Letërsi Kombëtare: Selman Dervishi- ZEMËR KRYLEGJENDA

ZEMËR KRYLEGJENDA

Zemër më bujare, emër më krujare,
Zemër Shqiptare, emër shndrit-fare
Nderë zemër-ore, vlerë emër prore
Për nga mikpritja e, nga pikë ngritja
Ti oj Nenë Tereza, qeneje për-breza
Trima Arbërorit, ndihma skamnorit
Zemër e mëshirës, më emër dëshirës
Zemër që na kalli, emër që na ngjalli
Vatër o burrërore, kaltër o gurrë-ore
Fjalët o, për zemër, idealet për emër
O besa Shqiptare, shpresa zdritë-are
Mburoje e atdheut, kurore e at-kreut
Pëllëmbë-pëllëmbë, këmbë o këmbë
Zëmër or, nga i zoti a, emër Kastrioti
Gjergji Skënderbeu, gjegji këtij dheu
Bashka o grand-ëma, dashka Adema
Heeej, krye-legjenda o, hye-regjenda
Emër tokë tek qielli, zemër loke dielli
Triumfoi Shqiptaria, rigufoi tipka-vrria
Zemër o prej gjakut, emër hej, pragut
ABC-ja moj abetare, ADN-a Shqiptare
Rizgjuar kodi rende, çliruar kontinente
Emër hyregjenda o, zemër krylegjenda!
11 korrik 2023 Karolina e veriut USA

SHPIRTI PA VDEKUR
Varre mbi varre, varre masive
Zjarre ri zjarre, zjarre t’mafive
Ashta ri ashta, skelete e trupit
Rashta, rashta, ngele te turpit
Shqitja kombit, vreri gri korbit
Ngritja të robit, zëri i prir lobit
Lumej ke gjaku, gurgullo lugut
Kurrnej pragut, mugullo kukut
Lehona nderit, porsa e lindura
Jehona e zërit, kosa e ngritura
Thithja bebes, nenën e vdekur
Grithja gjenës, krenen e prekur
Tubë viktimat, terë masakruara
Turbe si krima, lerë kasapruara
Toka dhe qielli, zbuluar kasapë
Koka e përfilli, tubuar o kasapë
Lajme të botës, me informimet
Qajme të kotës, ndër intonimet
Shpirti Shqiptari, heroje atdheu
HirtI shqip zari, therroje at-kreu
Qielli edhe toka, përkulje e zotit
Dielli edhe koka e me vule motit
Hirti pa prekur, i pajton viktimat
Shpirti pa vdekur, vajton jetimat!.
10 janar 2024 6:40pm N.J. USA

ZËRI I LIRISË
Ktheu o shpirti i nenës, rrëfeu or hirti i gjenës
Shpirti o i nenës tendë, hirti i gjenës të rendë
Nenës tëndë t’gjakut, gjenes rënde të pragut
Gjakut gjakuar zemër, pragut praguar n’emër
Zmër nenë terë birin, emër gjenë më të mirin
Biri i humbur golgotë, dëshiri trumbur kotkotë
Golgotës prej armikut, kot kotës o hej trafikut
Armikut o shekullorë, trafikut ore tempullorë
Shekullore gjak pirës, tempullore, prag shirës
Gjakpirës Shqiptraisë, pragshirës pipka vërrisë
Shqiptarie shfrarosje, shtipkavërrie zhvarrosje
Shfarrosje tek zjarre, zhvarrosje oh, ndër varre
Me zjarre flakëruara, ndër varre o të hakërura
Flakëruara shkrumbe, hakëruara more trumbe
Shkrumbe hiri i furrës, trumbe or, i nxiri turrës
Furrë metalesh t’larta, turrë ideale tek zjarrta
Të larta moj flakadanë, të zjarrtat oj, Dardane
Flakadane pishe e qiri moj, Dardane trishe hiri
Pishe qiri fund tunelit, ishe hiri mund burgelit
Fund tuneli rreze drite, tund gureli breze prite
Rreze drite shpirt nenë, breze prite hirt krenë
Shpirt nenë gjak zemër, hirt krenë, prag emër
Gjak e zemër gjerë lirie, prag emër Shqiptarie
Zëri Ilirie o, Shqiptaria; nderi lirie pipka-vërria!.

29 gusht 2023 3:48pm New Jersey USA

Shperndaje ne
Updated: 24 Shkurt, 2024 — 18:21

The Author

Selman Dervishi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.