Nuk arrijmë ta dimë se kush është miku ynë

uck_betimi

“Shqipëria është mëma ime”

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

“Shqipëria është mëma ime”-them unë sepse edhe ashtu është në të vërtet. Kam lindur në tokën e Shqipërisë Etnike, në Dardaninë e shenjt dhe në këtë toke do të vdes përgjithmonë, nuk do të pranojë të vdes diku tjetër.

Jam krenar se cfarë lloj historie kemi , një histori e cila nuk guxon të na vjedh askush sepse historinë që e kemi ne nuk e ka askush dhe askush nuk do të mund ta vjedhë sepse e ka të ndaluar që ta vjedh.

“Kur sllavët dolen nga shpellat, shqiptarët kishin kryer ciklin e tyre të lashtë”- kishte thënë patrioti ynë At Gjergj Fishta dhe kjo thënie është dokumenti më i mirë që ta vërtetojmë se shqiptarët janë të lashtë sa vet europa.

Kemi pasur shumë armiq e pranoj edhe unë këtë. Armiq deri tek më i keqi, më djallëzori. Më mirë të mos i përmend sepse ata e dinë se kush janë dhe do të jenë ashtu sa të ketë jetë në këtë tokë.

Shumë shqiptarë thonë ” Neve nuk na do askush, dhe askush nuk do na dojë neve por nuk e di pse nuk na duan neve si komb i mirë ?”

Kurse unë them se kush është miku ynë ?
Kush mund të na dojë neve ?
Si mund të fitojmë simpatinë e të tjerëve ?

Por askush nuk po më kthen përgjigje sepse nuk e dinë se c’të thotë për këtë pyetje të vështirë.

Neve nuk na donë askush sepse ata e dinë se historia jonë është një histori e frikshme që asnjë komb tjetër nuk kishte dashur ta ketë. Përse na ndanë ? Përse u zhbëmë ? Përse jemi tani si jemi ?

Ku i dihet por përgjigja ime është se Konfernca e Londrës na ndau sepse nuk na kanë dashur kurrë, për këtë arsye na kanë ndare në katër pjesë, në pjesëza të vogla ku ato pjesëza të vogla janë pjesëza të historisë sonë reale e jo asaj imagjinare sic thonë disa të tjerë, por në atë histori të mbështetur në fakte reale që nuk duhet kurrë të bëjnë me ekstremizmin e nacionalizmin e së shkuarës.

Antifashistat thonë se ne dëshirojmë një botë pa luftëra, që të pajtohen të gjithë popujt pa dallim rrace apo feje kështu thonë ata, por ne nuk mund të pajtohemi kurrë me armiqët tanë. Nëse bashkohemi do të jetë e gjitha tjetër, pikërisht këtu buron frika e Europës e cila na ndjek pas pa mbarim.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.