Kiço KUTALI: Manipulimet për arumunët, janë antikombëtare!

arumunet_shqipet_gjakuyne

Çudi!!! Sa herë ngrihet problem Çam, si pa “dashur” dalin arumunët!! 

Lexova në gazetën “Ballkan”, datë 4 Tetor 2016, shkrimin me titull: “Historia e vllehëve në Shqipëri, nga dhe si kanë ardhur(!) në vendin tonë – dhe vazhdon me shkrim të nxirë, pyetjen: Përse vllehët dhe çobenjtë u kthyen në shqiptarë(!)? Materiali, jo vetëm gati derdhej nga gazeta, por, pasi e lexova, e mori lumi. Ai nuk shpjegonte asgjë nga çfarë kërkonte titulli. Analizonte thashethemet, nofkat e ofendimet e tjerrura vite me rradhë, që e kanë burimin te politika aneksioniste dhe te libri rumun që ka lexuar. Materiali ishte për të ardhur keq, pa asnjë bazë argumentuese. Nuk e kuptoj, përse autori e ka shkruar, kur problemin e kanë trajtuar, sqaruar dhe mbyllur forumet ndërkombëtare.

Konferenca etnografike e mbajtur në Vjenë më 1963 analizoi studimet e dy historianëve të mëdhenj Nikolla Papahagit, që i nxjerr vendalinj dhe Ami Bue shumicë në vend dhe në Turqinë Evropiane…; ndërsa Kongresi i mbajtur në Frajburg të Gjermanisë në vitin 1993, u deklarua në mënyrë shteruese dhe përfundimtare: “Arumunët nuk janë rumunë…”. Në këto forume kish profesorë rumunë dhe nuk e kundërshtuan. Del një gjoja historian, na hedh mendimet e tij të çoroditura se arumunët (rëmënët, romenët, romejtë), meqë flasin në familje gjuhën LATINEN dhe çudi(!!!!) nuk i trajton latinë, por ua humb identitetin dhe i përmend me nofka?! Më interesantja është se, sa herë del në skenë Çamëria, hop, si pa “dashje” del edhe problem Arumun! Kjo të habit e thua me vete, si ka mundësi dhe përse ngrihet problem arumun kur ai është mbyllur përfundimisht?! Por, ja që paskan lidhje, se gjaurët që i kanë futur me kohë pushtuesit (e tregon historia), humbur në gurgullimën e shekujve, tashmë shtuar e bërë shqiptarë, marrë ofiqe dhe herë pas herë “kafshojnë”, kur nuk arrijnë, përpiqen të ngatërrojnë dhe vazhdojnë të godasin duke ndihmuar padronët!

Në vitin 2010 kur diskutohej në shtyp Çamëria, ish presidenti i Rumanisë, Busesku, erdhi, “kokë jashtë”, dmth. kastile dhe si kundërpeshë në konferencë shtypi me presidentin Topi, hodhi mendimin: “…Arumunëve t’u jepej statusi i minoritetit”!! Ky deklarim u kritikua ashpër në gazetën “Sot” data 19. 06. 2010 me titullin “bombë” dhe tepër të argumentuar. Pavarësisht se nuk u përgjigj, por u tërhoq dhe rumunët nuk e kanë ngritur më. Na habit dalja përsëri, tashmë jo nga të huajt, por nga historiani “ynë”(!) Naum Prifti. Çudi për t’u çuditur! Unë nuk e njoh “historian”, por bën skandal kombëtar, shumëherë më të rrezikshëm së Busesku. Si “vendali”, për të manipuluar tregohet sikur e njeh problemin me hollësi, me rrënjë e degë (që nuk na i tregon) dhe tenton të mbajë ndezur një problem të vdekur, varrosur, mbyllur një here e përgjithmonë! Për momentin duket kundërvënie e deklaratës së eurodeputetit Han dhe bën shërbim të pallogaritshëm fqinjëve, në një kohë kur i ka trullosur dhe eksituar deklarata. 

Sqaroj artikullshkruesin dhe të gjithë ata që nuk duan ti njohin si autoktonë autentikë e u ngatërrojnë autenticitetin. Në shqip, kur një nocioni i vendos një “a” ose “i” përpara, del në të kundërtën e vet, p.sh. moral – amoral ose racional – iracional etj. Pra, arumun është e kundërta e nocionit rumun dhe tregon se shqiptarët që flasin latinisht nuk janë rumunë. Mirëpo kur vetë rumunët pranojnë se rëmënët (romenët, romejtë dhe arumunët), nuk janë rumunë, trajtimi nga kushdo tjetër, edhe nga Naumi, tregon se ka një dmth të madhe, të rrezikshme për popullin, kombin dhe atdheun. Jo vetëm kaq, por artikullshkruesi i trajton me urrejtje të ashpër patetike dhe përdor nofkat e ofendime të pa dëgjuara më parë, kur populli i jonë, ka parë tek arumunët vëllanë e tyre dhe i kanë quajtur njëjës vëlla dhe shumës vëllenj, sepse ish i njëjti popull. Këta vëllezër kur i drejtohen njeri tjetrit në gjuhën e tyre që është latine, shprehen: “Shti rëmënesht” dhe shqipërohet: – di rëmënesht dhe nuk thonë di rumanisht! Rëmënesht me rumanisht ndryshojnë shumë. Vetëm një gërmë ose vendosja e theksit ndryshon kuptimin e jo kur ndryshojnë të tre zanoret që i japin kuptim dhe shqiptim nocionit. Kjo tregon se ju i “dini” mirë problemet e gjuhës! Shprehja “Shti rëmënesht” tregon popullin që përfaqësojnë dhe ai është –RËMËN- dhe jo rumun.

