Artan Puto, një yll në qiellin e ”jazegjive”

Eduard_marrovFahriu_reja_fotoShkruan: Fahri Xharra

Kur turpi futet në mendje dhe e krijon ndjenjën e krenarisë. Kur turpi ta mbush mendjen qe s`e je duke bërë shumë. Kur turpi bëhet pjesë e pandashme e jetës dhe e veprimeve . Kur turpi te jep guxim që t`a kesh krenari , atëherë shkon pikë për pikë në zbatimin e këtij urdhri: «Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij!..Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re !!…..

Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe !!»…..Po kush janë këta që me ngulm po punojnë në zbatimin e asaj që u tha më lartë? Pra kush janë këta ”jazegjinj” që po mundohen të na fshijnë kujtesën dhe po duan të na shkruajnë libra të reja ,të na krijojnë një histori të re dhe me këtë të na tjetërsojnë në atë mënyrë që nesër mos ta njohim vetveten.

Artan Puto i lindur me 1969, tani profesor universitar; të cilin kalimtarët në rrugë ende e njohin si yll i ”Tomkës dhe shokët e tij” , një nga filmat më të popullarizuar për fëmijë të kinemasë së Shqipërisë, një i privilegjuar i regjimit të atëhershëm del me një pyetje”Historia e një personazhi historik apo e një monumenti kulturor?

Pra fjalën e kam për një ”yll ” të rinj ,por tani në qiellin e ”jazegjive” i cili në bashkëpunim me ”qyqen në folenë e shqiponjave (Fatos Lubonja)”” kanë filluar ta rishikojnë historinë me një qëllim të pastër si loti :” Të shkatërrojmë Historinë e Shqiptarëve, të shpikim një histori të re për ta. Por vallë këto ”yje” dhe këto ”qyqe” si u bashkuan ,si i bashkoi qëllimi i njëjtë. Njeri me të kaluar të të persekutuari ,të burgjeve dhe të hjekurit keq e tjetri artist filmi si i vogël ,artist në shkollë si i rritur dhe ngrënës çokollatash kur të tjerët as që ia dinin shijen ? Por kësaj radhe do të flas për atë të privilegjuarin.

Por, çka nuk ndodhë kur humbet kujtesa ,harrohet vetja dhe ja ç`ndodhë: emrat e shumë politikanve grek qe janë shqiptar: Arvanitopulos, Arvanitidis, Banjas, Bouras, Bouzalis, Gjulekas, Sgouros, Hekalis, Repushis, Gjokas, Panushi, Bukura, Barbarushi, Miho, Lafazanis, Barkas, Dendia, Kaili, Repas, Meksi, Dukas, Karypidis, Kolas, Koroveshi, Kuveli, Lapi, Manushi, Labiri, Lanis, Lasko, Nako, Çarçonis, Çokas, Curis, Xhimas, Xhavaras, Dhimas, Bezha, Çumanis, Vretos, Zhogas, Kondo, Shkondras, Makripidhis, Zisi, Panaritis, Halvatzis Arapoglous… e që as që duan të dinë për të kaluarën e tyre.

Artan Puto shkruan.: “ Trajtimi që i bëhen ende figurës së Skënderbeut në Shqipëri ndihmon për ta mitologjizuar atë, dhe në fund publiku nuk mëson historinë e një personazhi historik, por atë të një monumenti kulturor.”

Athua me këtë po i bëjmë kritika historiografisë sonë skajshmërisht të ”ideologjizuar” apo po duam të hedhim ” dritë” me ” kontribute shkencore që na sjellin më afër kohën e Skënderbeut: ”E tërë lufta e Skënderbeut një gjakmarrje personale.” Përfundim i përmbaruar. Iu lumtë!

Sipas ”yjeve” të qiellit të ” jazegjive”studimet e serbëve,grekëve dhe ”zviceraneve ” qenkan shkencore dhe objektive, ndërsa ato te shqiptareve mashtrime, ideologjikisht të skajshme. Rishikim do të thotë të shikohen me objektivitet te gjitha faktet,ndër kohë që po synohet tjetërsimi i historisë duke u thirrur në kozmopolitizëm dhunshëm, i shoqëruar me radikalizmin fetar dhe krahinor. E si mund të jenë objektive qasjet e Artan Putos që kërkon të shtroj shtratin e favorshëm dhe bindës për tezën që shqiptarët nuk ekzistojnë, janë një krijesë e pas shkeullit XV-të ; se në këtë vijë vjen edhe Skenderbeu serb, Ali Pasha turk, Ismail Qemali zyrtar osman që në kohën e lirë ”merrej me fjalëkryqe dhe pavarësira”.

Pra, në thelb Skënderbeu ne na është ofruar si një personazh-mit, për të cilin duhet të jemi krenarë, por nuk kemi dije të sakta , dhe ato do të na i plotësojnë ata që janë sulur me të madhe :”Të shkatërrojmë Historinë e Shqiptarëve, të shpikim një histori të re për ta”.

Artan Puto, i privilegjuari kohës i rikthehet ciklit të urrejtjes antishqiptare si cikël menstruacionesh. Pa u mbyllur cikli hënor, duhet që të del me ndonjë vështrim të ri e me qëllim të krijimit të njeriut të ri pa mbamendje, apo me një tip të ri të Alz-Heimerit që mbamendja të fillon vetëm nga shekulli i XV-të dhe me një përzgjedhje të me” marifet”

të ”fakteve” të cilat do ta kënaqin urdhërdhënësin.

