LETËRSIA KOMBËTARE: Atdhe Geci- HYMN RINISË

HYMN RINISË

Autor: Atdhe Geci
– Dortmund, 2023

Rini, je përroi, lumi  dhe  zjarri
pika më e fortë  e  shqiptarëve
je reja e bardhë  dhe vetëtima
je nektari  me poetik i atdheut

Prej zemre më vjen të them të
dua, o lule e gjitha pranverave

e bime nga shpirti  dhe  zemra

je rendje e kombit  dhe ëndrra

Rini, të njoh, më njeh, njihemi
ti je  më atomikja jonë poetike
je zëri  i  vetes në çdo fije bari
je e njëllojtë  si lulet në natyrë

Rini, dorë e këngës së flamurit
kryengritëse e frymës më të re
je rilindësja  e  zërit  shqiptarë
je makina e realitetit të kombit

O  Trojë  e  Rinisë  së  Atdheut
o gjak i dashuruar, shpërthyes
gjirin e ke me plotë të puthura
o më e dashura, rini shqiptare!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2023

Shperndaje ne
Updated: 20 Maj, 2023 — 17:18

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.