Përplasjet e përgjakshme në gadishull, tkurrja e dhunshme e Ilirisë, ndërhyrjet brutale të politikave shoveniste, falsifikimi i historisë nga vendet fituese e kanë kaluar me qëllim nocionin origjinal rëmën ose shqiptarë latinë. Por, po të analizohet nga kanë dalë nocionet rëmën, romen, romej dhe arumun patjetër të çon te pellazgët që janë baballarët e popujve latinë dhe te ilirët, baballarët tanë. Rëmënët kanë qenë më të lirë dhe popullsia më e madhe nga të 14 fiset në perëndim të Danubit dhe do apo nuk do “historian”, ata kenë sjellë edhe sifatet e ilirëve, të cilët kanë qenë shumica e tokëzuar dhe një pakicë nomade (si pelargu që ndryshon vendin). Ata janë marrë me bagëti, ndaj dhe rëmënët kanë të njëjtat veti, virtyte, tradita, sifate, huqe, tipare, zakone, fizik e janë si të gjithë shqiptarët katolikë e myslimanë, përjashto këtu gjaurët e sjellë nga pushtuesit si hije të zeza. Politikat ekspansioniste për të mbuluar prejardhjen pellazgo – ilire dhe për ta patur kollaj aneksimin e trojeve tona, humbën nocionin baze “të lirë” dhe hallkat e zinxhirit që i lidh me pellazgët dhe ilirët i këputën në nyjet lidhëse dhe për interesat e tyre i përmendnin me nofka nga më ofendueset dhe pa fund, kur dihet se popull të tillë nuk ka jo në Europë, por edhe në botë. “Historiani” Naum, pa studime arriti t’ua gjejë vatanin “vllehëve”, por harron të na tregojë “çobenjtë” se ku e kanë?!! Nofkat nuk presupozojnë popull. “Historiani” nuk i dallon, ndaj nofkat vllehë dhe çobenj i quan njëlloj.

Habi është kufizimi i tyre në malet e Pindit! E kufizon, pastaj harron dhe i nxjerr në të gjithë vendin se ashtu kanë qenë. Po të keni ndjekur gazetat dhe TV-të, arumunët nuk janë vetëm në vendin tonë, por me shumicë në Greqi, Maqedoni, Bullgari, në Mal të Zi, por edhe Serbi, Kroaci, Bosnjë…pra në të gjithë vendet në perëndim të Danubit, ku shtriheshin dhe puqen me kufijtë e Ilirisë. Pse është kjo shtrirje që puqet me Ilirinë? Ky është problem studimi dhe këtë duhet ta studiojnë historianët, Akademia e Shkencave dhe jo të merren me nofkat dhe ta reduktojnë. “Historiani” kastile e shkëput pjesën nga e tëra. Këtë bën edhe politika shovene dhe të drejtuarit prej saj, po deri kur? 

Ju lutem lexoni Gustav Majer, Pukëvile, Gaussi, Robert de Angely, Arif Mati, sidomos dy rumunë K. N. Burileanu dhe Kostandin Pishota, që i kishte dërguar qeveria apostafat për të gjetur popullin e tyre e të jepnin mendime se si mund ta ndihmonin. Në ato studime nuk gjetën atë që kërkonin, por nuk i lejuan vetes të mashtronin ose manipulonin, por treguan të vërtetën. “Janë romanë që dinë shqip dhe latinisht dhe bashkë jetojnë me myslimanë…”. Del një “historian i yni” pas një shekulli dhe e di, pse rumunët nuk i nxorën rumunë dhe duke tjerrur thashethemet, ofendimet, nofkat, pa studime dhe analiza na i nxjerr rumunë, kur vetë rumunët thonë nuk janë rumunë! Ata i nxorën romenë, e “historiani” pa pikë etike na i trajton me nofka vllehë dhe çobenjtë(!) dhe i nxjerr nga Vllahia e Rumanisë që nuk puqen fare se njera është njëjës dhe tjetra shumës. Së fundi lexoni dhe Zhan Klod Faverial në librin “Historia e Shqipërisë (më e vjetra)”, i cili krahas të tjerave vërteton në faqen 175, se epitetet janë nofka. Po mirë, me fjalë rruge do të merren akoma historianët? 

