Letërsi Kombëtare: SHQIPET KËRKOJNË RIBASHKIM

agz

Poezi: Agim Berisha

Lëshohet gjëma edhe brima
Bjen rrufeja dhe Vetëtima
Po thërret vëllezërit LUGINA
Rrënkon besa dhe ILIRIDA
Shqipet pararojë qëndrojnë
Qielli është errësuar mbi Kosovë
Më popullin tim të vuajtur bëhet lojë
Ndjenat dhe shpirtin i shkatrrojnë
Nata në heshtje heshtë heshtë
Dielli lindi gjaku nuk teret si eshkë
Shqipet fluturojnë lart mbi bjeshkë
Per ne filloi toka
E qielli për të buzëqeshë.
Mbi krahët e Luginës
Lumi është bërë gjol
-Ku ta gjej edhe njëherë
Një Zahir Pajazit
Atje në theëllsinë e tokës
E gjen Skënderbenë
Ka bij shqipja
Që mendojnë per Mëmëdhenë
Po rrënkon zëri i mekur
E i heshtur për Çamërinë
Për këtë tokë të shenjtë
Në heshtje Kosova me Shqipërinë
Lugetërit shkelin mbi gjak
Unë e thërras -Ku je,- AVNIUN
Lufërat dhe penda
Nuk ndalen kurrë per RIBASHKIM
E ngriti zërin për ribashkim
NËNA IME SHQIPËRI
Edhe kjo tokë e stërshkelur
kërkon drejtësi e LIRI
Volli me shekuj helmin:
Turku Greku e Serbia
Karavani ec nuk çalon,
ndërsa në fund triumfon drejtësia.
Malësinë e ka zënë gjumi i rëndë
shumëshekullor,si në Kosovë.
Mali i Zi rrënoi kufij të gllabërojë
KOKËN e kombit Shqipëri
Koka e trembëdhjetë fiseve
mbeti nën THUNDRËN e Malit të Zi.
Malësia me Hot Grudë Ulqlin Tuz
Plavë e Gusi kërkon Ribashkim
– Ku jemi,- thotë bijt e mi

(E dërgoi: Zymer Mehani)

Shperndaje ne
Updated: 25 Nëntor, 2016 — 09:54

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.