Histori Kombëtare: Skender Jashari – Gjergj Kastrioti në Betejën e Nishit dhe Kisha e Tij në Rahovicë

Si sot 580 vite më parë, më 3 nëntor 1443, ndodhi Beteja e Nishit dhe 2-3 ditë më pas më 5-7 nëntor 1443, qëndrimi i Gjergj Kastriotit edhe në Kishën dhe Manastirin e fshatit Rahovicë.

Më 1 janar 1443, Papa Eugjeni IV, publikoi një enciklikë me të cilën shpallte Kryqëzatë, që thërriste vendet Europiane dhe kërkoi nga kleri katolik që taksën e të dhjetave ta dislokonin për të financuar fushatën ushtarake. Ky organizim mori përkrahje të gjerë në vendet Europiane, përfshirë edhe të krishterët e Ballkanit, e që më 22 korrik 1443, mbreti Vladislav III filloi fushatën ushtarake kundër Perandorisë Osmane, nga qyteti Buda me 35.000 ushtar. Forcat e tilla, marshuan nëpër Ballkan për 4 muaj nga shtatori 1443 deri në janar 1444. Edhe Gjergj Arianiti i sulmoi në shtator 1443 forcat Osmane, duke çliruar shumë pjesë të Arbërisë, ku iu bashkuan edhe Gjiin Zenebishi, por në afërsi të qytetit të Kosturit u sulmuan dhe u shpartalluan nga forcat osmane.
Beteja e Nishit dhe afër Kunovicës, në vetëvete ka 5 beteja të ndryshme, ku Janosh Huniadi e sulmoi garnizonin Osman në Nish, duke e marrë kontrollin e qytetit, e pastaj duke u zhvillu edhe 3 beteja të tjera kundër ushtrive osmane, që shkonin në drejtim të Nishit. Forcat e 4 ushtrive osmane të shpartalluara, u baashkuan dhe ato ishin nën komandën e Bejlerbeut të Rumelisë arbërorit Kasëm Pashës, Turhan Beut( guvernator i Thesalisë), Isak Beut( sanxhakbe i Shkupit) dhe Gjergj Kastriotit. Dy ushtritë kundërshtare ishin vendosur në dy brigjet e lumit Morava, kurse më 3 nëntor ushtria e Huniadit me rreth 10.000 ushtar kaloi lumin dhe sulmoi ushtrinë osmane. Kasëm Beu u frikësu dhe filloi tërheqjen por kur pa se Huniadi kishte më pak forca filloi kundërsulmin, por në momentin vendimtar Skenderbeu braktisi fushëbetejën, duke i mbledhur kalorësit arbëror pranë vetes, duke shkaktuar edhe tërheqje të plotë të ushtrisë osmane, kurse historian Osman e thotë që Alfonsi i Napolit e kishte nxitur Gjergj Kastriotin për këtë plan. Historian thonë që Huniadi dhe Gjergj Kastrioti kishin marrëveshje sekrete për këtë betejë sepse kishin kontakkte të shpeshta, ose që marrëveshjen e kishin bërë pak para betejës, apo gjatë betejës. Ashtu edhe Barleti thotë:”… Skënderbeu ua kishte bërë të ditur planet e veta hungarezëve dhe se kishte vënë në dijeni më parë me anë lajmëtarësh Huniadin për çdo gjë dhe e kishte grishur me dëshirë të madhe bashkë me fuqitë e tija. Sido që të ketë ndodhur, unë nuk ngul fort këmbë për ta pohuar, sepse nuk e kam të sigurtë. Por unë do të besoja këtë: se të gjitha janë kryer me llogarinë më të madhe, mbasi edhe përfundimi i luftës, i cili është shpesh një gjykatës jo i padrejtë i planeve, këtij mendimi ia jep votën.”
Me atë rast Gjergj Kastrioti kishte përcjell me vëmendje myhydarin( sekretarin) e Sulltanit Reis Efendinë( të cilin e vrau bashkë me disa ushtar turq, të mos i shkonte lajmi Sulltan Muratit II) që e shoqëronte Kasëm Pashën e të cilin e mori peng, të cilin e detyroi t’ia lëshonte një ferman për ta emëruar subash të Krujës.

