Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci- NË LEDHËZ TË ÇAMËRISË

Tridhjetë e gjashtë nëna çame dhe arbanite

u  mblodhën  në  Ledhëz  në vendlindjen e

Pirro Shqiponjës, tek varri ku prehet Heroi

i Çamërisë, për  të  dhënë  mesazhin e tyre

para varrit që  di  shumë  për  të  ardhmen!…

Çamëri, ti që ishe krenari e Epirit shqiptar

nuk qaj për djemtë që ikin në mërgim, por

qaj për kohën që mund ta merr era e ta bëj

pluhur,!Qaj toka ime, qaj bari im i thjeshtë

se dhjetëra shekuj i  kemi  rrënjët  e  Ipeve

eshtrat e të rënëve pellazgë, ilirë e dardanë

Ah, Greqi ty të vraftë gjëma  e  vullkaneve

prej  shekujsh  jemi  të  lidhur  për  varresh

qysh  me  Pirron  Çamëria ishte Republikë,

qysh me Pirron, Greqia  e tëra ishte e jona.

Çamëri, ti  e  di  kush  të dënoi me harresë,

Ligji i Luftës 1941 ishte rrufeja që të vrau!

Çamëri, lufta për liri  na bën të përjetshëm

numëroni vet palat  e  fustanellës shqiptare.

Prej shekujsh  jemi  të lidhur për këtë tokë.

Në  Ditën  e  Pirros, Ditën  e kujtesës sonë

Gratë e  Ledhzës  vrapuam  rreth  shtëpisë

me  flamurin  kombëtar  të atdheut tonë, e

policët grekë u trembën prej këtij vrapimi,

tridhjetë e gjashtë nëna çame dhe arbanite

u betuan të lindin nga një fëmijë më tepër

nga një fëmijë për Flamurin dhe Atdheun!…

Atdhe Geci – Dortmund, Gusht, 2023

Shperndaje ne
Updated: 2 Shtator, 2023 — 10:45

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.