Rasim Bebo: F A L E N D E R I M

Rasim_Bebo

Rasim Bebo

F A L E N D E R I M
Ju falenderojmë Zonja dhe Zotërinj për urimin e Shpaljes së Republikës së  Pavarur të Çamëris.               

Falenderoj Z. Prof. Dr. ESHREF YMERIN, në parashikimin e tij: “Çështja Çame nuk ka asnjë ndryshim nga çështja e kosovës”. Falenderoj Zotin Fatmir Terziu, Mero Baze, Flori Bruqi dhe të tjerë që un nuk i di, që me agjensit e tyre përhapën këtë njoftim të gëzuar an e kënd botës.  “U SHPALL REPUBLIKA E PAVARUR E ÇAMËRIS”. 

Kuvendi i  Çamëris krijoi një qeveri me të gjitha resort … Ahmet Gjani u zgjodh kryetari i kuvendit, dhe Kryeministër Festim Lato. Kjo qeveri ka mbështetjen Ndërkombëtare nga OKB-ja, Gjykata ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Europian, nga të gjitha istitucionet ndërkombëtare. 

Unë jam Çam, Unë jam vetë Çamëria mbi 90 vjeçar, Atë që nuk bëri këtë brezi im  e bënë fëmijt tonë, brezi pas ardhës. Duke kryer amanetin e atyre që kanë vdekur dhe gëzuan brezin tim që jeton sot. 

FESTIM  LATO thot: “Neser totalisht, ajo që ka qën ëndërr nesër do të bëhet

realitet”.                                                                               

Falenderojme: Zotin Fatmir Tereziu që me agjensinë që drejton “Fjala e Lire” e shpërndau artikullin i pari që: “U Shpall Republika e Pavarur e Çamris” gjithashtu Zotin Mero Base me gazetën “TEMA”, Zotin Flori Bruqi  me “Agjensionin  Flori Pres”, etj.                                                     

Falenderojmë Komentuesit për fjalët e mira dhe të ngrohta kushtuar Çamëris martire që sot doli në drit. Eshref Ymeri, Halit Elshami, Rustem Geci, Paskal Gjikdhima, Vojsava Delia, Fritz Radovani, Muharem Dino, Maliq Xhemali, Daip Greca, Mehmet Jashari, Shpëtim Gega  dhe 30 të tjerë.              

Ju falenderon Çamëria, ju falemderon plaku Çam. Me shumë respekt.
  Rasim Bebo  në Çikago  Addison  IL. USA.

Shperndaje ne
Updated: 14 Nëntor, 2016 — 06:28

The Author

Rasim Bebo

1 Comment

Add a Comment
  1. Jam vetëm një qelizë plakë e organizmit shqiptar, por nuk do të kursehem për të dhenë kontributin tim modest, për të shpjeguar nder bashkëkombës, për obligimin tonë kombëtar për të manifestuar një mbështetje të gjithanshme dhe të fuqishme deri në jetësimin e të drejtës legjitime të vëllezërve tonë çam dhe arvanitas-të drejtës tonë, për të jetuar të lirë dhe me dinjitet të plotë dhe të pa nëpërkëmbur nga askush në Atëmemëdheun tonë-trashëgim prej të parëve!
    Rroftë Republika e Çamërisë!
    Rroftë populli jonë liridashës!
    sveseli@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.