Sipas gojdhanava që janë përcjellur tek Shqiptarët katolik të Luginës së Preshevës, theksohet datat 5-7 nëntor, por më shpesh theksojnë nëntorin 1443. Gjatë kthimit të Gjergj Kastriotit, gojdhanat e popullit Shqipëtar( pra Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës, ende e ruajnë Kujtimin për të). Thonë që kaloi nga Gryka e Somolicës nëpër fshatrat në anën perëndimore( pra rrëzë maleve të Karadakut). Kampimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij, u bë në fshatin Rahovicë, tek Kisha dhe Manastiri i Artilevicës, e që pastaj u quajt nga populli yn si Kisha dhe Manastiri i Shën Gjergji( kurse serbët në shekullin XIX dhe XX filluan ta indentifikonin si Shën Gjergjin e Kapadokisë e jo për Gjergj Kastriotin). Subkoshienca e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës( nënkupto Shqipëtarëve katolik), deri më sot kujtojnë “Gurin e Skenderbeut”, “Manastirin e Skenderbeut”( ndryshe manastiri i Rahovicës), “gjurma e kalit të Skenderbeut”, “sofra dhe kampi i Skenderbeut”, “kampi i ushtrisë së Skenderbeut”,”rrugën e Skenderbeut”, “Prroi i Markut” etj. Ndërsa anën e djathtë të fshatit ndodhet Kisha e Artilevicës( e sllavizuar Arhilevica). Koha e ngritjes së kësaj Kishe Katolike, daton nga vitet 1400, edhe pse disa burime theksojnë ndërtimin e saj 6 vite para lindjes së Gjergj Kastriotit. E që edhe kjo Kishë ishte pjesë e Manastirit të Hilandarit( që në shekullin XIV, përmendet në hartën e Despotes Jevdokija dhe të birit të saj Konstantinit). Manastiri i Hilandarit i njohur për përkatësinë e tij dhe lidhjen me Familjen dhe me vetë Gjergj Kastriotin.
“Guri i Skenderbeut” i cili ndryshe quhet Kacipupi, me rastin e qëndrimit të Gjergj Kastriotit në fshatin Rahovicë, në majën e këtij shkëmbi, ishte “sofra e Skenderbeut”( vendi ku ushqehej), ndërsa disa metra më tej, në një lëndinë në maje të këtij shkëmbi, ishte emërtuar “kampi i Skenderbeut”( vendi ku ishte vendosur kampi i Skenderbeut).
“Manastirin e Skenderbeut”( ndryshe quhet Manastiri i Rahovicës), sot vetëm themelet kanë mbetur. Një pjesë e kalorsisë ( gojdhana jepte shifrën e 50 kalorsëve) së Skenderbeut, nën komandën e një kalorësi të quajtur “Mark” sipas gojdhanës, ishin vendosur në këtë pjesë. Qëndronin fshehur nga syri i garnizonit Osman në Tabanoc. Madje gojdhana e identifikon vendin si “rrafshina e Manastirit”, ku thuhej që natën qëndronte kampi, kurse gjatë ditës ai zhvendosej tek “Prroi i Markut”, më saktë tek “Kodra e Shemtë”. Kjo njësi ishte si mbrojtëse dhe mbështetëse e Kampit të Gurishtes. Si prej Gurishtes, ashtu edhe prej Manastirit, tërësisht shihet pjesa e Tabanocës( ku ishte vendosur kampi Osman, po ashtu edhe pjesa totale e “rrugës turke( xhades osmane).”
“Gurishtja”, vendbanim i lashtë iliro-dardan, por që në Motin e Madh, ishte vendosur “Kampi i Ushtrisë së Skenderbeut.” Gojdhana e jepë versionin, që gjatë natës kampi vendosej në Gurishte, kurse gjatë ditës zhvendosej anash saj deri afër Kacipupit.
Rruga e Gjergj Kastriotit, ishte quajtur rruga nëpër të cilën Gjergj Kastrioti vazhdoi rrugën për Kthim në Krujë. Sot kjo rrugë quhet “rruga e Vrajës” apo “rruga e Muhaxherëve.”
Rrugëtimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij, vazhdoi nga Gurishtja( Kampi i Ushtrisë së Gjergj Kastriotit), duke ndjekur rrugën e Gjergj Kastriotit, për të kaluar në pjesën e sipërme të Preshevës( Preshevën e Vjetër), pastaj për t’u ngjitur rrëzë maleve të Norçës( N’orës, emërtimi i vjetër sipas gojdhënës), ku edhe gjendet “Gjurma e kalit të Skenderbeut.” Kjo gjurmë, interpretohej duke glorifikuar madhështinë e kalit të Skenderbeut, i cili nga ai vend kishte nisur vrapimin malit përpjetë, ku në shkëmb edhe sot, shihet gjurma e patkoit. Rrugën e kishte vazhduar për në Karadakun e Llojanit( Kumanovës), prej nga kishte shmangur ndeshjen me garnizonin osman të Tabanocës.
Historiografia sllave, i sllavizoi dhe tentoi t’i tjetërsoj Kujtimet dhe Faktet për Motin e Madh, duke tentu shkëputjen e Lidhjes së Shqipëtarëve të kësaj ane me Skenderbeun. Mjafton të shikohet, në Kadillëkun e Vrajës, ka dhjetra Kisha dhe Manastire të cilat janë të emërtuara në emër të Shën Gjergjit. Disa nga Kishat dhe Manastiret e Kadillëkut të Vrajës, kanë qenë mikpritëset e Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së tij, gjatë Kthimit për në Krujë. Mirëpo aludohet në Shën Gjergjin e Kapadokisë( edhe ky me prejardhje Ilire), kurse Shqipëtarët katolik të kësaj ane e identifikojnë Shën Gjergjin me Gjergj Kastriotin. Madje Lugina e Preshevës( e më gjerë), pra edhe pjesa e Karadakut, njohin Shën Gjergjin si “pajtorë” të tyre.

Më:03.11.2023

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 10 Nëntor, 2023 — 23:23

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.