İsmet Özel – i kërcënon shqiptarët e Turqisë!

Ismet_oesel01

“Nëse shqiptarëve që gjenden në Turqi u lejojmë që të deklarohen shqiptarë, atëherë Turqia firmos humbjen e saj, prandaj ne turqit e vërtetë këtyre që duan të deklarohen duhet t’u themi: Vëllai im, ik pjerdhu andej nga ke ardhur!”-

kështu e tha poeti turk İsmet Özel . Dhe , mirë që e tha se së paku e kuptuam se çka mendohet në Turqi për shqiptarët e atjehit . Ne rronim në ëndrra të krijuara nga propaganda turke ,e bartur nëpërmjet interesxhinjve shqiptar se turqit na shpëtuan nga asimilimi pansllav e pangrek .

Thjeshtë dhe pa hamendje , mjafton një rrjedhje publike e një njeriu publik dhe kuptohet thelbi i një mashtrimi të madh . Çfarë ta thotë zemra mund të jesh por shqiptar nuk guxon ! – e vërteta e thënë haptas . Po na ,këtu ku jemi çka jemi ? Nuk e di . Një pjesë jo aq e vogël e jona e ëndërron të kaluarën otomane, jo pse e ka përjetuar atë kohë por janë të mbushur mendjeje nga ata që punojnë për Turqi.

Si guxojmë të jemi aq naiv dhe aq lehtë të kurthohemi në grackën gjëja muslimane ,por ti gjetur rrënjët tona tek osmanët ?

“Unë turk nuk jam”, fjala vjen – tash le të mos e përziejmë çështjen kurde këtu – unë jam shqiptar, s’jam turk – jam shqiptar. Atëherë, vëllai jem, ti shtetin tënd e ke, sikter prej këtu [theje qafën], shko. Po pra.” Pra, sipas İsmet Özelit, shqiptarët në Turqi që marrin guximin me u deklarue se janë shqiptarë, duhen me u dëbue në “vendin e tyne”.( cituar nga shkrimi i Agim Morinës ) Dhe kështu del e vërteta e një metode të përdorur me shekuj për asimilimin dhe zhbërjen tonë

Turqit e sotëm ia kanë frikën politikës shekullore speciale ndaj shqiptarëve . E vërteta sa do që të mbështillet me vellon e harresës së imponuar , ajo del një ditë . M`u kujtua Haki Pasha ( 1862-1915 ) vezir i lartë otoman , ambasador i perandorisë në Itali, kur thoshte: “ Po doli në shesh e vërteta e shqiptarëve,Perandorinë Osmane e morri lumi “ . Pra? Ai e dinte që diçka po lëvizë e ajo ishte shkëputja përfundimtare nga një robëri shumë shekullore . Dhe ashtu ndodhi .

(Në rrethanat e tanishme, të pretendosh në trashëgiminë e një kalifati obskurantist me të cilin i kanë qëruar hesapet vetë turqit dhe madje me te të identifikosh edhe popuj që nga pikëpamja shoqërore, kulturore dhe politike që moti i takojnë një qytetërimi të lirë dhe demokratik, nuk është vetëm anakronizëm historik, por edhe miopi politike dhe aventurizëm i rrezikshëm . Pa lejuar assesi që të hyhet në pazare politike me diçka të tillë, siç po ndodh jo rrallë në Prishtinë dhe Tiranë kur nga qeveritarët e papërgjegjshëm dhe të korruptuar, në emër të lirisë së besimit, po i hapet rruga edhe islamit politik, kësaj sfide ekzistenciale Shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen me argumentin e neoshqiptarizmit si përkatësi shpirtërore, intelektuale dhe politike perëndimore”. nga Jusuf Buxhovi )

Nuk më duken të rastësishme dy deklarata , ajo “ joshëse “ e zv, Kryemnistrit turk :” “Në një drekë të shtruar më vonë, aty kanë marrë pjesë edhe ministra të kabinetit të Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri turk ka folur për ribashkim të turqve dhe shqiptarëve.“Ka qenë një ndarje shekullore, por ribashkimi ynë do të jetë më i ngrohtë, i gjallë dhe i përhershëm”, ka thënë numri dy i Qeverisë turke. “ dhe deklarata kërcënuese e poetit të njohur turk Ismet Yzel : “Nëse shqiptarëve që gjenden në Turqi u lejojmë që të deklarohen shqiptarë, atëherë Turqia firmos humbjen e saj, prandaj ne turqit e vërtetë këtyre që duan të deklarohen duhet t’u themi: Vëllai im, ik pjerdhu andej nga ke ardhur!”- Një gjë është e sigurt , ndarja e jonë mbi një shekullore nga Osmanët ishte përfundimtare dhe pa kthim ; dhe se miliona shqiptarë të dërguar në Turqi e duan të vërtetën e tyre .

