Arti dhe Kultura Kombëtare: Kasam Shaqirvela- FLLADITJET TONA LETRARE

NE DHE NGJARJET LETRARE
(Flladitemi në hijet e letërsisë së kruzhoqeve)

Autor: Kasam Shaqirvela

Ka kohë..dhe moti bile që, jo vetëm në Shqipërinë Londineze por edhe në Kosovë, Maqedoni… Luginë, Anamal(Malësi), Çamëri por edhe tek arbëreshët dhe diaspora shqiptare, në përgjithësi,..me përjashtim të rasteve që ka edhe letërsi të mirëfilltë,…por ne e kemi fjalën për masën e madhe që identifikohet si letërsi shqiptare këtu brenda e përjashta, asaj i ka ngelur ora prapa, i ka mbetur vetëm emri sepse,.. ngjarjet që lidhen me këtë emër iu vjen era “turli tavë” madje të gatuar nga kuzhinierë çirakë….si në trajtimin e temave por edhe të narracionit e konstruktit letrar qoftë të atij poetik qoftë të atij prozaik, me një semantikë të zbehtë dhe me deformime fjalësh si nga aspekti i drejtshkrimit poashtu edhe nga përdorimi vend e pa vend i fjalëve të importuara më shumë nga “gastarbajterët” tonë, të cilët përveç kapitalit që e sjellin në atdhe i sjellin me vete edhe disa fjalë të zhargonit komunikues të rëndomtë por dhe “adete e tabijate” jo fort të pëlqyeshme…
Njëmendësia ..letrare e social-realizmit vetëm ka ndërruar petkun, nga ai i kuq(rozë) në atë të kaltër(blu), kurse “de facto” skeleti i saj është po ai i kruzhoqeve ..bolshevike,..i lozhave partiake, apo lobeve konformiste të grupeve me individë “unë për ty e ti për mua”…?! Mozaiku kombëtar i krijimtarisë letrare ka mbetur me fotot bardh e zi të figurave krijuese shqiptare pa u freskuar e pasuruar pse jo dhe plotësuar me foto nga krijues të kohës së sotme.. të cilët nga mosha datojnë prej kohësh por ishin të anatemuar nga sistemi që lamë pas..por çka ndodh dhe në këtë sistem të pluralizmit partiak që në kokën e udhëheqësve në të gjitha fushat e jetës mbisundon dhe vepron njëmendësia si trashëgimi e pakontestueshme e gjenit njerëzor pak a shumë me tru të shpërlarë nga idealizmat si shpikje e kohës moderne…
Po, ka si nuk ka edhe shkrimtarë të mirëfilltë populli shqiptar, andej e këndej Drinit,…madje edhe përtej sinorit, matanë Kontinentit të Vjetër deri në Amerikë dhe jo vetëm….por këtu, në Ballkanin(Ilirikun) tonë të zymtë, zëri i krijuesit të lirë, me vertikale, nuk përfillet,.. ai madje ngulfatet nga lozhat partiake në pushtet… që vijnë e i servohen publikut nëpër trajta e forma perfide, nga më të ndryshmet, të sajuara prej shoqatave të udhëhequra nga krijues oborresh, persona plagiatë të shkathët, deri te mediokër të përçudnuar që shesin mend e mbajnë ligjërata sikurse të jenë predikues fetarë ..para “umetit” dele, që detyrimisht duhet ta pranojë “dersin” e tyre të “përshpirtshëm”..?!
Pra, në kuptimin formal akoma kemi letërsi e cila lëngon nga diktati i porositur,… qoftë me dije apo me padije, qoftë me vetëdije apo pa vetëdije, tashmë, jemi dëshmitarë se kjo po ndodh te ne,.. me përjashtim të asaj letërsie e cila krijohet nga krijues letrarë të pavarur, krijues të fjalës së lirë të cilët kanë: dinjitet njerëzor, guxim intelektual e kapacitet të diturisë për të bërë letërsi të shëndoshë dhe kontemporane(bashkëkohore)…e cila përveçse do t’i qëndrojë kohës së tashme, duke konkurruar me letërsitë e tjera botërore, ajo do të jetë(duhet të jetë medoemos) e tillë që do të zgjojë interes studimi edhe për brezat në kohën e ardhshme…!

© Kas Vela

Shperndaje ne
Updated: 25 Nëntor, 2023 — 09:38

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.