Shqiptarët e Malit të Zi, duhet të fuqizohen dhe jo të tretën si ata në Çamëri

Shkruan: Albert RAMADANI

pranvera_1Rajoni shqiptar, në Malin e Zi, ështe vazhdimisht nën goditje dhe i shtypur nga programet te planifikuara dhe të projektura prej Sllavo-Malazezeve.

Në Plave e Gusi e veçanërisht në rajonin ku jan të shtrirë shqipëtaret vazhdimisht goditet nga shtypja dhe programet e planifikuara nga projekturat sllavo-malazeze qe ta kolonizojn kët pjes te bukur ku jetojnë me shekuj shqipëtaret ne trojet e veta shekullore, ësht e rënde dhe e padurushme sepse jemi duke humbur diç qe është me mija vjet e shqiptarëve. Dhe në planin e tyre malzezet e kanë cak edhe Dolin e Gusisë, fshat i banuar me shqiptar.

Tash vërehet se pas shtëpive të fundit në fshat, janë hapur disa restorante prej Sllavo-Malazezeve, të cilit janë duke pranuar musafirë nga Europa, të cilët vijnë për të parë akullnajat e Bjeshkëve të Nemura; ndërsa shqiptarëve në Gusi dhe të pjesëve tjera të territorit shqiptar, u është mohur e drejta e natyrshmërisë së tyre për të hapur dhe për të operuar tregti të vogla ose të medha, dhe t’i punësojnë popullatën shqiptare të papunë.

Dikush mund të çuditet pse? Por, unë i përgjigjem shumë thjeshtë: centralizimi është synimi i vetëm i Sllavo-Malazezeve për ti mbjellur Sllavet thellë brenda territorit shqiptar, që kufizohet me Shqipërinë. Por njëherit duke u mohur shqiptarëve mundësinë e lejeve të punës dhe të licencimit për të operuar bizneset e tyre. Ata (sllavo- malazezet) janë duke e ngurtësuar (forcuar) okupimin e tyre për gjeneratat e tyre të ardhshme.

Ndodhia e Rozhajës është ndodhia e Plavë e Gusisë, Tuzit me Malësi, Tivarit, Ulqinit dhe të gjitha territoreve tjera të shqiptarëve, të cilët kufizojnë Shqipërinë dhe Kosovën. Në qytetin e Ulqinit, në vendin e quajtur Shas, një zonë arkeologjike që në territorin e saj përmban 365 kisha dhe rrënime kishtare, nga banorët vendas na është thënë se një hotel është shitur përmes një tenderi falso dhe qesharak – pra nga i njëjti njeri ose grupi, i cili e ka blerë fabrikën e kripores që përmban miliona metra katrorë sipërfaqe të tokës – e blerë me pennies (pennies = 1 cent = e 100 e dollarit).

pranvera_5Një rrugë kryesore ishte konstruktuar prej qendrës të Katër Kollet – Ana e Malit, duke u lidhur për një hotel, planifikuar për kolonizimin sllav . Ruset janë duke hyrë te zona për të hapur pompa të benzinës si shpërblim për të ashtuqujturën Lufta Ruso – Turke. Për rreth fshatrave, të gjitha pasurit natyrore kanë qenë eksploatuar, grabitur dhe kolonizuar nga Sllavo-Malazezët. Për secilin vizitor të huaj që do viziton Ulqinin, atje s’ka si të dihet nga asnjë drejtim se në këtë qytet jetojnë mbi 90% shqiptar. Për hir të kërcnimit dhe të represalëve të këtij racizmi, shqiptarët s’do ta shprehin krenarisht identitetin e tyre duke i përdorur emrat dhe simbolet e tyre para hapësirës së dyqaneve dhe të tregtive të tyre. Ata janë sforcuar të jetojnë në frikë konstante, pa siguri ose të mbrojtjes së gjuhës së tyre, kulturës dhe asaj më të rëndësishmës, tokës së tyre.

