Lutfi Coka/ Historia e mallkoi Shqiperine?

Na mallkoi historia!

S’u bashkua kurrë Shqipëria!

Humbëm Shqipërinë ilirike!

Nuk bashkojmë Shqipërinë etnike!

Se kem princër e principata!

Që mprehin thika edhe shpata!

Kem pashallëqe e pashallarë!

Që pëllasin sikur gomarë!

Kem bajraktarë e bajraqe!

Mbjellin përçarje e shtojnë gjaqe!

Se shqiptarët luftojnë me turra!

Me rend, veç e veç e lara-lara!

Në nivel fisnor e krahinor!

Jo si popull e komb arbëror!

Shqiptarët naivë dështojnë!

Se gjithmonë ata harrojnë!

Se pa pajtim, s’ka bashkim!

Pa bashkim, s’ka çlirim!

Pa çlirim, s’ka liri!

Pa Kosovë…, s’ka Shqipëri!

Se shqiptari s’ka fé shqiptarinë!

E ka flak tej besnikërinë!

Patrioti s’është patriot!

Është dredhaç, është idiot!

Revolucionari s’është revolucionar!

Është mburravec e gënjeshtar!

Demokrati s’është demokrat!

Është demagog – aristokrat!

Se shqiptari mbeti „shqiptar“!

Luftëtari s’u bë luftëtarë!

Dhe Shqipëria mbeti ”Shqipëri”!

Pa dinjitet, pa nderë e liri!

Shperndaje ne
Updated: 14 Nëntor, 2021 — 16:31

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.