“HESHTJE MORTI JU RAFTË O KABINET DËSHTAKËSH!”

cunlajqi_01“HESHTJE MORTI JU RAFTË O KABINET DËSHTAKËSH!”

Me vjen keq që me duhet të shpreh indinjatën time këtu në Fb ( sepse fushëveprimtari tjetër nuk me ka mbetur ) lidhur me kufirin Kosovë Mal i Zi dhe ta përmbaj vetën time e t’mos ju shaj,(sepse frigohem se Ju edhe të sharat do ti merrni për lavde),por megjithatë po ju them se tokën që ua ka lënë baba mund të ja falni edhe Krajl Nikolles së vdekur,por bjeshkët plot lavde e plot gjak e eshtra të Rugovës nuk keni të drejt,sepse do të çuditej edhe vet Mark Milani n’varr( i cili nuk e kaloi kurrë Limin,e lërë më Livadhet e Bukura)dhe do thoshte:”Po përse atëherë luftuam në Previ e nuk luftuam të liqeni i Leqenatit!

Përse mu mbytën ushtarët në Lim e jo në Lumbardh të Bjelluha!Përse luftuam në Nokshiq e jo ne Kuqishtë!”

Si mund të përmbahem e t’mos ju quej INJORANT të llojit të vet që rrini e bëni sihariq me vijat kufitare të cilat kanë zbritur edhe në Bogë pa u shqetesuar fare per qinda hektar pyjesh,kullosash e luginash gjelberoshe.Edhe Liqenin e vetëm që e patem e kan ndarë përgjysmë!

A nuk ju shkon mendja se nesër aty Mal I Zi do të ngre objekte turistike e terene skijimi-ato te cilat Ju as qe i ënderroni

Po si nuk ju vjen turp prej Ali Lajqit i cili është i vetmi dhe vetëm i VETMI që lufton për ato vija ku ishin të garantuara edhe me Kushtetutën e 74 dhe i cili nuk ka as një interes personal ( ai katundin e vet,Malaj, e ka të pacenueshem) por lufton për tokën shqiptare,për trojet që i patem me shekuj.

Turp te rrini si Strucat për një kafshatë me të mirë se ne që sorollatemi e nuk e kemi fuqinë e fjalës dhe të votës! Heshtje morti ju raftë o Kabinet Deshtakësh!” (sic), ka shkruar aktori Çun Lajçi.

Dergoi: Bislim DEÇANI

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.