Përkundrazi shteti i Malit Zi trimëron sllavët për të hyrë thellë brenda territoreve shqiptarë. Komplotet e Mbretit Nikolla, Bullatoviqit, dhe për 20 vjet pas të Gjukanoviqit dhe të tjerëve, popullata vazhdimisht gëzon jetën me mbështje dhe në mbrojtje të shtetit të Malit te Zi. Pra, në Mal të Zi, ekzistojnë dy grupe: populli shqiptar vendës, i cili ka banuar atë pjesë të asaj bote me mija vite dhe sllavet okupues; dhe hala qeveria e Malit Zi e portretizon atë për të qenë shoqëri multi-etnike “demokratike”. Ata tregojnë atë se shqiptarët kanë përfaqesuesit e tyre si deputet, ministra dhe kryetar qytetesh. Po në fakt shqiptarët i kanë përfaqësuesit e tyre, atëherë pse ata nuk janë duke folur haptas për një konfirmim të këtij fakti? Pse ata s’janë duke folur haptazi kundër sistemit të mësimit të falsifikuar për edukim, kundrejt grabitjes së tokës së tyre dhe të burgosjeve të falsifikuara të Shqiptarëve? E vërteta është se shumica e lideëve shqiptar janë haptas të shprehur edhe në mediat eksluzivisht malazeze se janë për t’i shërbyer interesit të popullit shqiptar ,po është klika Sllavo-Malazeze. Ndryshimin e vërtetë, nuk e lejon të jetësohen.

Dua t’ua kujtoj lexueseve Kushetutën famoze te SHBA-se, të nënshkruar në vitin 1787, te e cila është deklaruar se të gjithë njerezit janë krijuar të barabart sipas ligjit. Femrave u është dashtë të presin 133 vjet që të jetë e mundur të votojnë. Afrikano-Amerikaneve u është dashur të presin 175 vjet për të fituar të drejtën e tyre natyrale dhe lirine qe iu kishte mohuar po nga e njejta Kushtetute. Për të mos qenë të mashtruar (të tallur) nga Kushetuta Sllavo-Malazeze, e cila ishte projektuar për t’u sherbyer interesave të vetem Sllavo-Malazezeeve. Nuk mundet të pritet një ditë e lë me 100 vjet, sepse koha është duke kaluar shpejtë derisa ne po flasim.

Për 10 vjet do të shuhet se ekzistuari si një territor dhe do të mbyllemi te një enklavë të vogël, ose në një rrugë të tërë. Sistemi i edukimit të shqiptarëve është duke operuar nga qeveria e Malit Zi për t’ua fëshire trurin nxënësve/studentëve shqiptar me histori të falsifikuar, të “heronjëve” malazez . Ai ështe një korikulum i shkruar dhe përgaditur nga sllavët, hala mësohen në shqip si një drejtim i prezentimit të këtyre idealeve të falsifikuara sikurse fakte. Të ngjashem si Kral Nikolla (mbreti malazez) , Dr.V Çubrilloviqi (lexo memorandumin e “Dëbimit të Shqiptarëve”), dhe të tjerëve që  janë lavdëruar sikurse “heronjë” ndërsa ata ishin në fakt përgjegjësitë e shfarosjes së popullit shqiptar. Pse ata s’ua mësojnë historinë e vërtetë: vuajtjet e vazhduara të shqiptarëve anembanë historisë nën sundimin e Malazezeve.

Gjithashtu, ky vend historik i banuar me shqiptarë autokton është përdorur me të vetmin synim madhor për t’iu siguruar pasuri dhe prosperitet për të ardhmen e gjeneratave sllave. Plazha Shtojet ose Plazha e Madhe është bërë nxerrja në ankand, dhënë me qira (shitur), në një marreveshje me Qatar-in, investitorët të pasur, për ta shfrytëzuar një zhvillim multi-miliarda dollar. Ajo marrëveshje në vetevete përmban një aeroport, rrugët, hotelet, motelet, restorantet, dyqane të medha, ndërtesa banesore, vendbanime dhe kando etj. Plani është për të marrë investitor të pasur të Qatar-it për ta zhvilluar këtë tokë shqiptare, të sunduar nga Sllavo-Malazezet dhe automatikisht ta ndrrojnë demografine. Në fund të fundit, ata do t’i mashtrojnë investitorët dhe në menyrë permanente t’ia afrojnë këtë pronë popullit të tyre, që ta operojnë dhe ta gëzojnë. Ç’është për t’i ndal ata që një ditë do trokasin edhe në portat e Shkodrës?

