SE KËShTU…
Se kështu janë poetët
Fluturojnë si zogj shtegtarë
Anekënd i rahin fletët
Për Bashkimin Kombëtar!
Ah, Prizren ti qytet i bukur!
Ti kuvendi i Arbërisë…
Thuaj Lumbardhit do t’jem i lumtur
Kur t’ma shuajë etjen e Shqiptarisë!
Se janë vitet edhe shekujt
Që malli m’djeg për Atdheun
Arbëri ku i ke dishepujt..?
E lirisë me Skënderbeun!
©Kasam ShAQIRVELA