Revolucioni i Qershorit 1924 – Qeveria e Fan Nolit

shqipja_jone_1924
xdggddg

        Shkruan: Brilant Gashi

Më 17 dhjetor të vitit 1923 , morën fund zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese e cila do të përcaktonte formën e regjimit . Asambleja Kushtetuese e mbledhur më 21 janar 1924 , nuk e përcaktoj formën e regjimit .
 
Acarimi i jetës politike e detyroi Ahmet Zogun të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit .
 
Edhe Avni Rrustemi u plagos nga një atentat dhe vdiq pas dy ditësh më 20 prill . Kjo gjë shkaktoi pakënaqësi të përgjithshme ndaj qeverisë dhe deputetët e opozitës e shfrytëzuan këtë .
 
avniu_bMe rastin e varrimit të Avni Rrustemit , ata organizuan në Vlorë , më 2 maj të 1924 një Kuvend dhe i dërguan qeverisë dy memorandume në formë ultimatumi .
 
Qeveria bëri një heshtje të madhe ndaj këtyre memorandumeve të cilat ishin për vrasjen e Avni Rrustemit si dhe për veprimtarinë e Ceno Kryeziut dhe në ndërkohë , shoqëria “Bashkimi” , i drejtoi nga Vlora , më 5 maj , një thirrje gjithë rinisë shqiptare për kryengritje .
 
Për drejtimin e kryengritjes , u formua në Vlorë një komision i kryesuar nga Fan Noli , që caktoi drejtimet e veprimeve ushtarake dhe ato ishin grupuar në tre rajone ku drejtoheshin nga Bajram Curri , nga Rexhep Shala dhe Kaçem Qafëzeza .
BajramCurri_kryengritjaKryengritja filloi më 24 maj me sulmin e Bajram Currit mbi Krumën .
Në ditët e para të kryengritjes së qershorit , ranë Shkodra , Përmeti , Berati , Fieri dhe Peshkopia .
Më 10 qershor 1924 , Fan Noli u largua nga Shqipëria , Kjo ngjarje u bë e njohur në histori si Revolucioni i Qershorit – 1924 .
 
Më 16 qershor , u formua qeveria e përkohshme e kryesuar nga Fan Noli . Në programin e saj parashikohej ç’rrënjosja e feudalizmit dhe vendosja e demokracisë . Qeveria donte marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet .
 
Qeveria zëvendësoi , pjesërisht nëpunësit e vjetër me të rinj , filloi ç’armatimin , konfiskoi pasurinë e ish – funksionarëve të qeverive të mëparshme të larguar nga Shqipëria .
 
Programi i qeverisë nuk u zbatua , gjë që dobësoi ndikimin e qeverisë në shtresat e gjera shoqërore dhe gjithashtu , qeveria e Fan Nolit , e ardhur në pushtet nëpërmjet kryengritjes , nuk u njoh nga qeveritë e vendeve të tjera dhe u quajt qeveria e majtë , e ardhur në pushtet me metoda bolshevike .
 
Në këshillin e Lidhjes së Kombeve , Fan Noli hodhi poshtë kërkesat e fqinjeve dhe ai protestoi edhe kundër shprënguljes së çamëve nga qeveria greke me rastin e Traktatit të Lausannes .
 
Më 10 – 13 qershor 1924 , nëpërmjet territorit të Jugosllavisë , forcat e Ahmet Zogut sulmuan në disa drejtime dhe më 24 dhjetor 1924 ato hynë , në Tiranë , duke e përmbysur qeverinë e Fan Nolit , e cila emigroi jashtë vendit .
Shperndaje ne
Updated: 19 Tetor, 2015 — 12:07

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Qenke me te vertete brilant.Te lumte per betimn dhe perkushtimin.Nuk ka as qe mund te kete ne jete brilance me brilante,se te punosh ne zbardhjen,hulumtimin dhe ndriqimin e historise se popullit dhe te kombit vetanak.Me ty jemi,Brilant.Te pergezojme dhe inkurajojme,sepse vertete ende shume;me shume se shume, kemi nevoje
    me teper se kurdohere deri me tani,per studim e dije shkencore te mirfillta dhe serioze.Te lumte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons