ETJE PËR KËNGË

CIKLI POETIK – 14-2 shkëputur nga libri “ ETJE PËR KËNGË “ , poezi
L-14 autor: Kasam ShAQIRVELA

GjEThET E LISIT VJEShTORÇE PO RrEZITEN

Vjeshta në mozaik sapo na paska ardhë
Bashkë me ngjyrat e bukura të ylberit
Nuancat dalë nga e zeza në të bardhë
Natyrës ia derdhin kupën e vrerit

Ngjyrat bukur thehen në bebzën e syrit
Aty ku fjala shqipe jepet shkrepëtimë
Zogjtë që e krijojnë çerdhen e tyre në lis
Nuk duan t’ia dinë për rrufe a vetëtimë

Dhe gjethet e lisit vjeshtorçe po rreziten
Pas pak do luajnë vallen e jetës veçse një herë
E pastaj kur të përtoken, më sërish s’do ngriten
Do bëhen ushqim i rrënjëve të lisit në pranverë

Korbat nuk shkojnë vetë n’gjueti pas çerdheve
Atëherë kur Lisit të Madh gjethet t’i kenë rënë
Ata pasndiqen nga gjarpinjtë e gjakut blu
Gjakpirës që nuk ngihen edhe po ta pinë një det të tërë

Por zogu i shqipes çerdhen e ka majë Lisit
Atje ku rrezja e diellit shkëlqen si ar
Dhe korbat nuk ia ndërrojnë dot ngjyrën Plisit
As gjapinjtë s’e kafshojnë dot zogun e shqipes n’koshtar.

JEHONA E SKAMJES BUÇET

Me të madhe sot po lulëzon mjerimi
Ndër njerëz të planetit mëmëdhe
Më bien ndërmend poetët si Migjeni e Naimi
A thua vallë të qetë ata prehen atje.

Legjenda e misrit ka kohë që portës sonë i troket
Tufani i zemërimit shpirtin e Lulit e ka molisur
Shtëpive si pa të zot, jehona e skamjes buçet
Shpresa agimin e zhgënjimi muzgun e ka t’qëndisur

Dallimet mes njerëzve ecin pa fre
E lehta të rëndën çuditërisht e ngre
Piramida sa vie e më lartë po ngritet
Deti i brengave njerëzore me t’madhe rritet

Shpirti i vrarë lumin e vuajtjeve e ka t’rrëmbyeshëm
Veçse ai ia lëkundë këmbët urës së ndershmërisë
Ndizni valët e dashurisë, respekti le të ngrihet furishëm
Nëse doni që të shpëtojë ajo çka mbetur prej njerëzisë.

KJO KOHË PËR PLAGË

Udhët shtrohen e kryqëzohen
Ecja nëpër to bëhet e vështirë
Më rëndë e ke t’i biesh tatëpletës
Sesa të përpjetës t’i ngjitesh zizifçe

Kush lëviz udhëkryqeve merr edhe plagë
Ilaçin e mbajnë ata që s’kanë kohë të lirë
Bursa e plagëve e ka indeksimin në rritje
Shpejtoni të merrni pjesë, hyrja është free.

Për plagët e trupit kjo kohë është mëse ideale
Shpirtra të vrarë, por nuk ka gozhda për t’i varur
Shiten si plaçka të vjetra nëpër Pazar të ri
Gjyshet që bënë ilaçin, moti kanë vdekur.

LISI MBETET LIS

Lisi mbetet lis se nuk është kaçubun
Rritet ndër furtuna,s’e then as tundimi
E ka unin e vet kanun përmbi kanun
Madje vet i shërron dhe plagët si mërgimi

Lisi mbetet lis kudo që frymon
Metropoleve të botës u bëhet nun
Ai nuk shartohet por si lis gjallon
Uni i tij nuk duron tjetër kanun.

KOHË E FJALË

Sa herë që dhembja merrte dhenë
Njerëzia vuajtjen e kthente n’sagë
Shpirtin e ushqente me epopenë
Urtakët thonin: “koha shëron plagë”

Fjala në kohë ka peshën e vet
Atëherë kur mbahet dhe nuk hahet
Saga e shpirtit fisnik qiellit buçet
Ajo, n’ujëvarë ndjenjash shpërlahet

Koha nga koha dallon sipas vulës që ajo mba
Dhe fjalës së dalë nga dhëmballët për borxh ia ka
Ai që e fol e ka keq atëherë kur fjalën e vet e ha
Veç uni i atij shpirti fisnik, fjalët për kohën i dha.

