Shqipëria ishte në një situatë mjaft të rrezikshme sepse rrezikoheshin rëndë tokat shqiptare për t’u copëtuar në një mënyrë mizore dhe armiqët tanë nuk do të kishin mëshirë për popullin tonë dhe do t’i vrisnin ata pa mëshirë por duhet që të organizohej diçka për këtë gjendje tonën që ishte në vitet 1877-1878 gjatë Krizës Lindore.
Në situatën e krijuar për shqiptarët pas nënshkrimit të Traktatit të Shën-Stefanit, kërkohej mobilizimi i ushtrive dhe organizimi i të gjitha forcave shqiptare për të mbrojtur trojet etnike nga copëtimi i mëtejmë që do të bëhej pas nënshkrimit të këtij traktati.
Mbi të gjitha duhet të krijohej një qendër ku do të organizoheshin forcat apo kryengritjet për mbrojtjen e tokave shqiptare që ishin të rrezikuara të copëtoheshin. Për këtë arsye patriotët e atdhetarët shqiptarë organizuan një kuvend mbarë shqiptarë në Prizren.
Më 10 qershor 1878 filloi punimet edhe Kuvendi i Prizrenit. Në të morën pjesë figura të shquara si : Iljaz Pashë Dibra, Abdyl Frashëri, Ali bej Gucia, Hasan Pashë Tetova, Ymer Prizreni, Ahmet Koronica, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Sylejman Vokshi, Shuaip Spahiu, Ali Ibra etj.
Kuvendi zgjodhi si kryetar të kuvendit Iljaz Pashë Dibrën. Ideja e përhapur qysh më parë për të formuar një lidhje të përgjithshme shqiptare me karakter kombëtar gjeti mbështetje të madhe tek pjesmarrësit e kuvendit.
Në fillim Kuvendi vendosi të formoj Lidhjen e Prizrenit dhe t’ia bënte të ditur Kongresit të Berlinit se populli shqiptarë ishte i vendosur të luftonte cdo vendim që cenonte ndonjë pjesë të atdheut tonë.
Kuvendi gjithashtu vendosi që të krijohej Këshilli i Përgjithshëm ose me funksione legjislative me qendër në Prizren dhe Komitetin Qendror ose me funksione ekzekutive.
Në kuadër të tij u formuan tri Komisione :
Komisioni i Punëve të jashtme me Abdyl Frashërin.
Komisioni i Punëve të brendshme me Haxhi Shabanin.
Komisioni i Financave me Sylejman Vokshin.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit organizoi forcat e armatosura për të mbrojtur tokat shqiptare që do të rrezikoheshin nga shtetet armike të ballkanit edhe shpalli një besë të përgjithshme për ndalimin e gjakmarrjeve tek vëllezërit shqiptarë që bëheshin në ato kohëra.
Ne nuk e harrojmë edhe as kurrë nuk do ta harrojmë kontributin e kësaj lidhjeje shqiptare që me çdo kusht donte të mbronte tokat shqiptare nga Nishi e deri në Prevezë dhe nuk linte asnjë shqiptarë pa e mbrojtur.
Lidhja është gjallë.
10.06.1878
10.06.2015
BRILANT GASHI