Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci- NË KODËR TË ROGANËS

Të gjithë ndiqemi nga e kaluara

një ëndërr Rogane  e kam pranë

ajo erdhi  si dritë rritje e gjuhës

nga një jetë në ngjizje e dashuri

 

Kam besuar  e besoj tek poezia

tek e bukura e vargut, te prushi

saj, tek flaka dhe e urta e fjalës,

tek njerëzit që  e duan Atdheun

 

Lulet e aty këtushme të fushave

m´i  japin  frymë  motiveve  në

poezi, kjo natyrë letrare e jetës

është shtëpia  ime  dhe  fletorja

 

Kosova  fitoi  në  saje  të luftës

të rënët tanë prehen te varrezat

liria çmimin  e  ka  të shtrenjtë

në luftën  për  liri  edhe  vdiset

 

Rini, jepi  flakë  pasionit  tënd

himni i flamurit  me zë thërret

njerëzit duhen për atë që duan

e kuqja himnit është gjaku ynë!…

 

Atdhe Geci – Roganë, Korrik, 2022

Shperndaje ne
Updated: 22 Prill, 2023 — 16:21

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.