
Jam Ushtar i Ushtrisë së Kosovës
për lirinë e fituar unë betohem sot
me zemër përulem para flamurit,
Kosovën ta mbroj për jetë e mot.
Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,
në shpirt unë barti të sajën lavdi,
betohem në gjakun e të rënëve
për lirinë e Kosovës jetën bëj fli.
Në çdo cep të kufirit të Kosovës,
për çdo pëllëmbë të qiellit me hir
roje gjaku jam i Kosovës dardane
roje gjaku në paqe dhe në luftë!
Kosovë dardane, Kosovë e ilirisë
për nder e kam sot të bëj betimin;
Shteti të Kosovës unë i bëj roje,
me jetë betohem un´para flamurit!..
Autor: Atdhe Geci
The Author

Atdhe Geci
Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik.
Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron.
Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra;
1. “Demonstratat e luleve”,
2. “Antolologjia personale"
3. “Jeta në Letër”,
4. ”Mielli dhe uji”,
5. “Lirikë”,
6. “Dridhjet e barit”,
7. “Atdheu”,
8. ”Erdhëna”,
9. “Arbëreshët”,
10. “Shqipëria”,
11. “Trojet e mia” ,
12. “Rogana”,
13. “Heroika”,
14. “Gacat e prushit”,
15. “Atdhetarët”,
16. “Pasha këtë tokë”,
17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje.
Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria.
Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.
KOMBI SHQIPTARIA
THIRRJA SHEKULLORE-SHTRIRJA TEMPULLORE
POPULL KOMBI SHQIPE-ROKULL LOBI SHKRIPE
QENDËR TË QENDRESËS-ZËMËR E GJERË BESES
BESA BESË ZËR BESËS-SHPRESA KE SHPRESËS
MBAJTJA TERË FJALEN-VAJTJA ZERË IDEALEN
BETIMIN PËR ATDHEUN-SHTEGTIMI ATDKEREUN
FLAMURIN ZERË HIMNE-PRAGURIN PËR TRIMNE
BETIMI PËR BETIMIN-QENDRIMI O QENDRIMIN
FUSHË GJAKU SHQIPET-PRUSH PRAGU SHKRIPET
ANËMBANË MOJ SHQIPE-ZANËN ZANË, MBI PIPE
SHQIPEN O,DYKRENARE-AH,PIPEN HYE DRENARE
PLISAT MË SHKULLORE-PRISAT OU TEMPULLORE
DEGE KOCKE NË PIPEN-GEGE TOSKE O SHQIPEN
KRENE PRAGU O PIPJA-GJENE GJAKU O SHQIPJA
FLUTURO HEJ QIELLORE-KULTURO HEJ DIELLORE
SHQIPONJA E LEGJENDËS-SHKRIPONJA REGJENDËS
ZOGJTË KRYE LEGJENDË-LOGJËT O HYE REGJENDË
QIELLI O PLOT ME YJE-A DIELLI BOTË ME HYJE
MBI PIPE NDËRMJETSUAR-RISHQIPE PËRJETËSUAR
MES QIELLI EDHE TOKËS-SHPRESË DIELLI LOKËS
KRIJIMI POPULL KOMBIT-FLIJIMI ROPULL LOBIT
FORMIMI KOMBIT SHQIPE-NORMIMI LOBIT N’PIPE
GLOBI SHKRIPKA VËRRIA-OU, KOMBI SHQIPTARIA!
10 TETOR 2022 2:08AM NEW JERSEY USA O, NGA
VEPRA NË BOTIM-KRYELEGJENDA SHQIPTARE II