Si një shmangie të këtyre fakteve, shqiptarët hipokrizisht janë ngarkuar me akuza të trilluara, në Tuz, Malesi, ku Sllavo-Malazezet vranë 4 malësor dhe burgosen 18 të tjerë (ku 11 prej tyre janë ende në burgje). Lëvizje politike është përdorur për të ndryshuar drejtimin e vëmendjes së një gjenoocidi të ngadalshem në lëvizje dhe të frikësoj shqipetarët që të mos organizohen ose të flasin haptas kundër Malazezeve.

Manifestimi i frikësimit shprehet vetvetiu me heshtjen e liderëve tanë në qytete, nëpër fshatra dhe të disa edhe në Amerikë (US). Shqiptarët vendas zë bëhen lypës për atë çka ështe drejtësisht e tyre dhe janë plotësisht në një mëshirë të shtetit Sllavo-Malazez dhe të bashkëpuntorëve të tij. Duke u fshehur pas një “Mali të Zi demokratik”, Gjukanoviqi me aleatet e tij në Podgoricë dhe Cetinje janë duke bërë punën me ledhatim të penes, për çka Millosheviqi nuk qe në gjendje ta bëjë me armë në Kosovë: duke shkatrruar popullin Shqiptar vendas me qëllim të rrëmbimit të tokës për ekspansion Sllav.

Tragjeditë të madhe të regjionit shqiptar të Malit Zi, shihet se rezistenca paqësore është një mjet për të arritur mbrojtjen dhe sigurinë për shqiptarët, por kur sjellja e fshehur për shkatrrim total të popullit vendas vazhdon pa u zvogluar atje, atëherë patjetër duhe bërë një zgjidhje tjetër. Tashi e dijmë se Sllavo-Malazezët s’janë të zotët ose s’kan vullnet të pranojnë racizëm, asimilim, konfiskim toke dhe riparime. Nëse lehtësimi nuk vjen shpejtë, shqiptarët kanë të konsiderojnë seriozisht ndarjen komplete prej Sllavo-Malazezeve për ta mbrojtur gjuhën e tyre, kulturë dhe atë më të rëndësishmen – tokën e tyre.

Qeveria malazeze është një shtet që sponzorizon terror kundërpopullit shqiptar, nganjëherë fshehtas dhe nganjëherë haptas, ata po i shtyjnë shqiptarët të jetojnë si skllav të ditëve moderne, në tokën e të pareve të tyre që pandërprerë po shkon duke u zvogluar. Bujqit e farmave dhe pjesa e qyteteve janë nën atak. Sllavët janë duke nuhatur gjak në ujë dhe janë duke lëvizur brenda për të vrarë përpara se të hyjnë në NATO dhe në EU.

Unë jam i sigurt se çdo shqiptar, është një dëshmitar i krimeve të mëdha të kryera nga Sllavo-Malazezet . Obligimi mbetet substancialisht në popullin shqiptar për t’u organizuar dhe të merren veprime. Dështimi i veprimit patjetër garanton shkatrrimin tonë dhe gjeneraatat e ardhshme do ta paguajnë shtrejtë si në vend, ashtu dhe jashtë vendit. Kur merrni prej shqiparit krenarin për të qenë shqiptar, pasataj ai s’ mbetet asgjë.

Ismail Qemajli thote: “një popull që fle, vdes !”

Autori, Hulumtues i Krizave Ndër-etnike në Ballkan.

Shperndaje ne
Updated: 24 Dhjetor, 2014 — 19:46

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.