Çamëri, e bukura e shqipeve

Homer_gjuha

Shkruan: Rrustem Geci

Çamëri, edhe unë jam çam, motër e gjakut, motër e dhimbjes, motër e vuajtjeve. Edhe unë jam Çam, edhe unë jam si ti. Motra ime e betejave, motra ime e qëndresës, kam dhimbje në shpirt. Kraharori i tëri më digjet. Çamëri e njëperëndisë, Çamëri e Zeusit, Homerit, Pirro Burrit, dhe Aristidh Kolës, e di s´e këmisha nën tokë prej argjile të rrah të mos e humbasësh kujtesën, të mos ndodhë më e keqja, harrimi. Çamëri, shqipe e shqiponjave, je në vendlindjen tënde, në vendlindjen ku është lindur bari, pema, gjuha jonë shqipe. Çamëri, falë njerëzve tuaj të zgjuar, dhe mendjeve tua krijuese, dhe dijeve tua monumentale, mjeshtërit tuaj çam, ngritën Akrpopolin, Dodonën, dhe Faraonëve të Egjiptit, ( arkitektët çam ) ia dhanë dorën të bëjnë piramida, për vdekjen e tyre të njëmend. Çamëri, e bukura e shqipeve. Ji në truallin tënd, në vendlindjen tënde, bijtë tuaj të të gjitha Universiteteve shqiptare, janë në kontakt me trurin e më atdhetarëve. Çamëri, në kraharorin tënd të qytetëruar, ti ke rreth 300 shekuj ekzistencë njerëzore. Shpirt, ti je himn i gurit dhe i argjiles, merrja valën detit, që ta kesh vet krahun tënd. Çamëri, për jetë të jetëve edhe unë jam çam. Poezi nga  “Këngët e mia” ;

LUTJA E ÇAMIT
A më lë o tokë të qaj

unë dua tek t´i një varr

unë dua këtu të rritem

gjaku im të mos thajë

 

Gurë gjyshi kam këtu

në beteja i ka mbjellë

popullit tim ia kam sjellë

gjyshi im i ka shkruar

 

Toka ime, shumë të dua

më prano të vdes këtu

të betohem kam ardhë

tek shtëpia ku kam jetu

 

Çamëri o shpirtit i çamit

zëri i nënës më troket

guri gjyshit atje brenda

ngritu o bir, më thërret!..

 

 

Ç A M Ë R I A  

Çame, Çame, Çamëri

ke kraharorin me flori

I ke krojet mëmë e mbesë

unë tek pragu do të vdesë

 

Çame, Çame, Çamëri

plot të vrara ke në gji

tri të korra në një pemë

tri të vjela në një lëmë!

 

Çame, Çame, Çamëri

tremijë vjet moj i l i r i

populli ynë është burrë

është gjaku në Flamur

 

Çame, Çame, Çamëri

ti je moj njëmijë hijeshi

ti ke çamin që të punon

ti ke çamin që të donë!

LOTËT E ÇAMIT
Shqiptarët e mërguar në botë

me dhimbje e bëmë këtë jetë

i këputur, i degëdisur, i huaj

mërgimi çdo ditë më vret!

 

Këtu jam që kur isha tre vjeç

Tiranën thuaja se nuk e njoh

kam lexuar për bukuritë e saj

për fushat dhe detin me diell

 

Plot murtajat ranë gjithandej

grekët ma e dogjën Shtëpinë

shumë ikëm me kokë në dorë

mendja më vete vetëm atje

 

Tokë floriri është Çamëria

e fortë është ëndrra e burrit

kur t r a p i në det dremitet

dhe çami me çamen puthen!…

 

Mosha s´më lë të kapi largësi

lotët shterruan dalin me raste

për ata që e kuptojnë mallin

degën e thyer,edhe era e than!…
 

MALI GJYSHIT  

Te lisi i gjyshit në Thevi

tek ullinjtë e plagosur

çami ka 13 mijë vjet

që e mbjellë tokën e tij

 

Bijë e kuqe e gjakut

bijë e kuqe e betejave 

trokitjet tuaja për liri

 i kam thellë në zemër

 

Çamëri o tokë e çamit

në u plagostë kënga jote

Gjuha do të jet në luftë

që çami të vetmbrohet

 

O diell i lashtë i çamit

O Iliri e para Krishtit

Çamëria s´ di të jepet

Çamëria s ´ di të falet!..

