Pse Turqia nuk e zbardhë të vërtetën tonë ?

arkiva_turke01

Turqia i ka hapur disa nga arkivat e saja , Serbët në mënyrë të organizuar ia kanë mësye arkivave të saja ; dhe flitet për miliona dokumente sipas së cilave mundet të përpunohet çdo temë. Dokumentet ,deri në imtësi e shkruajnë atë për çka lexohet.

Futja e  hulumtuesve serbë në arkivat turke vjen pas nënshkrimit të protokollit turko-serb për hulumtime dhe bashkëpunim ndër shtetëror të arkivave; i cili bashkëpunim sipas  serbëve do i qartëson një mori paragjykimesh e më e madhja të hiqet bindja se serbët kanë vuajtur gjatë 500 vjetëve të okupimit turk (možda će razbiti neke predrasude, pa i onu da je srpski narod 500 godina živeo teško pod turskom vlašću )

Miq të nderuar , hapja e arkivave turke për serbët do të ketë një pasojë për ne: “Territoret etnike serbe ishin më të gjëra se sa thuhej, sepse serbët e kishin një rol të madh në jetë e perandorisë Otomane – kështu komentohet në mediumet serbe  .( Srpski etnički prostori bili znatno širi nego što se pretpostavlja. Kroz vekove smo imali važnu ulogu u životu Osmanskog carstva ) 

“Një gjendje krejt ndryshe nga ajo që e dimë , ishte gjatë shekujve 15,16 dhe 17-të sepse Osmanija ishte mirë e organizuar dhe sulltani ishte mbrojtës i të gjithëve që ishin ndër te. Në atë kohë një numër i madh i serbëve i shërbenin ushtrisë otomane- deklarohet dr Srđan Katić , historian dhe bashkëpunëtor i lartë i Institutit historik serb. ( Ky njeri që dy vjet është në Turqi , i dërguar special i cili aty e ka mësuar osmanishten )

Sipas tij , “ne në Ballkan jemi shumë kontraverz rreth strukturës etnike dhe fetare” dhe sipas tij  mu për ate edhe grindemi ndërveti rreth trashëgimisë tokësore.” “ Në burimet e dorës së parë ( mendohet në arkivat turke) mundet të vërtetohet se çka kujt i takon.”

Diçka po zihet ;  po zihet nga jo syçeltësia shqiptare për të kaluarën ( kërkesa për njohje të së kaluarës sonë po kritikohet në shumë mediume ) , nga mos interesimi institucional në të dy shtetet shqiptare për një të kaluar ( në këtë rast një periudhë  500 vjeçare ) , njohja e së cilës dhe dokumentimi i saj i kishte ndryshuar gjërat. Është një fatkeqësi se si notojmë në ujëra të turbullta , po e parë fundin e lumit dhe rërën e bardhë.

Çka thonë serbët tani “ Pse pas Betejës së Kosovës ( 1389 ) për një kohë të gjatë nuk kishte okupim të Serbisë ?” Kurse neve nuk na intereson fare se në atë kohë a kishte Serbi ?  Shikoni , serbët janë bindur se gati një shekull pas kësaj Beteje  osmanët nuk kishin ardhur këndej pari . Ku është loja  e historiografisë serbe me këto pyetje dhe ndoshta nesër edhe me përgjigjet  e tyre të “dokumentuara “ nga arkivat osmane ? Ne flemë . kënaqemi me këmbim të varur tregtar; kënaqemi me përfitime individuale e edhe grupore nga tregtia  me Turqinë. Kënaqemi edhe me restaurimet e TIKA-s se dikuj i mbet diçka dhe kështu e vazhdojmë lojën  tonë  “me sy kah e ardhmja”

Derisa Turqia i ka hapur arkivat , pse ne nuk e kërkojmë të vërtetën tonë në ato defterë turke të cilat janë të njohura për pedanterinë dhe saktësinë e tyre.

Një gjë që më intereson është se pse turqit heshtin mbi Betejën e Kosovës ; pse aq shumë flitet në Ballkan për këtë kthesë historike e nga turqit nuk del asgjë ? Pse “ vrasja “ e Sulltan Muratit nga ana turke është sekret i madh?  Athua çka me të vërtetë ka ndodhur në atë  kohë që turqit me aq kujdes e fshehin?

Sa i përket Betejës së Kosovës , historiani Marvo Obin  thotë: Turqit janë shumë të qëndrueshëm në heshtje dhe në ruetjen e të fshehtave të tyre ,kur ato nuk janë të lakmueshme për ta, dhe është e pamundur që nga ata të nxjerrësh ndonjë gjë qoftë me frikësime apo  me premtime për ato që sulltanët e tyre e donin të mbetet  në fshehtësi ‘(U kontekstu Kosovske bitke, poznati istoričar Marvo Orbin o Turcima kaže sledeće: „Ovaj narod je veoma postojan u ćutanju i čuvanju tajni koje su za njih nepovoljne, te im je nemoguće ni zastrašivanjem ni obećanjima izvući iz usta reč kojom bi nagovestili ono što njihovi gospodari žele da ostane u tajnosti.“ /Hrišćanska misao – Živorad Janković, Prilog srpskom crtoslovu, 6. godina 5/5 – 8/97, str. 41/.)

Nëse ne nuk hyjmë në arkivat turke , ata nuk do të na e zbardhin historinë tonë

Fahri Xharra

Fahri Xharra,29.03.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. Une nuk e pelqej keto gjera qe I bene armiqet tane shekullor por I pelqeje shkrimet qe po I publikon I nderuari I yne I madhi Fahri Xharra. Respekt nga te gjithe per Fahri Xharren.

  2. ahmet hallvaxhiu

    eshte e domosdoshme…ndoshta jemi te vonuar shume…qe grup i specializuar historianesh dhe arshivistesh te Drejtorise shqiptare te arshivave…jo vetemta dinemire gjuhen e folur dhe te shkruar osmane te asaj kohe…por tenisin samepare bisedimet mes dy qeverive…turke nga njera ane dhe shqiptare e Kosovare nga ana tjerer…!! Nese vertete shteti turk deklaron me vertetesi qe shqiptaret jane aleate strategjik te vendit te tyre…atehere sa me pare te vihemi ne pronesi edhe te atyre dokumentave qe te mbrohen trojet shqiptare jo vetem ne Shqiperi e Kosove por edhe shume me thelle serbise..Greqise..Maqedonise e malit te zi…o sot o kurre….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.