“ Shëmbëlltyrë e pafytyrë”

1077487_571501616232023_1038484093_o

Nga: Lulëzim CUKA

Në emër te partis, në emër të kryetarit pa parti, apo partis pa kryetar, rrembeni ç’të gjeni, mbushini xhepat me gurë, shkulni hunj e drunj, turruni o burra, ju ka ardhur dita për të shkatrruar, coptuar, rrënuar, djegur e flakur, nëpërkëmbur tokën tënde, atdheun tuaj, kombin tonë, vëndin që na lindi , po na rrit në kohën më të vështirë të saj.

Merriani çdo minut apo sekond jete, hidheni poshtë pushkën dhe gjakun, fjalën dhe penën e te parëve tuaj, te cilët dhan jetën që atdheu të jetojë, por Ju mos gaboni si ata, por merriani jeten, jetoni mes lluksit, lakmis, egoizmit te pamoral tuajin.

Ngrihuni!!!

Mbroni!!! përfitimet personale dhe interest te psedo-kryetarit.

UNË protestoj, por JO në mënyrën tuaj me: “hunj dhe drunj”.

Protestoj! për të gjitha shancet dhe mundësitë që patëm nga koha në kohë, protestoj për forcën dhe mundësinë potenciale që kishim per të ndryshuar gjendjen e kombit për 25-vite me rradhë, protestoj për “fantazinë” tuaj, për të arritur të paarritshmen, apo gjerat “sipërfaqësore” në dukje për interest të përbashkëta që mbulon interesat tuaja personale.

Shumë breza janë të pavetëdishëm për veprimet që bëjnë dhe sot vazhdojnë të jetojnë ne zhgenjimin e besimit, pa asnjë bazë, mbështetje, synim, objektiv, ideal dhe sigurisht pa orjentim duke fantazuar ëndrrat me sy hapur, Shpëtimi ynë, prej individësh me pikpamje të ngushta, dhe ideve që skllavërojnë dhe burgosin të ardhmen e brezave që vijnë, vjen vetëm nga ata indivit të ndërgjegjshëm për realizimin e dëshirave dhe aspiratave, dashurues dhe frymëzues të së nesërmes.

Turp i historis sonë!

Turp i njerzëve që brohorasin dhe duartrokasin, sjelljet e pahishme të njerzëve të zgjedhur nga vetë njerzit, për këdo dhe gjithçka!

Turpi i atyre që skanë sjellë realizimin e asnjë lloj objektivi sadopak të vogël në shërbim të njerzëve. Kauza apo qëllimi, nuk kanë të bëjnë fare me dhunën apo me forcën.

Sot kemi nevojë më tepër se për gjithçka tjetër për njerëz të ndërgjegjshëm, shpirtërorë me horizont të gjerë, të cilët të mund të vendosin ekuilibrin e duhur për të gjitha këto, për t’i shërbyer kombit dhe popullit.

Ne duhet të jemi trashëgimtarë i të gjithë historisë së kaluar, të njohurës dhe të panjohurës,të madhes dhe të voglës, të mirës dhe së keqes, dritës dhe ërrësirës, duke e kthyer në rrugën e regresit dhe përparimit.

Shperndaje ne

The Author

Lulëzim CUKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.