Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci- KËNGA E ZOGUT HERAK

KËNGA E ZOGUT HERAK

e ka kuptimin e këngës së pakënduar

është muzikë, art pamor, një jetë arti

me një qiell hyjnor  yjesh  dhe  diell

Në Roganë  dhe gjithandej Kosovës

një zë himni  vlon nga gjiri i atdheut

zhurmë  bën  heshtja  që  nanuris, sa

herë himnohet  kënga e zogut herak!…

Në Roganë  ndjej  një ndjesi të fortë

një ndjesi  të  një fryme më ndryshe

e ndjej unë furinë e zemrës së dheut

tek i bie kitarës me këngë herakësh!…

Në  Roganë  dhe  gjithandej atdheut

çdo njeri e di si lëvizet  dhe si bëhet

qasja më e mirë për  një  revolucion,

ai i bukuri i ardhshëm  është atdheu!

Në Kodër të Brijës  te Kepi i Pemës

një kaçubë rrënje më ka  pas  thënë;

jam pak e vogël dhe s´kam aq shtat,

por vesë prej barit unë pijë çdo natë…

 

Atdhe Geci – Roganë, Gusht, 2023

Shperndaje ne
Updated: 5 Dhjetor, 2023 — 10:58

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.