At Stathi Melani. Portreti i një atdhetari !

 

At_Stath_Melanifahri_xharra_riShkruan: Fahri XHARRA/ Gjakovë/

E shikonin si prift, fliste për zotin, e predikonte të mirën, e dënonte të keqen , nuk biente në mashtrimin e kohës , nuk harlisej pas parave dhe pas të mirave që i afronin sepse e kishtje mendjën e pa ”helmuar” , e dinte dhe e thoshte haptas dhe pa frikë:” Djema! Ju më shikoni si prift, por unë nuk u linda kësisoji, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes” E dinte mirë që e vërteta e thënë e mbyt , i vetdijshëm që e vërteta e mbrojtur e hedhë në botën tjetër ; por , e thoshte të vërtetën .At Stathi Melani ,një atdhetar shembull ; një atdhetar që duhen t`i kenë lakminë edhe predikusit e sotëm të fesë. * Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marrura në kongres për përhapje e gjuhës së njësuar letrare shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 Dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe

Ne kohën e Lidhjës Shqiptare te Prizrenit, Stath Melani i kish lënë të 20-tat dhe kishte nisur moshën e pjekurisë. Ishin vitet e rënda të roberisë turke të Stulltan Abdyl Hamitit të Dytë, kur populli shqiptar, jo vetëm lëngonte nën zgjedhen e rëndë dhe të egër shekullore të Turqisë, por rrezikohej te zhdukej edhe si komb, nga shtimi i përpjekjeve shkombtarizuese te Portës së Lartë, si dhe nga perpjekjet e fqinjëve për coptimin e saj.

Sipas Williamsit, është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit europian. “Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që të mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme”.( Xhorxh Fred Uilliams)

Katandisja s`kishte të ndalur : ”Më të mjerët janë grupi i patriotëve të vërtetë nga Korça, që janë në ankth të madh pas shkatërrimit të shpresave të veta. Shumë prej tyre kanë punuar për vite të tëra për kauzën e tyre kombëtare dhe kanë humbur shumë prej zotërimeve të veta. Banorët e një fshati të tërë pranë Skraparit thuhet se janë masakruar. Ka mundësi, sepse ishin antigrekë. Shumica e refugjatëve po rrinë nën pemë. Këtu janë ata që u dogjën në prill, por edhe më parë nga grekët dhe që kanë ikur me korçarët” ( (Edith Durham , Vlorë, 15 korrik,1914)”

Ishte edhe Kamber Bënja që luftoi per çështjen kombëtare por me 1916 e dha jetën duke mbrojtur monumentet e kulturë së lashtë materiale ne Apolloni nga grabitjet e pushtuesve te huaj. .Dhe ne ,disa prej nesh , shumë nga ne hajmë dhe hajmë dhe nuk ngopemi.

Edhe pas shpalljës së pavarsisë ,1912, shumë figura të shquara luftuan për mbrojtjen e lirisë, pavarsisë dhe tërësisë tokësore te Shqiperise si Bilal Alipostivani që dha jetën duke luftuar kunder ushtrive greke….Pra duke jetuar ne një mjedis të tillë politiko-shoqëror, si në mergim ashtu edhe në vendlindjen e vet, At Stath Melani mori krahë dhe iu pervesh punës dhe luftës me vrull te papërmbajtur dhe me besim në fitoren e cështjes kombëtare, të terësisë tokësore e të shkollës shqipe dhe krjimit te kishës kombëtare shqiptare. Për këtë arsye lufta për gjuhën, shkollën shqipe me përmbajtje patriotike, mbeti në këtë periudhë, detyrë kryesore e Levizjes Kombëtare Shqiptare.

Duke u njohur me këto detyra te Levizjës Kombëtare të kohës At Stath Melani e vlerësoi përhapjen e gjuhës, shkollës shqipe dhe iu përvesh punës në këto fusha duke iu kundervënë hapur politikës shkombetarizuese të zbatuesve osmanllinj, Patriarkanës së Stambollit dhe Fanarit grek që e ndalonin mësimin dhe perdorimin e gjuhës shqipe në shkolla, në jetën e përditshme dhe nëkisha e xhami .

I brumosur me këto ide, Stathi pranoi te vishte petkun e priftit që kur ishte ne Amerikë me 1899 dhe po atë vit u kthye ne atdhe per t’i shërbyer atij nga afër. Petkun e priftit e veshi në Kishën e Shën Marisë së Worchesterit te SHBA, për t’u shpëtuar ndikimeve të klerit antishqiptar. Pas 9 vjetësh, me 1908 u bë edhe Ikonom (Kryeprift) ne Mitropolinë e Permetit. Por atij nuk i hynte fare ne sy hijearkia kishtare. Petkun e priftit, sikurse u tha, ai e veshi jo vetëm per bindjet tek Zoti, por edhe që te maskonte veprimtarinë patriotike në dobi te atdheut. Kjo vërtetohet jo vetëm nga veprimtaria praktike e tij por edhe nga thëniet e veta te vazhdueshme:”Djema! Ju më shikoni prift,Por unë nuk u linda kësisoj, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes.”

Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, e kap një periudhë rreth 35 vjeçare që u zhvillua ne Stamboll, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe mbi dhjetë vjet në Shqiperi, është e njohur në brezat e krahinave te Shqiperisë Jugore dhe më gjerë. Për veprimtarinë atdhetare të tij hedhin dritë një mori shkrimesh, në libra, gazeta e revista të kohës, që kur ishte gjallë dhe pas renies deshmor, nëpërmjet te cilave është arritur të jepet një tabllo pak a shumë e plotë për veprimtarinë e këtij atdhetari.

Ai as pasurinë e gjithë botes nuk e vinte përpara detyrës së shenjtë ndaj Atdheut.

Në një letër të zbuluar dhe e botuar nga Dr.Thoma Çomora në gazetën Illyria (Nëntor1996), e shkruar për At Stathin nga Ikonom Kozma Ikonomi nga Iliasi i Himarës me 5 Mars 1917 , ku në mes tjerash thuhet:

“… O i nderuari dhe i dashuri im, mik dhe shok i istikamit… te kam rixha që të tregosh shume kujdes, se me sa më thanë, grekërit kane derguar pesë asfalios (spiune) te kishave greke e serbe per të vrarë e prerë shqiptaret. Keto m’i tha miku im Agajoti Koço Dhjako, qe ia kish thene Llambro Konduri, çobani ku kane fjetur ata te pestë. Njëri nga ata kish thene se: “Ne jemi ata qe do t’ua rregullojmë samarin, prandaj ta rimblidhni mendjen e të bashkoheni me ne…se atyre që e kundershtojnë gjuhën greke, qe e duan gjuhën shqipe nëte psallture dhe ne skoliat, ate gjuhe arixhifke, do t’u presim kokën e do t’ua dergojmë ne Athine e që atje, kryepeshkopi, do t’ua shpjere ne Stamboll te Patriku”. Pese asfaliosit ishin: Jorgo Jankulla, Jani Maksakuli, Lefter Kakavja, Pano Perikliu dhe Sotir Jorgji. Jorgo Jankulla i pat thene çobanit Llambro Konduri se: “Ne Allvani kanë ardhur shumë njerëz nga Greqia… për të vrarë e për te prerë të gjithë ata shqiptar, te çdo feje që janë kundra kishave ortodokse te Greqisë dhe Serbisë…

O At Stathi! Mos harro fare se pabesia e grekëve dhe e serbëve nuk kanë fund …. Duhet të tregohemi syhapur se këto dy kisha të satanait kerkojnë të shkatërrojnë çdo gjë tonën. Ruaju Stathi! Dhe koburen e dyfekun mos i nda nga vetja se grekët e serbët janë të pabesë,. Janë dhelpra plaka! … Te shtrëngoj për qafe e tëputh, unë miku yt, e shoku i istikamit…”

Dhe…..

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.