Kasam SHAQIRVELA: PËRÇUDNIME SHQIPTARE

Shkrim nga Kasam SHAQIRVELA

KATANDISJE NDËR NE
(apo përçudnime shqiptare)

Askush nuk po tenton që t’i fajësojë prindërit dhe gjyshërit tanë që na kanë vënë emra fetarë the jo emra të gjuhës sonë dhe kulturës kombëtare shqiptare parafetare, pra emra pellazgë, ilirë e arberorë! Por ama sot t’i emërosh fëmijët e tu me emra fetarë-vlen per të gjitha konfesionet që i ka populli i jonë, kjo dukuri që po ngjet te ne është sa e dhimbshme për popullin shqiptar po aq dhe e dëmshme?!

O shqiptarë të mirë, ma gjeni vetëm një rast nga një popull tjetër që i ka vënë djalit ose vajzës emrin që i takon gjuhës shqipe apo kulturës kombëtare shqiptare?! Jo, nuk mund ta gjeni…! Sepse të tjerët(të huajt) në rend të parë e duan dhe e respektojnë vetveten dhe të vetën , pastaj të tjerët. Pra, çka është kjo katandisje ndër ne dhe përse ngjet kësisoj? Dhe jo vetëm në këtë sferë por edhe në gjuhë ku vend e pa vend përdorim fjalë a shprehje të huaja madje pa ua ditur atyre kuptimin e plotë. Në hisori me entuziazëm të madh e mohojmë, shtrembërojmë madje edhe e përbaltim historinë tonë, në etnokulturë manifestojme dëshirë të zjarrtë të vishemi ashtu si vishen të huajt dhe jo të vishemi me veshjen tonë qoftë tradicionale, pse jo, dhe kombëtare. Shpeshherë del se vetë ne e ndihnojmë asimilimin dhe zhbërjen tonë! Pra të tjerët e gjejnë si të thuash një teren të parapërgatitur dhe vetem na i fusin pykat e çarjes ndër ne, e cila pastaj rezulton me përçarje ndërshqiptare!?
Thuan se besimtarët e bëjnë?! Por Zoti neve na dashti si shqiptarë dhe na krijoji si të tillë, ndërsa emrat ua ngjitën njerëzit,…njerëzve dhe perëndive… edhe në librat fetarë si Bibla, Kurani… etj., ngaqë vetë dora e njeriut i shkruajti!
Dëshira personale apo familjare vjen pas interesit kombëtar.Këtë duhet ta ketë të ngulitur në tru gjithsecili shqiptar që kapet e mbahet për vertikalen që quhet “Shqiptarizëm”… Edhe pse familja është e shenjtë dhe këtu s’ka asnjë dyshim sepse ajo është qeliza që ndërton indet e ata e formojnë trupin me organet e tij që veprojnë sipas një gjykimi e pastaj urdhrit të trurit. E gjitha kjo ngjason me kauzën kombëtare që për bosht të vet vertikal e ka shqiptarizmin i cili nuk ka ngjyrim ideologjik apo fetar por e ka vetëm atë kombëtar. Interesi kombëtar nuk është që ta zëvendësojmë tonën me të huajën aq më tepër kur atë e bëjmë me vetëdije të plotë apo qoftë edhe nga naiviteti banal!
Çfarë përçudnime shqiptare këto?!
Çdo njeri që e beson zotin nuk e beson për shkak të emrit të tij që e mban por për arsye të bindjeve të veta që i ka në mendjen dhe shpirtin e tij…

© K. Sh.

Shperndaje ne
Updated: 9 Maj, 2022 — 16:32

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.