LULE MAJI

Kur më thanë që erdhi maji
Më ra ndërmend aroma e luleve
Kur ma përmendën kopshtin
Padyshim se mendja më vajti
Tek kopshti i trëndafilave të kuq
Atje ku lulet thureshin kurorë
Trëndafili aromën e vet përhapte
Një lule e bardhë si t’ishte dëborë
Mes lulesh të bukura dallueshëm kapte
Dhe frymëmarrja i ngrente kraharorin
Sapo aroma e trëndafilit përhapej
Bashkë me të Lules së Bukur gjithandej
Në përqafim të ëmbël përkapej
Dhe ligjërimi i saj shkonte këndim
Kraharori binës i mbërrijnte tek qielli
Lulja e Majit aromën shpërndante
Fjala saj, e bukur, vinte si rreze dielli.
Dhe stina ngadalë, ndër vete tha:
Pranverë në shpirt, shpirtin pranverë!
Kjo lule s’ka për tu vishkur asnjëherë
E freskët, e bukur do mbetet përherë!

MA NDRIJNË YJET UDhËN TIME

Sa herë që udhëtimin e marr për në qiell
Për t’i kërkuar yjet nën dritën e hënës
Njëri ndër yjet më bëhet diell
Të tjerët më folin me gjuhën e nënës

Dhe unë i ngjitem mitit përpjetë
Shpirti ma don me e kapë majën
Sërish më del i imi për jetë
E ruan n’çekmexhe si nusja pajën

Dhe zemra zemrës në gufim i flet
Kodi i gjenit ky pe i pakëputur
Ushqyer, ujitur me gjakun e vet
Ma ndrijnë Yjet udhën time
Dritë më bëjnë me mija vjet.

Dhe kjo dritë kurrë s’do shuhet
Bekimi i vjen prej perëndisë
Ylli i gjenit nga gjaku m’ruhet
Dejve të arbrit si krua rrjedh
Udhës së moçme të Pellazgjisë.

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 19 Prill, 2017 — 20:30

The Author

Kasam SHAQIRVELA

1 Comment

Add a Comment
  1. KOHRAT

    Para luftës pata thënë
    Kur të vijë liria
    Do të jemi krenarë
    Ajo erdhi
    Por njerz të çuar peshë
    Humben dinjitetin

    VETEM PëR TY

    Sa vargje sa këngë
    Sa dëshira
    E sa sakrifica
    Vetëm për ty
    E alarmuam botën
    Të lirë të jemi
    E sa miq fituam
    Menquria guximi
    Vetëm për ty Atdhe.

    MESAZH

    LAKMIA JU VERBOI
    LAKMIA JU VERBOI

    Tokën ta e ruajm si sytë
    Botën ta e bëjm të lumtur

    Dahuria për Atdheun
    Të pamunduren
    E bëm të mundur.

    Ju lutem
    Mos e vrisni të ardhmën

    SHPIRT I TRAZUAR

    Me dashuri e zjarr
    Dolëm ngadhnjimtarë
    Sprovë për ne
    A do të dimë ta mbajm

    Ndonjëherë
    E mira të vret
    Të lëndon të zhgënjen
    Shpirtin e trazon

    Dhe kur i shoh të vuajturit
    Vuaj më shumë se ata .

    DASHURI

    Hyrë në shpirtin tonë
    Ndihmë të lutem
    Të lirë të jetojm
    Të lumtur dhe krenar
    Tokën parajs e dua

    Dashuri
    Hyrë në brendinë tonë
    Në gjak
    Në trup
    Në fjalë

    Dashuri e zjarrt
    Të ndiej shpirtërisht .

    MëKATI

    Të lëndosh krijuersi
    C’do të thotë
    Hë çnuk do tç thotë
    Do të shpërthej emocionalisht
    Nëse keni pak fëtyrë
    Ndoshta do të pendoheni
    Apo fare nuk skuqeni .

    Nga Halil Preniqi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.