Beteja e Kosovës (1389)

gjergj_arianitixdggddgShkruan: Brilant Gashi

Beteja e Maricës e vitit 1371 u hapi rrugën e osmanëve për pushtime të reja në Ballkan. Shpejt ata pushtuan Sofjen , Nishin dhe synonin që të depërtonin në Arbëri , Serbi , Bosnjë etj.

Gjatë depërtimeve të tyre në Ballkan , ata shpesh bashkëpunonin me sundimtar vendas të krishterë. Por , kur depërtimet osmane u intensifikuan sundimtarët ballkanas e kuptuan rrezikun që u kanosej.

Kjo i detyroi ata të lënë grindjet mënjanë dhe të bashkëpunonin mes vete për të parandaluar osmanët. Në këtë koalicion ishin edhe sundimtarë me origjinë shqiptare si : Gjergj II Balsha , Theodor II Muzaka , Gjon Kastrioti etj. kurse komandant i përgjithshëm i forcave aleate ishte princi serb , Car Lazar Hrebelanoviq.

Sulltan Murati I pasi mblodhi ushtrinë e tij , në qershor të vitit 1389 arriti në Kosovë. Mendohet se forcat e kundërshtare u ndeshën në Fushë Kosovë , më 15 qershor 1389 , megjithatë ende nuk mund të flitet saktë për lokacionin.

Shumica e ushtarëve anti-osman ishin të besimit të krishterë.

Në këtë betejë të përgjakshme ishin forcat osmane ato që dominonin për shkak të numrit të madh të ushtarëve që ishte 100.000 ushtarë kurse numri i ushtarëve të koalicionit ishte 40.000 nga kombësi të ndryshme.

Beteja përfundoi me fitoren e osmanëve por një luftëtarë me origjinë shqiptare , emri i vërtet i të cilit ishte Mëhill Nikoll Kopiliq , arriti të depërtoi deri në afërsi të Sulltanit dhe e vrau Muratin I.

Më pas osmanët në shenjë hakmarrje prenë kokën e princit serb Lazar të zënë rob. Këtu fillon shtrembërimi i historisë ku serbët e kanë përvetësuar , duke thënë se Kopiliqi ishte serb me emrin Millosh Kopiliq (Obiliq).

Sidoqoftë fitorja e osmanëve në betejën e Fushë Kosovës 1389 lehtësuan osmanët që të pushtonin krahina të Shqipërisë dhe të Ballkanit dhe shtuan edhe panikun e sundimtarëve shqiptarë që shumica e tyre u bënë vasal të Sulltanit.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.