50 LUFTËTARË UÇK.OH
    PREJ VARFËRISË EKSTREMË,DUKE MOS PASUR AS KUSHTET MINIMALË PËR MBIJETESË OUU
    ATA KANË BERË VETËVRASJE;SI DHE,KUSH E SHITI,QË BERI TREGTI,NXËRI KËRDI;OH,MË
    PASURI DHE TRASHËGIMI MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;SI DHE,KUSH NDIKOI,KUSH
    TRILLOI LLOJ LLOJ LOJËRASH;DUKE SHKALLMUAR,SHKATRRUAR TERË ARDHËMRIENË OU PËR
    RININË DHE MBARË SHQIPTARINË;DUKE UA GËRDTUR EDHE ATDHEUN,DHE DUKE SHITUR OOH
    EDHE TROJET,MU DUKE IU PËRULUR SERBISË-GËRDISË QE T’I DEPËRTON PËR TË MIGRUAR
    JASHTË ATDHEUT,KUSH PO BENË TREGTI,GËRDI,KERDI,ME POPULL KOMBIN MBARË KOMBË-
    TARË SHQIPTARË,SI EDHE,KUSH PO E THIRRË,QIRRË,VËLLA ERDOGANIN DUKE THËNË DHE
    DHEENË;QE TERË KOSOVA QENKA TURQI;SI EDHE,KUSH BERI PRESION,NËN TENSION,EDHE
    APROVOI NË PRALAMENT,GJYKATËN SPECIALË;QE TË DENOHËN SI KRIMINELË EDHE KËTA
    PAK LFTËTARË,QE KANË PËRJETUAR LUFTËN,SI FUTËN;SI DHE,QE PO BEHËN 20 VJETË E
    NUK ËSHTË RREGULLUAR AS CAKTUAR,STATUSI I LUFTËTARIT,ÇLIRIMTARIT,SI DHE,PARA
    NJË VITI MU BIRI I KRYLEGJENDËS ADEM JASHRARIT KUR VREJTI SE NUK PO VALONTE O
    FLAMURI MBARË KOMBËTARË SHQIPATRË;AI SHPËTHEJË NË VAJË,QAJË;QE THOT:OU O ZOT,
    AH,KURRË NUK JAM NDIER MË NË SIKLET,QE KEMI HUMBUR DHE SHKRUMBUR KREJTË AAAH,
    EDHE SAKRIFICËN MË TË LARTË QE RIGUFI,TRIUMFI TERËKOMBTARE,NDËRKOMBËTARE,OUU
    PËR ZGJEDHJEN E ÇESHTJES MBARË SHQIPTARE;PO KJO ËSHTË TURPI I JONË,POSI EDHE
    TURPI I NATOS,TURPI I EUROPËS,TURPI I BOTËS;PAS NJËZET VJETË,DUKE TENTUAR,OU
    KËRKUAR,QE TË NA KTHEJNË,MBËRTHEJNË,NËN DHUNË,PËRDHUNË,FURTUNË,PRAP TEPRAP,OU
    NËN THUNDRËN,PUDRRËN,BISHËS,TRISHËS,HISHËS;GRABITÇARE,SHKTARIMTARE,TANIABLË,O
    KANIBALË;KATRAHUARËS,VATRASKURRËS,MË GJENOCIDALË,ETNOCIDALË,OOOH,HOLOKAUSTE,
    ROLOMAMUSTE,MË NACISTE,RACISTE,FASHISTE,DRAZHUISTE;AAAH,HITLERIANE,STALINIANE
    OUUU,MILLOSHEVIÇIANE;DHE,PËR FUND,OUUU XHARRA,KJO ËSHTË BARRA,VARRA TRAGJIKE,
    PRAGJIKE,QE TRUPI I SHQIPTARIT,TURPI I TRADHËTRIT,NËN PARTI OH TRADHËTI,QE NA
    RIPPËRTINË VARRËT,BARRËT,MARRET,AHIII,SIÇ THONIM PËRPARA MBULOJË ZEZA OH TRUP
    NË FYTYRË XHARRË,QE MENDONIM SE NGURROJË MË BREZA,HEU,FAQE MË ZEZA,OOOH,NDËR BREZA E BREZA;PO GJËR KUR MË KËTO PARTI-TRADHËTI,AH,MOJ MË E MJERA SHQIPTARI;
    PO I NDERURI FAHRI XHARRA,NUK ËSHTË ALBIN KURTI FAJTOR;PO,MU KËTA QE THIRRËN,
    E QIRRËN,NË LUFTË;TERË ATA,PËR HATA,QE TRADHTUAN UÇK,TRADHËTUAN ÇESHTJEN OUUU
    MBARË KOMBËTARE,SI DHE ME GJYKATËN SPECIALË NA SHKATËRRUAN,SHPARTALLUAN MBARË
    MERITËN EDHE TERË RRITEN,SI DHE DUKE NA FIKUR DRITËN,DUKE NA THIRRUR TERRIN FERRIN,ME TRADHËTI EDHE PARTI;MË ANTI KOMBËTARE,MË ANTI SHQIPTARE!.OU,TË FALA
    NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI QE NGA DHJETA MILIONË,OUUUH,
    GADI TERË SHQIPTARIA,NGA KËSO,PËSO,BESO;BANDA,TRANDA,MË DHUNË,PËRDHUNË,OH,NA
    PËRZUNË,PA KTHIM,PËR AMSHIM,MASHTRIM;RRUGËVE TË BOTËS,MURGËVE TË SQOTËS,AAAH,
    GOLGOTËS TERRI,MOLKOTË FERRI;PORSE,MOMENTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË MËMO-ANTIKE
    OOOJ MIKE:USA.NATO.MBARË DEMKRACIA BOTËRORE,MË NJËRËZORE;RIKTHEHËMI,RIPREHËMI
    RINGREHËMI;PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIAMSHIM,RIATDHESIM;TERË RINGRITJE OREEE
    RILINDJE;MBARË KOMBËTARE,OUUU,MBARË SHQIPTARE;MBARË KOMBËTARE SHQIPATRE!!.

  2. Përshëndetje z Fahri Xharra

    KOHë E KRISUR

    Në folenë e Shqiponjave
    çthurur e skuçur
    Vlera nuk çmohët
    Krimi nuk dënohet
    Kohë e krisur .

    Para lufte pata thënë
    Kur të vijë liria

    Do të jemi krenarë
    Ajo erdhi
    Njerzit të çuar peshë
    Humben dinjitetin .

    Me dashuri e zjarrë
    Dolëm ngadhnjimtarë
    Sprovë për ne
    A do të dim ta e mbajmë .

    VALLJA E DJAJVE

    Ndjenjë pezmi
    Kohë e vështirë
    Për të ndershmit
    Në udhëkryq
    Si t\ia dalim
    Inatçinjët
    Timonin morën
    Hedhin
    Vallën e djallit
    Tani fyes
    E dëbuam pushtuesin
    çudi –
    Na robëruan matrapazët .

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.