GJUHA NË LUFTË
Unë flas gjuhën shqipe

i pat thënë mikut të tij 

Aristidh Kola – Arbani

para se grekët ta vrisnin

 

Asgjë nuk ka mbaruar

më duhen 4 shekuj jetë

për ta kthyer mbarë,

të kaluarën tonë të shkelur

 

Nën atë qiell të Greqisë

të të vërtetave përmbys

gjuha bën luftën e saj

Çamëria të mos bjerë

 

Homeri shkruante shqip

në shqipen e pellazgëve

O gjaku që mban zemrën

gjuhën mbajeni në luftë!..

KRONIKË
 

Të shtëna të luftës

tokën ma plagësën

të shtëna të luftës

trupin  ma shpuan…

TROKITJE ZEMRE

Këngëve me Çamëri

fjalës i bien drithma

djersë të ftohta kohe

të rëna të përgjakëta

 

Këngëve me Çamëri

populli i vogël çam

çdo ditë i bie daulles

se popull i saj s´ flë

 

Në këngët me Çamëri

të trojeve të ilirisë

çami tregon Greqinë

lirinë e tij të shkelur

 

Këngëve me Çamëri

prej ku nis Çamëria

Plot lule të gjakut

me këngë Çame çelin

D O D O N A

Kam një lutje Çamëri

Kam një fjalë amanet

Kam një lutje Çamëri

Zot të fatit të jemi vetë

 

Kam një lutje Çamëri

Kam një fjalë amanet

Kam një lutje Çamëri

Dua një varr ku jam le

 

Kam një lutje Çamëri

Kam një fjalë amanet

Babë dielli dhe flamuri

Më kanë beku kur jam le

 

Kam një lutje Çamëri

Kam një fjalë amanet

S´ ka Greqi në Çamëri

Çamëria është Shqipëri!..

Kënga e K´lumshtit

Gjak i zemrës  Mëmë Shqipëri 

Shpirti m´digjet  Të jem tek ty

Loti i diellit  Në pemë pikon 

Çami e çamja  Gjëmë lëshojnë

 

Qiellit të gjerë 

Ndodhë ka ré 

Jo rrallë erërat 

Fshehin rrufe

 

Në tokën çame

Homerit plak 

Emri e sytë 

I kullojnë gjak

2 )
Shkruan Janina

jam Prishtinë

jam Tiranë

dhe jem një himn

 

Trapi i çamit

traget me nam

mijëra vjet

lundroj n´këto anë

 

Qan Janina

gjakun e saj

nën Greqi

pema do thaj

 

Dheu i çamëve

një tokë flori

sa jam Çam

aq jam Shqipëri!..

ARISTIDH KOLA

Tek një lis në Thevi

Aristidhi mblodhi veten

ndezi një qiri në gur

në kujtim të gjyshërve

 

Bari i çamit në Thevi

foli sikur të ish njeri

ai mirëpriti birin e saj

d j a l i n  mendjeshumë

 

O  i  bukuri  Shqiptar

biri im i Çamërisë

këndoma këngën trim

që bari të bëhet himn

 

Jam gjak yt

o Thevi Jam gjak i pastërt çam

unë i kam  dy  z e m r a

të dyja i kam Shqipëri!..

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. Faleminderit “Bashkimi i Shqipërisë”për botimin e poezive të mia për Çamërinë! Faleminderit “Bashkimi Shqipëris5”, për këtë botim teknikisht të bukur! Sukses, “Bashkim i Shqipërisë” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.