Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci- KOHA HISTORIKE E EPIRIT

Me fjalë të lashta të kryeherit pellazg

me fjalë të shqiponjave të urta dhe të

serta, i them mbesës sime Shqipërisë

dhe mbesave, Dardanisë e Çamërisë:

 

Nuk jemi të kërcënuar nga dashuria,

as nga idetë që shpërthejnë universin

por nga muret që nuk e mbajnë çatinë

i thosha sot Shqipërisë trashëgimtares sime.

 

Një zë i zogjve kumbon qiellit

dhe shkon përtej dritës që unë e shoh

jam në një çast ku s´ guxoj të dehem

që mos të marr kahe të pakalueshme

 

Shqipëri, Dardani, Çamëri dhe Iliridë

ky tekst është një testament i Zeusit,

një tekst i bukës sonë dhe i shpatave

tekst i kënduar në meshën e Dodonës.

 

Ata që provojnë ta kthejnë në pluhur

të kaluarën pellazgo epirote, gabohen

rëndë, pellazgët jemi popull perëndi

nga tre perëndi e krijuam një perëndi.

 

Pellazgët jemi popull me gjuhë të

folme dhe të shkruar, me dijës të

shquar dhe arkitektë me vepra të

mëdha, ngritëm Dodonë e Akropol

qytetëruam Sumerët dhe Egjiptianë!…

 

Tërë antikitetin pellazgë na e mori

Evropa, prijësit e saj Gëte e Volter

na e morën Homerin dhe Sokratin,

dhe gjithë atë pasuri të antikitetit

tonë dhe, sajuan një shtet të paqenë,

sajuan Greqinë që s´ dinte greqisht!…

 

Pellazgët sot s´ jemi popull i vdekur

shqiptarët janë trashëgimtarët tanë,

Shqipëri, Dardani, Çamëri e Iliridë

jemi fjalë e lashtë e kryeherit pellazg!…

Shperndaje ne
Updated: 2 Shtator, 2023 — 10:46

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.