”Ylli ” i ri në qiellin e turbullimit të qenies dhe vetëdijes shqiptare shkruan me porosi. Shkruesi ( tur.Yazeci) me porosi është shumë më i rrezikshëm se vrasësi me porosi. Porositësi e vret dhe e humb një figurë nga bota me ndihmën e ”guximit” të vrasësit me porosi. Por shkruesi me porosi ( tur.yazmak-me shkrue) në këtë rast na del shumë më i ”efektshëm” shumë më i frytshëm se ai i vret mendjen e mijëra lexuesve e në këtë rast, të atyre që janë jo mirë të njoftuar me të vërtetën, që janë labil në mendimet e tyre , ia vret mendjen e lexuesve të rinj nga mosha që përgatiten për një ardhmëri.

Nuk është puna se është dikush kundër përpjekjes së Artan Putos për studime, kërkime, sprova, zbulime shkencore e akademike, por, kam frike se Artani e ka kapur keq dekonstruksionin. Më dhimbset.

Artan Puto me një rast shkruan: “ Nëse ne flasim për nacionalizmin shqiptar me botëkuptimet e reja, atëherë shohim se kombi shqiptar u krijua gjatë komunizmit. Ishte një komunitet homogjen i cili jetonte në një shtet shumë të centralizuar me një mbi kontroll të madhe. Shteti e përhapte një kulturë zyrtare nëpërmjet armatës, administratës politike dhe sistemit edukues. Shteti e integronte këtë komunitet në një kulturë nacionale”

Të flasin në këtë mënyrë analistët apo historianët nga Trekëndëshi i Bermudeve ,plotësisht e arsyeshme, sepse ato mundohen të na shlyejnë nga uni i jonë. Por nga penda e Artanit ?

Putoja pastaj vazhdon:” Kemi ne shqiptarët shumë mitologji. Ne e kemi tolerancën fetare. E kemi ne tolerancën e pakicave kombëtare. Por problemi qëndron në ate se këto tolerance mos janë fryt i rrethanave historike apo janë një veçanti gjenetike e jona. Toleranca fetare u sajua nga intelektualët shqiptarë të shekullit XIX-të . Ata nuk donin të sajonin një komb pa fe. Ata donin të tregonin një imazh për shqiptarët si një vëllazërim mes vete edhe në pikëpamje fetare. Ata donin të tregonin që shqiptarët e përqafuan Islamin thjeshtë nga arsyet pragmatike.” Artani mendon që e shpikëm këtë tolerancë fetare edhe pse në të vetvete e thotë që nuk jemi.

Sulmi i ardhshëm ” i dashamirëve tanë” ,i atij cikli hënor ka me qenë mostoleranca fetare ndërshqiptare. Por për këtë më vonë.

Artan Puto shkon edhe më larg, duke ia pare për të madhe komunizmit që i shihte Ilirët si paraardhësit tanë, apo së paku të ishim një popullate historike. Por ai dyshon në këtë: ”I have my doubts, but that’s another story. Atij, ngrënësi të çokollatave që rrallëkush i kishte në atë kohë i duket e habitshme që sot po flitet për paraardhësit e shqiptarëve Pellazgët.

Ata ishin të parët ”menjë herë “pas dinozaurëve” (They were the first people, “right after the dinosaurs” një anglishte e bukur ,se duhet bota të kupton) E dini, na thotë Artan Puto se pellazgët janë komplet një mit, sepse ne nuk dimë asgjë për ta.

Por, kur ti more Profesor Puto nuk i njeh Pellazgët , për çka dreqin e mbanë diplomën e historianit dhe titullin e profesorit ?

Interesant sa herë që sulmohet historia e jonë nga ”jazegjitë” duhet patjetër të sulmohet edhe Kadareja. Kësaj mi vjen erë ”orkestrimi të sulmit” e që ”jazegjitë” tanë mundohen se kush të jetë ”Violina e Parë ”në atë orkestër kundër historisë dhe kombit shqiptarë.

” Në vitin 2006 , shkrimtari Ismail Kadare e shkroi një pamflet që thoshte që shqiptarët janë evropian- e vazhdon ”yazmakun” e tij Artan Puto: ”Imperatoria Otomane ishte një fatkeqësi e cila nuk mundi të ndërron identitetin tonë”.

Për shkollarët fillorë thotë Artani ky është një problem. Ne nuk mund t`a trajtojmë të tërë komunitetin shqiptarë në këtë mënyrë, sepse në ne ka llojllojshmëri të mëdha. Ne në Shqipëri kemi fe të ndryshme, kemi popuj të ndryshëm. Sipas tij argumenti i Kadaresë është një ligjëratë politike dhe jo një ligjëratë intelektuali. Sepse qëllimi i Kadaresë qenka që shqiptarët t`i paraqes në një dritë më të mirë ndaj Evropës e kjo po e pengon Zotin Artan Puto. Ai shkon edhe më larg duke e vë në pikëpyetje qe shqiptarët ishin gjithmonë pjesë e Evropës.

” I madhi” historian , ”i nderuari ” Artan Puto, ”Profesori i Historisë ” në disa fakultete,

po i qet hi mbi kokë atdheut dhe kombit të vet, me qëllime të dreqit të mallkuar për

të na nëpërkëmbur gjithkush për të na zhbërë nga lista e kombeve të vjetra, për të na qethur krenarinë me qëllime të dikujt dhe me përkrahje të dikujt që t`a siguron vendin e tij të turpit si ”yll” i ri në qiellin e ”jazegjive” antikombëtar.

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. pse kemi pasur shumebsi ky Plutoja neve, nodhemi ne keto kushte qe jemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.