Letërsi Kombëtare: Fadil Shyti – KJO RRUGË JONA?!

Shkruan: Fadil Shyti

Me vëllain dhe shokun e idealit të ribashkimit kombëtar, Nasim Haradinaj, i cili padrejtësisht u dënua, tani po qëndron në burgun e GJ. S, në Hagë.

 

KJO RRUGË JONA?!

Kështu, rrugë e shqiptarëve- atdhetarëve,
Me stuhi të pandalshme,
me bllokadat,-gropa..,
Rruga jonë drejt Ribashkimit me Nënën Shqipëri:

Dje, na burgosi,
na syrgjynosi,
na vrau, Jugoserbia titiste,
Tani, po na ndjekë, persekuton, -po na burgosë, po na vret,
-E keqja, reaksionarja, Eulooopa!
6 Tetor, 2023

NJË TË VËRTETË E DI?!

Një të vërtetë,
fort mirë e di,
-Kjo e dëshmuar
në histori!…

Ende s’e kam thënë,
sa duhet?!…
Sot, po e them botërisht, sinqerisht, njëherë e përgjithmonë!

Po e them,
me bindje të plotë,
Sa miliona e miliona herë:

Në trojet tona shqiptare,
Në njëmijë vitet e ardhshme,
-bardha-dite…

-Ndoshta,
Shqipërisë Etnike,
-Përsëri,
Do t’i lindë,
Një Shqipo Enver?!…

Vetëm Ay dijti e mundi,
Të bëjë shtet Shqipëri…,
Shqiptarët dhe shqiptaret,
Të kenë nder dhe krenari!

Kjo do të kuptohet nga të gjithë njerëzit e ditur,
herët a vonë:

Vërtet, se kush ishte gjeniu ynë,
Çfarë bëri mrekullira,
Ay burrë:

-Vetëm të gjorët,
horret dhe horrat,
për mend…,
Nuk do ta kuptojnë kurrë.
5 tetor, 2023

 

MADHËSHTORËT E LIRISË!

(Kushtuar demonstruesve të 1 Tetorit, 1997).

Shihni fijet-çeliqe, flokët e mendjendriturit, Albin Shqipërisë,
-Si ato të Çerçiz Topullit,
Dishepullit të shqiptarisë!

-Të pathyeshmit, petrit,-sokol djali,
I kanë hapur flatrat,
-Përballë rrebesheve të robëri,-stuhisë…

Nuk tundet, more jo, nuk tundet mali,
Përballë, armiqve dhe tradhtisë!

Si Shqipoja, në marshim,
Vrik rrufeshëm, kur zbret prej mali!

Profesori, Ejup Statovci, qëndroi në ballë,
-Dëshmoi heroizmin,
Ay, vigan i rrallë!

Rinia heroike,
E theu armikun,
Rinia titanike,
E mbërtheu…

Durim Turpin pacifist-titist,
“Në krye”,-me Kukum Ligun!

Përpara , Kosovë –Shqipëri,
Në sheshe dhe llogore- beteja…

Do të fitojmë, o Nënë Shqipëri,
Me qëndresë e besë…
Ndë Epoka të Reja!

“SHPËTOI” KJO JONA SHQIPËRI,
ME “BUKUROSHEN” DEMONKRACI!

Oh, “lumë”, e “lumë” për ne! …
“E shpëtuam”,-e zezuam, këtë atdhe!

Erdhën, për “mrekulli”, kohë të “arta”,
Për realizime, dështime,
-dëshirash të zjarrta!

Tani, rreth dy milionë shqiptarë, “deti i freskoi”,
Kush kah sytë këmbët,-theu qafën e shkoi!

Tani, “fitoret” po lulëzojnë,
Turpet dhe krimet,
-shqiptarët po i shkatërrojnë!

Janë bërë përditshmëri;
-si s´ka më keq e më zi,
Droga, vëllavrasjet, prostitucioni,

Shqipëria, po vuan,
po zien,
Shqipëria, po sundohet,
nga reaksioni!

Tanj,-për disa, mish boll po ka…
Po, jetojnë në lukse,
lart në pallate,

Të tjerëve,
po u mungon buka,
në sofër për darkë!
Jetën e bëjnë mizerje,
-si hije, ndaj nate…

Sa shqiptarë janë vetëvrarë nga varfëria?!
Sa të tjerë, janë vrarë nga armiku dhe tradhtia?!

Janë vetë-vrarë,
e vrarë,-sepse…
Ju mungoi dhe po ju mungon…,

Në krye të shtetit, Madhështorja, Parti e Punës!
Ah, a keq!
Sot, ju mungon gjeniu, Enver Hoxha!

-Kurrë nuk lejuan,
me Shqipërinë,
Të tallej, as të çmallej, bota!

Fadil Shyti, 1 Tetor, 2013

Shperndaje ne
Updated: 7 Tetor, 2023 — 17:59

The Author

Fadil Shyti

1 Comment

Add a Comment
  1. Selman Dervishi-Mani USA

    ILIRO SHQIPTARISË

    NGA AUREALI DARDANO ILIRE
    NGA IDEALI ALBANO RI-HIRE
    EPOKAT O TROJET SHQIPTARE
    ME TOKAT PLOJET SHTIPZARE
    VULE IDENTITETI M’E LARTË
    LULE INTEGRITETI I ZJARTË
    STRUKTURAT ETNIKE SHQIPES
    KULTURAT EPIKE T’SHKRIPES
    QË NGA DYNDJET RUSOSLLAVE
    QË NGA MBYTJET PUSOSHKAVE
    ME DHUNË PO EDHE PËRDHUNË
    MË FURTUNË O EDHE FURGUNË
    KANIBALË TERË KANIBALIZËM
    TRANDIVALE TRANDI-VALIZËM
    HOLOKAUSTE MË GJENOCIDALE
    ROLOMAMUZDE MË ETNOCIDALE
    PËR SHFAROSJE O MË TOTALE
    PËR ZHVAROSJE ZER GLOBALE
    PLOT VARRE O VARRE MASIVE
    PLOT ZJARRE ZJARRE MAFIVE
    NUK NGOPËN DOT O, ME GJAK
    NUK KOPEN ORE ZOT ME PRAG
    FARE RIHIRO SHKRIPKAVRISË
    MBARË ILIRO O SHQIPTARISË!
    VARGJE DORËSHKRIM-VEPRA 26
    “KRYELEGJENDA SHQIPTARE 3”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.