Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci – MARSHI I ORIGJINËS

 

MARSHI I ORIGJINËS

Pellazgia jeton  te shqiptarët e sotëm

Shqipëri janë trojet e pellazgo ilirisë

në shqip shkruanin iliro-albanët, dhe

në gjuhën  shqipe  shkruante Homeri.

 

Nuk ka një gjuhë  tjetër  perëndie, si

shqipja jonë, si gjaku i  saj  gjuhësor

si dielli ynë  dhe  hëna  shkëlqimtare

si katër elementet krijuese të natyrës.

 

Shqipëri, muzë  me gjinjë të krijimit

në  të  gjitha  trajtat  t´i je fryma e re.

dritë  ty t ́u  bëftë  gjaku  i  shqipevet

dritë t ́u bëftë gjaku  shkrimor  i  saj!

 

Jam në Kodër të Diellit në  Prishtinë

ndryshimi kufirit s ́është i pamundur

të kaluarën e keqe ne do ta shembim

qëllimi ynë kurrë s ́ka qenë  më afër!

 

Shqipëri e të gjithë shqiptarëve,lëviz

merrja tokat tona  grekut edhe serbit

dhe marsho në udhën e popullit tënd

hap rrugë, nise  Marshin e Origjinës!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, 28.03. 2022

Shperndaje ne
Updated: 28 Mars, 2022 — 19:33

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.