Kishte me qenë mirë që si fillim qeveria turke dhe “Tika “ t`i financonin botimin e nja një milion abetareve për shqiptarët e Turqisë , që edhe ata të gjorët ta ndiejnë ëmbëlsinë e gjuhës së ëmbël të tyre amtare . Shumë prej tyre edhe nëse e kanë harruar gjuhën , por kur ta dëgjojnë “ Mëmëdheun “ e Çajupit do të ishin shumë falënderues për kujdesin human të Turqisë

fahriu_re_sotFB_0326.04.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

4 Comments

Add a Comment
  1. Do te ishte me mire qe 22.6 milion Shqiptaret e Dardaneleve, te Shpallin pavaresine dhe Shkeputjen territoriale te tyre nga Anadolli duke Krijuar Republiken e Dardanise se Poshtme, e kesisoj Princit Leka II mbretit te Ardhshem te Shqiptareve, i lind e drejta e Bashkimit te Kurores se Skenderbeut dhe te gjithe Shqiptareve te Mesdheut dhe Egjeut ne nje Komb dhe Shtet te Vetem ne Monarkine e Shqiptareve, duke bere qe jo vetem trojet por edhe historia jona te jete uniforme, bashke me begatine dhe suksesin kudo ne bote! Koha per nje Skenderbe te Dyte te Madh!

  2. Duhet ta e dimë shumë mirë se : Erdogan Sulltani nuk mund të jetë mikë i SHqiptarëve kurrë . Si çanakalaja varri i Shqiptarëve .edhe Erdogani është varri i Shqiptarëve .

    Nga Halil Preniqi

  3. KOHë PARADOKSALE
    BASTARDET

    Nismes për në lindje
    i fryu ”akademiku ” Q
    Sulltanin e ftoi
    Cikloni na përfshiu

    Varr të madhe hapi
    I dikurshmi ideologu Q
    Pyes –
    A është bindje
    A pa dituri
    Si duket , jo
    XHelozia-
    Apetitet për pushtet
    Si Ballabani ia bëri

    Uluroi e uluroj
    Endacakët joshi
    Në torisht i pruri
    Ish okupatorin –
    Shpëtimtar e bëri

    Ndihmë o Zot të duroi
    Të pëlcas më bëri

    O ju të soit të Haxhi Qamilve
    Pa viza rrugën hapur keni
    Në shkretirat e Anadollit
    Tek vëllëzrit që u asimiluan shkoni
    Ndoshta do të bindeni
    Sa të manipuluar jeni

    Ta e dini se
    Gjithmonë ka qenë
    Eshtë dhe do të jetë
    Krenaria jonë Kombëtare
    Lufta e lavdishme e Skenderbeut
    Dhe e RILINDJES KOMBëTARE .
    3
    Edit
    View in discussion
    DARDANIA ANTIKE
    DARDANIA ANTIKE Koni 24 days ago

    Viti 1887 në vilajetet shqiptare nën sundimin osman.
    1.200 shkolla turke
    1.200 shkolla greke
    300 shkolla bullgare
    299 shkolla serbe dhe vllahe
    1 SHKOLLË SHQIPE me drejtor Pandeli Sotirin. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet!
    3
    Edit
    View in discussion
    DARDANIA ANTIKE
    DARDANIA ANTIKE 24 days ago

    Erdogani është diktator i tipit fundamentalist islamik .

    Nga Halil Preniqi

  4. FRYMA ATLANTIKE

    Regjimi i egër
    Lëkundët e tundët
    Në ujra të zeza
    Gjithnjë po futët
    Kali i Trojës – Rusi
    Quku i vogël Serbi
    Otomani –
    Sulltan Erdogani
    Endrrojnë
    Adriatikun
    Fryma atlantike
    Arriti si era
    Na dhuroi shpresa
    Erdhi si pranvera
    Një shkëndijë hyjnore
    Nga lart na erdhi
    Për ne fe dhe Zot
    Eshtë dhe do të jetë
    Gjithmonë Amerika.

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.