Kur nuk e di një problem kalon në banalitete. Jo vetëm i veçon nga populli shqiptar, i ofendon, ose pa i studiuar shpif, – u bënë jatak për kriminelët…dhe nuk jep shkakun! Pastaj harron, ju dogjën kolibet, shtëpitë dhe dolën e luftuan(!!!) etj. Ata morën pjesë në rilindje, shumica e tyre, në çetat patriotike, në shpalljen e pavarësisë, në luftën e Vlorës, në revolucionin e Qershorit, dhe të gjithë në LANÇ. Janë me mijëra arumunë partizanë e gati mbi 1000 dëshmorë. Edhe shkollën e parë shqip e hapën arumunet, motrat Qirjazi, pse nuk e hapën gjaurët?! Ose trajton se, nuk ngrenë peshë! Çdo të thotë kjo dhe, kujt i duhet ky konkluzion? Po të mos kishin vlerë, nuk do bënin ato që treguam. Në regjimin e kaluar (e marr për shembull) në BP ishin (Rita, Pali, Lenka, Pilo, Llambi, Simoni, Vangjeli, Spiro, Themia etj). Ka patur e ka shumë, nga më të mirët artistë, shkrimtarë, historianë, regjisorë, ushtarakë, biznesmenë…etj. dhe si mund të arrish në konkluzionin se janë pa vlerë e nuk janë patriotë? Nuk e kuptoj ku fle qëllimi! Urrejtja e gjaurëve është e tmerrshme, patologjike, e ndërgjegjshme, se, me këtë detyrë i kanë sjellë të përçajnë, ngatërrojnë dhe pse jo të vrasin. Nuk e di, ju çfarë jeni?! Se, me qëllimin e hapur që reklamoni, dilni pa vlerë. 

Mësojeni, nocioni Atdhe, që përdoret nga të gjithë shqiptarët, është në gjuhën familjare arumune dhe zbërthehet Atë – dhe. Shqipërohet mëmë tokë. Edhe nocionin Latin, ata e kanë vendosur që kur u krijua pellazgjia. “La Ata ine” që shqipërohet te nëna ime. Gjuha e tyre ka katër zgjedhimet e latinishtes së vjetër dhe asnjë tjetër. Ajo është harruar pas Skënderbeut, se shkrimet para tij kanë qenë në gjuhën latine. Kështu i ka lënë Gjon Buzuku, Fran Bardhi, Pjetër Bogdani, Marin Barleti, por dhe vetë korrespodenca e Skënderbeut. Me Skënderbeun kanë qenë edhe emrat që vërtetonin se principatat që kishin nën sundim ishin ortodokse dhe arumune, psh. Gjergj Muzaka nga i cili e ka marrë emrin Myzakeja kthyer në Myzeqe; Gjergj Araniti në principatën e Labërisë (Kaoni) ndaj nuk duhet të çuditen, por habia është se si e mbajtën në familje rëmënët në vendin tonë dhe në gjithë pjesët e tjera në perëndim të Danubit, që sot trajtohen të ardhur! Kjo e ka shpjegimin. Ilirët edhe kur pushtoheshin, vazhdonin traditat dhe zakonet e tyre. 

E vërteta ndodhet në gjithë Ballkanin e për popullit biling shqiptar – latin në Voskopojë, Frashër, Myzeqe, te kishat e manastiret ortodokse, kodikët e ndryshëm, epitafet, emërtimet e shumta latine, te Aleksandri i Madh, Pirro, Gjergj Kastrioti, Gjergj Muzaka, Gjergj Araniti, Boçari, Dora d’Istra, Viktor Eftimiu etj. etj. Ndriçimi nderon historiografinë tonë dhe ju pret rrugën përçarjeve e sidomos goditjeve nga gjaurët dhe shtetet fqinje. Këto janë çështje të Akademisë, heshtja është fushë veprimi për gjaurët dhe shtetet shoviniste, për të vazhduar ekspansionin. Deri kur do lejojmë të pavërtetat të bëhen të vërteta?

Nuk e kuptoj! Tregoni se kanë disa shekuj dhe akoma nuk e kanë marrë identitetin, kur

po u pasaportizove quhesh vendali dhe pas dhjetë vjetëve bëhesh edhe president. Kjo me 

kushtetutë. Habia qëndron se përse vazhdon?!! Patjetër si kundërpeshë e problemit Çam. 

Mos u shqetësoni! Janë të drejtat e popujve e të njeriut dhe do të zgjidhet një ditë edhe ky 

problem, por ju ç’hyni këtu?! 

 Ju “zoti” Naum, deklaruat thashetheme boll(!), nuk na the se ku i more por përmende një kafshar dhe një libër rumun; unë shumicat e të vërtetave i argumentova, nxora se ku i mora; zbulova disa nga figurat e mëdha të historianëve evropianë dhe duhet ta dish postulatin: “Historia duhet të zbulohet, jo të deklarohet” dhe atë nuk e bëjnë gjaurët, por vendalinjtë. Na mbytën të përdorurit dhe hipokritët. Të parët me shpifje, manipulime, intriga, të dytët me trukime, ofendime dhe mashtrime. Nga shkrimi del një detyrë aksiomë: Gjaurët duhet të gjejnë vendin nga janë, ose të heshtin e të mos ngatërrojnë. 

Nga:

shqiponjaezezeedrites

Kiço KUTALI  

Shperndaje ne
Updated: 23 Tetor, 2016 — 20:16

The Author

Kiço KUTALI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.